Kosovë, Asociacioni të bëftë mirë, po thotë BE -ja!

Opinione

Kosovë, Asociacioni të bëftë mirë, po thotë BE -ja!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:35
Sherif Ramabaja

BE - ja është e njohur për kartën e të drejtave të njeriut që prezenton dhe thirret në ligje e saj. Ndër të tjera kërkohet që sipas standardeve më të larta, njerëzve t´u garantohen të drejtat personale dhe kolektive.

Ide shembullore do të thoshim, sikur të zbatoheshin në mënyrë korrekte dhe sikur të mos keqpërdoreshin, keqinterpretoheshin dhe manipuloheshin nga qarqet të  ndryshme.

 Këtyre qarqeve nuk ju interesojnë të drejtat e njeriut, po ajo që ju intereson është, si t´i keqpërdorin për përfitime të tyre politike.

Një qëllim të tillë e kanë Serbia dhe serbët e Kosovës të cilët i manipulon presidenti serb Vucic, sepse ka dy vite që Asociacioni nuk ishte nxënë në gojë, as nga serbët e Kosovës, e as nga Serbia...! sepse shpresohej në ndarjen e Kosovës.

Tash kur ndarja e Kosovës thuaja po dështon, përnjëherë janë ngjallur zërat për aprovimin e Asociacionit.

Askush nga institucionet e Kosovës nuk do të ishte kundër të drejtave të të gjitha nacionaliteteve dhe pakicave, po qëllimi përfundimtar i Sebisë është që me Asociacionin t´i arrij qëllimet si në Bosnje, ta pamundësoi funksionimin e Kosovës si shtet.

Kosovës në këtë rast i duhet shumë energji, politikan të aftë dhe këmbëngulje e fuqishme, sepse shtetësia e vendit nuk tregtohet me asnjë çmim.

EU - ja në këtë drejtim ka argumente dhe ligje, se si funksionon shteti i së drejtës ndërkombëtare, po me gjëra të tilla, që më tepër janë një byrokraci e kulluar, se sa ka të bëjë me realitetin, e ka bllokuar vetëveten dhe e ka sjellur në një gjendje, që vetëvetiu ka nevojë për ndihmë.

Kjo më së miri po shihet këto ditë, se si funksionojnë demokracitë perendimore, me tragjedinë e refugjatëve në Greqi. Atje fëmijët, gratë dhe familjet luftojnë me vdekjen dhe për mbijetesë, kurse EU bënë sehir sepse ligjet e saja ” humanitare” nuk zbatohen dhe bllokohen nga vendet anëtare të saj.

EU-ja do të duhej së pari vetë të reformohej, të jetë funksionale, transparente dhe t´i zbatoi ato që premton psh, vizat për Kosovën, që pa kurrfar turpi rregullisht bllokohen nga shtetet anëtare të saj etj. pastaj të kërkoi prej të tjerëve që të demokratizohen dhe t´i respektojnë standardet ndërkombëtare.

Shqiptarët me ngulm kërkojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e EU, po janë kundër standardeve të dyfishta. Të mos kërkoi dikush të drejta më të mëdha, për diken që as vetë nuk i kanë në shtetet e tyre.

Me vendosmëri, qetë dhe me argumente, të bindet BE-ja se ne pranojmë vetëm të njejtat standarde që lejon Karta e OKB për të drejtat e njeriut, e asesi slejojmë të bëhemi eksperiment i politikanëve të ndryshëm, që na sugjerojnë atë, që as në shtetet e tyre nuk e kanë.

 EU do të duhej ta hidhte një sy, se si Bosnja është paralizuar. E duan Kosovën si një Bosnje të dytë, apo funksionale? Të drejtat që u jipen serbëve të Kosovës, po ashtu të njejtat, do të duhej t´i gëzojnë edhe shqiptarët në Luginë, Bujanoc dhe Medvegje.

Ne nuk duhet të lejojmë që të luajmë valle sipas ndonjë diplomati të EU. Ai sot mund ta ketë një pozitë të tillë që na imponon zgjidhje  “reale “, çfarë ai e parasheh.

 Pas një viti ndoshta ai diplomat s´është më tutje ne atë funksion dhe të akuzon, ju vetë keni pranuar diçka të tillë. Këto janë firmat tuaja, do të thoshte.

Që të mos na thot diçka të tillë, duhet ta hedhim firmën ashtu si ne na përgjigjet, e jo për hatër të dikujt.

Përkundrazi ne e duam EU-në, e çmojmë dhe duam të bëhemi pjesë e saj, po edhe ne kërkojmë respekt për ne dhe për shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat