Nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën, po vjen koalicioni LDK-PDK

Opinione

Nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën, po vjen koalicioni LDK-PDK

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 shtator 2020 Në ora: 17:05
Isa Mustafa dhe Sami Lushtaku

Në media u publikua lajmi i takimit të Agim Veliut me Sami Lushtakun dhe Adem Grabovcin, nga i cili takim nuk pritet asgjë tjetër, përveç rikthimin e dashurisë së vjetër, koalicionin LDK-PDK.

Edhe dy herë të tjera kanë bërë koalicion këto dy parti, dhe në të dyja rastet është PDK ajo që në fund “ia ka ngul” gjithmonë LDK-së, por duket se kjo “ngulje” ka qenë aq e ëmbël sa po e kërkojnë për herë të tretë.

Deklarata e fundit të Sami Lushtakut, herë pas herë edhe të Remit, nuk janë krejt pa qëllim, janë pjesë e planit për të rikthyer në skenë koalicionin LDK-PDK.

Ndonëse zyrtarët e LDK në zgjedhjet e fundit thanë “kurrë me PDK”, nuk besoj të ketë ndonjë person që ka besuar në këto përrralla, aq më tepër që i ka thënë Isa, dhe klani i tij. 

Tashmë jemi mësuar më përralla të tyre. Faktikisht të votosh LDK është njësoj si të votosh PDK, s’ka asnjë dallim në esencë pos në simbolikë. 

Tashmë po shihet qartë, LDK është e kapur nga SHIK-u brenda PDK, duket se aq shumë janë zhytur në korrupsion dhe pazare të ndyta bashkë, sa duhet të bëhen bashkë për të mbrojtur punët e pista.

Askush nuk do ta kishte besuar se LDK do bie në këtë nivel, një parti dikur që ndërtonte shtet, sot ndërton pazare me klanin “Pronto”.

Tashmë është e qartë, Isa po pret momentin e duhur t’i jep shqelmin Ramushit, për tu bashkuar me dashurinë e vjetër, PDK-në.

Do të vazhdojnë pazaret e përbashkëta, derisa nuk vijnë zgjedhjet, nga ku do të marrin ndëshkimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat