Kosova, e vrarë dhe e masakruar me 1999, por 20 vite pas luftës edhe e poshtëruar..!?

Opinione

Kosova, e vrarë dhe e masakruar me 1999, por 20 vite pas luftës edhe e poshtëruar..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:57
Rexhep Elezaj

Me shumë të drejtë shtrohet sot dilema hamletiane;

A do të mbijetojë Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur, apo do zhbëhet gradualisht..!?

Këtë dilemë do provoj ta zbërthej më poshtë duke u bazuar në disa fakte të hidhura;

A është sot Kosova 20 vite pas çlirimit dhe 12 vite pas pavarësisë, shtet i mirëfilltë ligjor, i lirë dhe i pavarur ?

Përgjigja është negative; Jo, nuk është..!?

Sepse po të ishte shtet i lirë dhe plotësisht i pavarur, që nga 17 shkurti 2008, do vendoste vetë për çdo gjë që ka të bëjë me politikën e saj të brendshme dhe të jashtme...!?

Atëherë, pse Kosova nuk arriti që politikën e vetë shtetërore ta ndërton, së paku, në mënyrë autoktone dhe me specifika nacionale shqiptare, të nxjerr vendime të pavarura nga të tjerët, ashtu siç bëjnë shtetet për rreth saj, Meqedonia, Mali i Zi, Serbia, etj, etj,..!?

- Sepse, që nga ikja në amshim e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, për fat të keq të Kosovës, në krye të institucioneve shtetërore të saj erdhën njerëz të paarsimuar, të paaftë, analfabet politik, njerëz të pashkolluar dhe me komplekse inferioriteti, pra me bagazh negativ nga familje tejet të varfra para luftës, që siç u treguan ishin njerëz të etshëm për pasuri dhe pushtet deri në marrëzi. Pra, njerëz që kishin deficite të mëdha individuale, humane, patriotike dhe atdhetare, të cilët ishin të “bindur”, se historia e shqiptarëve të Kosovës po fillonte me ta dhe me “meritat” e tyre të luftës, të cilat siç e dimë, pas çlirimit i keqpërdorën në mënyrë bizare dhe ekskluzivisht për interesa personale dhe familjare, pra në dëm të shtetit të Kosovës posa e pavarësuar. Pavarësi e fituar me gjakun, mundin, vuajtjet dhe jetën e mijëra civilëve të vrarë dhe të masakruar barbarisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë fashiste..!?

-  A arriti Kosova 20 vite pas luftës dhe 12 nga pavarësia e saj të ndërton sistem ekonomik të mirëfilltë sikur vendet fqinje të dala njëjtë nga lufta, siç është Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, Mali i Zi, etj,..!?

Përgjigja është Jo, nuk arriti..!?

Ngase në vend se të hartohej një Program nacional dhe gjithëpërfshirës ekonomik për zhvillimin e të gjitha fushave të jetës së qytetarëve me përmasa, shkallë dhe kujdes të barabartë financiar e pa privilegje sipas komunave nga vinin bosat dhe “politikanët famë lartë”, pa asnjë dallim e ndoqën logjikën e grabitjes, haraçit, zhvatjes dhe gllabërimit të pasurive të Kosovës, tamam ashtu siç e tha mbrëmë në intervistën televizive në Koha-TV, ish kryeministri z. Albin Kurti, ata e praktikuan metodën e Trekëndëshit të Bërmudas; keqpërdoruan, zhvatën, gëlltitën dhe vodhën Fondin “Vendlindja Thërret” (H. Thaçi me “lëkëpëistat-enveristat” e tij), Fondin e “Tre përqindësh-it” (3% - Bujar Bukoshi - Isa Mustafa me jugoviçët e Ri-Investit) si dhe oligarkët ogurzi dhe të pa shpirt; “Devollët me kompanitë tjera, si ETC-ja e R. Kelmendit – Agjencia e sigurimeve e Gani-Thaçi, etj. etj.), të cilat, secila në mënyrën e vet mafioze-kriminale, zhvatën çdo gjë që iu erdhi në dorë nga pasuritë natyrore të Kosovës, mbi dhe nëntokësore, krijuan çifligje dhe kampe financiare nga miliardat e vjedhura të pasurive të Kosovës, skllavëruan popullin, e robëruan dhe e diskriminuan tmerrësisht klasën e varfër punëtore, duke iu dhënë rroga mizerabël nga 200 deri 350 euro në muaj. Morën peng dhe i shantazhuan firmat e vogla prodhuese, vodhën miliona euro nga asetet e shitura nacionale, siç ishte KEK-u, Posta, Telekomi, Aeroporti, Trepça, Feronikli, etj,...etj,..!?

(Për ata që nuk e dinë se ç’është  “Trekëndëshi i Bermudas”, ai gjendet në oqeanin Atlantik, në anën e kontinentit Jug-amerikan, dhe i cili gëlltitë çdo gjë, edhe anijet e mëdha, po qese nga pakujdesia hynë në atë trekëndësh tejet të rrezikshëm).

A kishte Kosova politikë dhe diplomaci të jashtme dhe pse nuk kishte..!?

Përgjigja është një Jo e madhe...!?

Sepse, ata të cilët ia vunë bazat kësaj këtij shërbimi, nuk kishin asnjë ditë përvojë pune në këto fusha kyçe të shtetit, pra formuan një dikaster krejtësisht mbrapsht dhe pa asnjë kriter dhe normë ligjore, mbase diplomatike jo e jo, sepse në krye të saj emëruan “diplomat” analfabet dhe të pa përvojë, pa kredibilitet personal, akademik dhe profesional. Dhe kjo logjikë me të cilën po formohej politika e jashtme dhe diplomacia e Kosovës, ishin thjesht të bazuara mbi “kritere” private dhe personale, gjë të cilën katërçipërisht e vërteton emërimi i ambasadorëve dhe konsujve të parë, por edhe sot, njerëz të afërt me liderin e partisë, militantë partiakë, familjarë, farefis, shokë të luftës si dhe miq nga diaspora..!?

Mjerisht, Kosova sot e kësaj dite nuk ka kurrfarë Platforme për politikën e saj të jashtme (por as të brendshme), nuk ka ligje adekuate dhe as dekrete me të cilat përcaktohen kushtet dhe kriteret se kush mund të emërohet dhe dërgohet për ambasadorë, konsuj, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të lartë pranë misioneve tona diplomatike, përveç kritereve të preferencave private dhe miqësore, e që si rezultat eklatant i kemi sot mbi 16 ç’njohje të pavarësisë së Kosovës, jo vetëm si pasojë e diplomacisë agresive të Beogradit zyrtar, por para së gjithash, për shkak të mos punës dhe mos njohjes së zanatit në fushën e diplomacisë së stafeve në ambasadat  dhe konsullatat tona në botë. Për këtë shkak kori më i dobët diplomatik i një vendi të ri evropian, i cili i ka përfaqësitë e tij të hapura zyrtarisht në shumë vende të botës, është ai nga Kosova..!?

Image

Në fund, dëshiroj që ta them hapur dhe me përgjegjësi të plotë morale dhe kombëtare, se fajtorët kryesorë për degradimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, deri në zhbërje dhe poshtërimin e saj, këtu e 20 vite pas çlirimit, dhe 12 pas pavarësisë së saj, janë pikërisht ata të cilët, as nuk i kanë pasur atëherë, e as sot nuk i kanë njohuritë më minimale, se si ndërtohet, bëhet, zhvillohet dhe forcohet shteti i mirëfilltë ligjor, juridik dhe kushtetues. Se si bëhen dhe zbatohen platformat ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, kulturore dhe tekniko-teknologjike dhe sportive, qoftë brenda shtetit, qoftë në raportet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare..!?

Si mund të jetë Kosova sot më e poshtëruar, se sa kur para 21 viteve kishim në anën tonë fuqitë më të mëdha të botës, SHBA-të, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Turqinë, Kanadën, Australinë, etj., kurse dje Erdoganit, dhe sot Grenellit, politikanët dhe zyrtarët e Serbisë fashiste iu shtruan darkë solemne dhe iu kënduan; të parit këngën e vjetër turke, “Osman Aga..” (Ivica Daçiq), ndërsa këtij të dytit, R. Grenellit, këngën patriotike amerikane, “Alabamën dhe Virgjinia Perëndimore”, duke festuar së bashku marrjen nga Amerika të miliarda dollarëve që ajo do t’i investon gjatë viteve të ardhshme në Serbi, e cila sot, mjerisht, është bërë nga vendi i bombarduar nga SHBA-të, e përkëdhelura numër një e tyre në Ballkanin perëndimorë..!?

Image
Trekëndshi i Bermudas
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat