Të gjithë ata që kur e bënë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe thoshin se ai është veç një OJQ, çka kanë tani që përhapin panik e rrezik?
Ka marrë fund logjika e “patriotëve” të cilët çdo punë që e bëjnë ata kur janë në pushtet ose në bisedime është e mirë edhe atëherë kur e shkallmojnë këtë vend.
Logjika e mospranimit të suksesit të tjetrit edhe kur është në dobi të shtetit (Washington, 4 shtator 2020), ende vazhdon, fatkeqësisht!
Në veçanti nëse ai sukses e ka emrin LDK, në çfarëdo mënyre, “urra burra”, të gjithë kundër!
Natyrisht puna e asociacionit nuk ka pse të vëhet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, as nesër dhe asnjëherë!
As asociacion, as “korrigjim i kufijve”. Ҫdo bisedim për asociacion, tani pashmangshëm çon te kufijtë.
Serbia i don të dyja!