Ali Ahmetin nuk duhet kritikuar, por duhet studiuar e analizuar se pse i fiton ciklet zgjedhore

Opinione

Ali Ahmetin nuk duhet kritikuar, por duhet studiuar e analizuar se pse i fiton ciklet zgjedhore

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:26
Sulejman Mehazi

Ne mund t'i themi çfarë të na vie në gojë Ali Ahmetit, ta shajmë, ta kritikojmë, të shpifim e t'i vëmë çfarë do lloje epitetesh e nënçmimesh, ama, se pse ai fiton në çdo cikël zgjedhor kurrë nuk e kemi analizuar e studiuar. Asnjëherë deri më tani nuk kemi shkruar për fitoret e njëpasnjëshme të BDI-së përveç kritikave të njëanshme asgjë më shumë. Analiza psikologjike e fitoreve të Ali Ahmetit mund të krahasohet me anë të elitës politike të Kosovës e Shqipërisë. Dallimi i Ali Ahmetit prej politikanëve tjerë është se, ai, gjatë kampanjës zgjedhore është mjaft aktiv, i zëshëm e në qendër të vëmendjes, kurse pas zgjedhjeve humbet e rri pas perdeve politike duke ju dhënë poste të larta shtetërore anëtarëve tjerë të BDI-së e jo vetëvetes, qe 18 vjet përveç postit të deputetit asnjë post tjeter shteteror nuk ka marrë Ali Ahmeti, në anën tjetër ish-komandantët e UÇK-së të Kosovës e politikanët poskomunistë të Shqipërisë pas fitoreve të tyre zgjedhore vrapojnë si të sëmurë pas posteve shtetërore e kurrë nuk kënaqen me pozitat e tyre, por ngrihen lart e më lartë që nga kryetar partie, deputet, ministër, kryeministër e deri në pozitë të kryetarit të shtetit.
Shembuj argumentuese kemi shumë, si në Shqipëri poashtu edhe në Kosovë.

Edi Rama nga deputet u bë kryetar i Tiranës, më parë ishte ministër i kulturës, pastaj kryetar i PS-së, prej aty u bë kryeministër, me siguri në të ardhmen do mundohet të bëhet edhe kryetar i Shqipërisë, çfarë të themi për Ilir Metën, dihet, nga kryetar partie u bë deputet, prej deputetit u bë ministër e kryeministër, prej kryeministrit kryetar i Shqipërisë;
njësoj dhe Sali Berisha- kryetar partie-deputet-kryeminister e kryetar shteti. Të njëjtat veprime karrieriste politike të ish-komandantëve në Kosovës,
Hashim Thaçi erdhi nga lufta e u bë kryetar partie, pastaj deputet, ministër, kryeministër e kryetar i R. së Kosovës, edhe Ramush Haradinaj të njejtën këngë politike e karrieriste, erdhi nga lufta, u bë kryetar partie, deputet, kryeministër e tani gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale do të bëhet kryetar i R. së Kosovës.
Kështu që gjithë këta karrieristë duke vrapuar pas posteve kanë gërditur qytetarët duke u ekspozuar në çdo poste shtetërore, aq sa janë bërë të neveritshëm e të padurueshem para popullatës shqiptare. Strategjia politike e Ali Ahmetit ndryshon nga këta karrieristë në çdo aspekt, ai ju jep poste të larta të tjerëve që vet kur si merr, kjo e bën që më pak të kritikohet e shumica e qytetarëve shqiptar në RMV ta duan e mos ta urrejnë. Psikologjia politike e Ali Ahmetit është që më shumë të kritikohen ministrat, zëv/ministrar, drejtoret e partisë së tij sesa ai vet. Sa më pak para kamerave e deklaratave politike, aq më mirë për Ali Ahmetin, pra kryetari i BDI-së autoritetin e tij e ruan vetëm me postin e deputetit e kur nuk vrapon për t'u bërë zëvendëskryeministër, ministër sikurse Rama, Meta, Berisha, Hashim Thaçi, Haradinaj. Prandaj, Ali Ahmetin nuk duhet kritikuar, por duhet studiuar e analizuar se pse i fiton ciklet zgjedhore.

Shtojcë:
Në psikologjinë mistike thuhet se veprimet e fundit politike mbahen mend e jo të mëparshmen. Kështu që tre muajt e fundit  të mandatit katër vjeçar, Zaevi, do ia lëshojë vendin e tij kryeministrit shqiptar propozuar nga BDI-ja. Kështu që gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore parlamentare BDI-ja e Ali Ahmetit do arsyetohet me premtimin e dhënë për kryeministrin e parë shqiptar në RMV dhe me këto veprime politike përsëri do i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ali Ahmet me kryeministrin shqiptar provokoi partitë maqedonase e dalngadalë përgatit maqedonasit për t'ua marrë pushtetin, kurse në Kosovë politikanet e ish-UÇK-së për shkak karrierës se tyre të egërsuar rrëzuan Albin Kurtin për ta zhvatur R. e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat