Pse po vjen Grenelli përsëri në Ballkan?

Opinione

Pse po vjen Grenelli përsëri në Ballkan?

Faton Abdullahu Nga Faton Abdullahu Më 21 shtator 2020 Në ora: 12:25
Richard Grenell

1) Grenell ditë më parë është ankuar se, Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në SHBA nuk i është dhënë vend i merituar, as popullaritet i mjaftueshëm. Ardhja e Grenellit duket se, pos tjerash, ka për qëllim që ta tërheq vëmendjen edhe një herë në atë që Administrata Tramp e quan Marrëveshje historike.

2) Marrëveshja me 4 shtator në Uashington, tash edhe kjo vizitë e Grenellit në Kosovë, po i jep shpejt dhe shumë atë që po i mungon tash sa kohë Qeverisë Hoti – seriozitet dhe efikasitet – duke eklipsuar jo pak mos sukseset e saj sidomos në menaxhimin e pandemisë dhe fillimit të mësimit në shkolla.

3) Për shkak se edhe në Serbi edhe në Kosovë po thuhet shpesh se, marrëveshja ishte e përgjithshme, pa konkretizime dhe obligime të detajuara, si duket Grenell vije prapë në Prishtinë dhe Beograd por edhe gjetiu që ta ndryshoj këtë perceptim kritik, dhe kësaj radhe edhe me institucione financiare dhe përgjegjësit e tyre. magnat financiar.

4) Më së shumti nga ardhja e Grenellit humb VV-ja e cila pas gati dy dekadash, tash ka prekur kulmin me refuzimin dhe paragjykimin apriori të çdo gjëje që amerikanët bëjnë në Kosovë dhe për Kosovën.

5) Më së shumti fiton Qeveria aktuale, përkatësisht LDK dhe Kryeministri Hoti. Edhe përkundër jo pak mangësive të Marrëveshjes, kjo perceptohet jo pak kështu, sidomos kur vihet në raport me qasjen e VV-së e cila nuk bënë opozitarizëm kritik e analitik, por refuzim përjashtues pa qëllim pragmatik.

6) Ta dëgjosh opozitën e Serbisë se çfarë thonë për marrëveshjen në Uashington, ta merr mendja se Kosova me këtë Marrëveshje është njohur përfundimisht nga Serbia, se Kryeministri Hoti ka qenë i shkëlqyeshëm në dialogim dhe se Vuçiqi është tradhtar i kombit serb. Asnjëra nuk është e saktë nga këto.

7) Ta dëgjosh VV-n se çfarë thotë për Marrëveshjen ta merr mendja se me këtë zotim toka dhe uji i Kosovës po ndahen me Serbinë, se Kryeministri Hoti është tradhtar dhe se amerikanët tani janë me Serbinë. Edhe këto janë plotësisht të pasakta.

8. Vizita e Grenellit mund të sjellë edhe befasi sot në Ballkan. Duket se edhe Greqia do të ketë një rol të ri në krejt këtë proces. Shpresojmë se këtë involvim të Greqisë ajo do të duhet ta paguaj me njohje të Kosovës.

9) SHBA-t dëshmojnë se në këtë pjesë të Evropës ka rirreshtim të ri gjeopolitik të cilës ajo po i prinë duke ja vënë themelet ekonomike e të cilat do ta determinojnë politikën në rajon e më gjerë. Këtë duhet ta pranojnë gjithë të tjerët. Ka kohë ende që të nxirren edhe të mira të tjera për Kosovën nga kjo Marrëveshje, por dyshoj se këtë mund ta bëjë Qeveria aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat