Arrestimet kanë filluar...

Opinione

Arrestimet kanë filluar...

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 24 shtator 2020 Në ora: 17:22
Gjykata Speciale

Prapë për: Gjykatën Speciale dhe zyrtarët shqiptar, jo vetëm të Republikës së Kosovës....!

Pse, duhet çlirimtarët të arrestohen?

Pse, çlirimtarët para drejtësisë?

Pse, familjarët e viktimave të arrestohen dhe në gjykatë të dërgohen?.....

Ju udhëheqës, gjykatës, prokuror të Gjykatës Speciale, nëse deri tani se keni kuptuar, se viktimën jeni duke gjykuar, jeni vonuar dhe keni humbur, asgjë s’keni fituar.....

Kriminelët me viktimat doni t’i barazoni! Po gaboni, çlirimtarët e Lirisë, nuk kanë vrarë gra e fëmijë, gra nuk kanë dhunuar dhe asnjë serb nuk e kanë masakruar!

Regjimi, kriminel, barbar, shovinist, gjenocidial i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, ka kryer masakra dhe ka bërë, spatrim etnik në Kosovë.

Vrasjet e shumta dhe të kidnapuarit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, ndaj civilëve të pa armatosur shqiptar i ka parë e gjithë bota mbarë....!

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Mbi 10.000 gra të dhunuara dhe gjatë luftës, janë kidnapuar rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara!….

Pse u dashka, çlirimtarë të gjykohen?

Pse, kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, pse kanë derdhur gjak dhe kanë humbur gjymtyrët e tyre për Liri?...

Ju, zyrtarë shtetëror jo vetëm të Republikës së Kosovës, ku jeni fshehur, jeni strukur dhe jeni paluar?

Reagoni dhe botës mbarë, ju tregoni....

Shqiptarët ishin viktima!

Shqiptarët, u vranë u masakruan dhe nga shtëpitë e tyre u dëbuan!

Ku jeni, ju zyrtarë shtetëror!

Mos u frigoni, jo të gjithë ju mundë të arrestoheni!

Nëse të bashkuar reagoni, botës mbarë do i tregoni se jeni të gatshëm përsëri, për UÇK-ës dhe Republikën të sakrifikoheni...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat