Edi Rama i la të gjithë vetëm, biles me gisht në gojë!

Opinione

Edi Rama i la të gjithë vetëm, biles me gisht në gojë!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 22 shtator 2020 Në ora: 08:30
Qamil Gjyrezi

Mjeshtrat e slloganeve virtuale dhe gjuhësore të Edi Ramës, Endri Fuga dhe stafi i ERTV-së, i kanë bërë “hesapet pa hanxhinë” sic thotë populli. Sllogani i tyre manipulativ gjuhësor : “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, ka vertetuar krejt të kundërtën në këta 8 vite. Shqiptarët nuk janë ndjerë kurrë kaq shumë vetëm në histori, sa në dy mandatet e Rilindjes, pa mbrojtjen e shtetit dhe ligjit. Vetmia politike, ekonomike, psikologjike dhe shoqërore ka goditur shumë në vetëdijen e cdo shqiptari. Kryeministrat e një vendi dhe ministrat e tij e kanë për mision ligjor, patriotik, kombëtar dhe kushtetues që ti gjinden gjithmonë afër zgjedhësve të tyre, popullit, në situata të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Edi Rama kryeministri në ikje me turp dhe skandale të pa imagjinueshme, i la vetëm të gjithë, nuk i vlerësoi, por iu mbylli gojën, biles aq më keq, “i la me gisht në gojë” shqiptarët. Edi Rama “la vetëm” arësimin duke hequr pagën e 13-të dhe duke iu dhënë para vetëm për bukun e gojës dhe për të paguar faturat e kripura të energjisë dhe ndonjë shpenzim të vogël. Se me cfarë paguhen nga prinderit, shkolla e lartë dhe e mesme për fëmijë dhe studentët dhe sa paguajnë për shëndetin e tyre, Rama nuk desht ti’a dinte për 8 vite.

Edi Rama “la në baltë”, la vetëm shëndetësinë, mjekët dhe infermierët me paga qesharake dhe popullin me shëndetësinë falas e la me gisht në gojë. Koncensionarët dhe ata që morën tenderat me ish-ministrin Ilir Beqajn etj, i akuzuar nga vetë Rilindja, nuk i la vetëm, por i mbushi xhepat me miliona para publike në kurriz të popullit, me gojë të mbyllur dhe gisht në gojë!

Edi Rama la vetëm policinë, të pambrojtur nga kriminelët me pushtet dhe me rroga qesharake. Makina i’u dhe policëve militant Rilindas.

Edi Rama la vetëm pencionistët, që me pagën që marrin nuk mund të blejnë ilacet për sëmundje të caktuara, jo më për ushqim, veshje dhe ngrohje dhe fatura energjie dhe uji të shtrenjta!

Edi Rama la vetëm edhe vetë socialistët e vërtetë i shiti, duke i zevendësuar me Rilindas dhe tashti i thërret për ndihmë!?

Edi Rama la vetëm të dëmtuarit nga tërmeti, duke i “gënjyer” dhe nuk i pagoi paratë për pandeminë dhe la vetëm bizneset e vogla dhe të mesme, që po falimentojnë cdo ditë.

Edi Rama la vetëm rininë dhe studentët duke i gënjyer dhe duke i detyruar të lënë vendin dhe familjen, për një jetë më të mirë.

Edi Rama la vetëm biznesin dhe bujqët e blegtorët duke favorizuar vetëm rrethin e tij dhe monopolet pranë Kryeministrit.

Edi Rama la vetëm artistët duke mos i mbështetur në projektet e tyre, që mezi sigurojnë bukën e gojës.

Edi Rama la vetëm edhe ministritë dhe Kryeminstrinë, duke drejtuar qeverinë shpesh nga Surreli apo ERTV.

Idenë e mora nga sllogani i shpifur: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” me rregji të Endri Fugës dhe stafit të ERTV-së.

Edi Rama mbrojti vetëm oligarkët, narkotrafikantët dhe të besuarit e tij, duike mos i lënë për asnjë moment vetëm!

Te votojmë kundër të gjithë këtë Kryeministër, për ta “lënë në vetëm në 21 Prill, në “Pranverën e vetmisë së tij të madhe”, ose të shkojë në ndonjë “qeli burgu”, me ligj, me “reformën e tij të drejtësisë”, që të shpëtojmë të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat