Kur i dëshpëruari ta përplas fytyrës Turqinë me Amerikën

Opinione

Kur i dëshpëruari ta përplas fytyrës Turqinë me Amerikën

Nga: Gani Mehmetaj Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:58
Gani Mehmetaj

Turqia investoi mbi 3 miliard euro në Serbi, ndërsa asnjë cent në Dardani. Por zhvati e rropi pasurinë tonë kombëtare në emër të privatizimit. KEK-un e bleu për 28 milion euro, ndërsa vlente mbi 4 miliard euro, aeroportin e mori pothuajse falas dhe ndërtoi një xhami të vogël, të vetmen në Evropë, ku do të falen beduinët.

Amerika ka investuar mbi 20 miliard dollarë në 20 vjetet e fundit, po aq ka dhënë ndihma e mbështetje në infrastrukturë. Në tërë Gadishullin tonë nuk ka investuar aq. Pra Turqia jote dhe Amerika jonë nuk krahasohen, o kolegu Emin.

Edhe në marrëveshjen e re që e nënshkroi Dardania e Serbia para Trampit, Uashingtoni premtoi investime në Dardani e në Serbi. Në Prishtinë, zbritën 14 ekspertë e diplomatë amerikanë, me premtime inkurajuese investimesh.

Ku e gjen entuziazmin e mllefin kolegu im nga Shkupi që me Turqinë të na e përplas fytyrës Amerikën, nuk e kuptoj. S’ke pse mburresh me Turqinë, sepse asgjë nuk ka bërë për neve, pos nëse ty të kanë pëlqyer bakllavat e tyre Pse e ke lëshuar vetën aq ulët sa përdorë gjuhë rrugaçesh, prapë nuk e kam të qartë. Mos të pastë hije, o Emin Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat