Ka ardhur momenti që të shpallet “Lëvizja e Re Demokratike”

Opinione

Ka ardhur momenti që të shpallet “Lëvizja e Re Demokratike”

Skënder KAPITI  Nga Skënder KAPITI Më 17 shtator 2020 Në ora: 11:23
Vjosa Osmani

Ka ardhur koha, dhe koha fton domosdoshmërinë për daljen në skenën politike kosovare të “Lëvizjes  së Re Demokratike” pasi nuk ka më asnjë pritshmëri dhe as shpresë se ndoshta do të  mundej që LDK-ja aktuale të rinovohet, të pastrohet, të demokratizohet, as të dekorruptohet   apo as edhe  të vetëVETING-ohet, pasi uzurpatorët e LDK-së kanë mbyllur cdo rrugë e mundësi për një gjë të tillë.

Madje edhe sikur LDK-ja  të kartandiset edhe në disa dhjetra apo qindra antarë, ata nuk bëjnë asnjë tolerim për në këtë drejtim sepse  tashmë uzurpatoret e kanë privatizuar LDK-në, dhe e kanë shndërruar ate në një instrument që e përdorin vetëm për interesa personale, grupale e klanore.

 Prandaj, Znj. Osmani, shpalleni Lëvizjen e Re politike! Keni mbështetjen e opinionit si brënda Kosovës ashtu edhe në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare e diasporë.Keni mbështetjen e madhe të shumë e shumë shqiptarëve ata të cilët kanë ëndërruar dhe sakrifikuar për një Kosovë të lirë, të pavarur, të begatë dhe demokratike . Këtë mbështetje e keni, pasi një gjë të tillë për një Parti të Re   e vertetojnë dhe e kërkojnë nevojat, argumentet, faktet dhe realiteti të cilat janë të dukshme dhe të prekshme për këtë domosdoshmëri politike. Kjo sepse pothuasjse e gjithë elita politike  duke filluar nga LDK-ja së pari kanë dështuar..

LDK-ja tashmë është një karakatinë politike si një aktor që ka rrënuar gjithcka që ndërtoi me aq guxim e sakrifica Ibrahim Rugova. Ajo tashme është e kapur nga halldupë, tradhtarë, është bërë e neveritshme.

Dikur LDK-ja ishte mburrje dhe krenari kombëtare ndërsa sot është kthyer në strehë ku vegjëtojnë korrupsioni , servilizmi, hajnija dhe pazaret e allishverishet kundër interesave kombetare. Nuk është e dobishme dhe as e mjaftueshme për të sotmen krenaria me të shkuarën, dhe aq më keq kur manipulatorët dhe hipokritët që e kanë kapur dhe pushtuar LDK-në përpiqen që të përfitojnë akoma sa për mashtrim me të shkuarën e LDK-së dhe me veprën e Rugovës.

Shumë e shumë nga antarët e simpatizanë të LDK-së që kam takuar gjatë këtij sezoni turistik në Durrës mbështesin faktin se duhet një Lëvizje e Re , si dhe jo vetëm nga ata por edhe intelektualët dhe rinia e opinioni publik në Kosovë e diasporë  deklarohen dhe mbështesin Vjosa Osmanin.

Z. Vjosa, pavarësisht se do të keni vështirësi në rrugën për ndërtimin dhe konsolidimin e Lëvizjes së Re, pasi do keni kundërshtarë djallëzorë dhe mjeshtra intrigash, shpifjesh e akuzash, por detyra jote dhe e stafit pranë Jush është që t’i dilni në krye asaj lëvizje që është e domosdoshme për Kosovën. Kjo kërkon vizion, përkushtim, guxim dhe përgjegjsi të madhe morale, patriotike dhe intelektuale, kapacitete këto të cilat Ju fatmirësisht i keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat