Dedikim Heroit!

Opinione

Dedikim Heroit!

Nga: Hisen A.Berisha Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:20
Hisen A. Berisha

I tërë angazhimi yt jetësor përqon një Amanet - Bashkimin për të bërë luften, lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, të nderuar familjarë të Kolonel Ahmet Krasniqit, bashkveprimtarë e bashkluftetarë! Në ketë dite të krenarisë vushtrriase dua të ndaj me ju ndjenjat e mia më të thella në karrierën ushtarake dhe luftarake.

Puna në Ministrinë e Mbrojtjes më ka dhënë emocione dhe ndjenja shpesh, kur kadetët tanë arrinin suksese, kur Ushtria e Kosovës konsolidohej me kuadro të arsimuara e armë apo kur zhvillonim doktrinat ushtarake.

Mirëpo, dita kur u ngarkova me detyrën për rivarrimin e eshtrave të Ministrit Krasniqi, për mua ishte ndjenjë nderi të veçantë. Të veçanët këtë e bënte fakti se riatdhesimin e Heroit po e kryenim me Ushtrinë e Kosovës.

Çdo ushtar e ëndërron pavdekësinë, Kolonel Ahmet Krasniqi po bëhet kështu bashkudhëtar i Republikës së Kosovës deri në përjetësi! Të nderuar qytetare të Vushtrrisë! Urime shtatorja dhe e gazofshim bashkërisht lirinë e Kosovës!

Lavdi jetës dhe veprës se Kolonel

Ahmet Krasniqit! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.

Image
Ahmet Krasniqi-Hisen Berisha

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat