Kurti këqyr prapa, Veliu para!

Opinione

Kurti këqyr prapa, Veliu para!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 19 shtator 2020 Në ora: 17:26
Albin Kurti dhe Agim Veliu

Kontravers dhe divergent në çasje, n'rezonim dhe n'veprim praktik-politik si konsekuencë.

Pasojë kjo e trashegimisë politike, krahut ideologjik dhe orientimit strategjik.

Një hendek i madh, ndan Kurtin me Veliun, sikurse VV-në, me LDK-në.

Z. Kurti. Kur goditet (shkelet) bishti, paralizohen këmbet, dëmtohet trupi, lëndohet edhe koka pashmangshëm, ngase është goditur qenja, e cila është terësi e pjesëve t'pandara dhe të një trupi unik(krimi) !

Kryemnistri Hot dhe Ministri i Brendshëm, Veliu goditën krimin, sipas teje n'bisht, por për të njëjtën goditje dhe t'njëjtin vend, Ti z.Kurti nuk kishe guximin e marrjes së vendimit për goditje të krimit, pra s'kishe guximin që krimin ta godasesh as n'bisht, e lere më n'kokë.
Z. Veliu dhe Kryeministri Hoti, do godasin krimin në gjithë qenjën dhe me gjithë qenjën, pavarësisht çmimit dhe konsekuencave nga kjo "betejë", ngase atdheu i bërë duhet ruajtur dhe jo lënë fatin e tij në duart e krimit dhe kriminelëve.

Ç'bëre Ti sa ishe Kryemnister ?

Shkarkova ca borde, potencialisht të politizuara nga PRONTO-PAN-Mafia, për t' "depolitizuar" e mbushur terësisht me militant, diletant e anarkist të VV-së, dhe e gjithë kjo ; n'kundershtim me Ligjin dhe Kushtetutën.

Flirtuat dhe kokëtuat me eksponentë të Vuqiqit ende pa ardhë n'krye të Qeverisë (takimi Gjuriq-Seveqla në Tiranë), për t'vazhduar me takimet sekrete dhe konfidenciale të krerëve t'VV-së me BIA-në serbe n'Kopaonik dhe gjithandej.

Për Serbinë dhe pushtetarët e Vuqiqit, i mbyllët të dy sytë, duke toleruar me dashamirësi ushtrimin e pushtetit paralel serb dhe shtrirjën e influences serbo-ruse n'veri të vendit, për ta kompenzuar me mbylljen hermetike të kufjëve shqiptaro-shqiptar.
Z.Kurti, një dorë që se thyenë, mos e pështyej !

Levizja nacionale e shqiptarëve të Kosoves, n'krye me arkitektin dhe babain e pavarësisë së Kosoves, presidentin historik Rugova, e çliroj dhe pavarësoj vendin nga Serbia, n'bashkpunim me miqët strategjik dhe aleancen verio-atlantike n'krye me Amerikën, për çfarë Ti dhe CO, n'fillim ishit skeptik dhe me vonë edhe kundër saj dhe projektit nacional, gjë që e keni provuar prore dhe n'kontinuitet.
Fatbardhësisht, fati i Kosoves dhe i shqiptarëve është në duart e atyre të cilëve i'u atribohet liria dhe pavarësimi i vendit dhe jo në duart e armiqëve tanë dhe të atyre të cilet ishin prore në istikame kundër këtij projekti nacional-politik dhe historik të shqiptarëve n'Dardaninë Antike të Ibrahim Rugoves.

Është koha e esullimit dhe reflektimit tuaj si lider dhe grupimit që i prini (VV), t'i subordinoheni sistemit të arritur të vlerave europerendimore n'Kosovë ; Kushtetutues, Institucioneve të shtetit dhe vetë lidershipit aktual, z.Dr.Avdullah Hoti, Kryemnister i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat