Të fortit

Opinione

Të fortit

Nga: Korab Blakaj Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:50
Korab Blakaj

Shoqëritë të cilat kanë prodhuar monstrumë të pa prekshëm nga ligji kanë rrëshqitur në rrebelim e anarki dhe në fund me pasoja të jashtëzakonshme janë detyruar ti eleminojnë fizikisht.

Diçka të tillë pati provuar Shqipëria.Emra si : i forti i Lushnjës, i forti i Vlorës, i forti i Elbasanit, Banda e Altin Dardhês , Banda e Qoles,Banda e Otllakut, Banda e Lul Cakës, Banda e Kateshit, Banda e Nehat Kullës, Banda e Dedeve, Banda e Kolajve, Banda e Haklajve, Banda e Gaxhait, Banda e Mandeles, Banda e Loshit- Karbunarës, Banda e Zani Çaushit etj janë emra e banda „të fortësh „ të cilët plumbi më shumë se burgu ua tregoi sa të fuqishëm ishin realisht .

Shqipërisë përveq tjerave prodhimi i këtyre „ fortëve „ i kushtoi me 3800 jetë të humbura dhe 23 vite tentim rimekembje!

Kosova ka të ngjarë ti ketë krijuar tashmë sivellezrit e tyre, jo në formë bandash klasike por duke i sistemuar nëpër institucione;gjykatës e prokurorë, policë e ushtarakë deri ministra e deputetë , të kamufluar me jaka të bardha e kollare e me pordhë patriotike.

Tentimi i tyre për të vazhduar makinacionet destruktive politike , dhe pafuqia e sistemit juridik karshi tyre padyshim që do qojnë në anarki e rrebelim.

Zullumi është shkak i pëlcitjës, e të humbur do jemi të gjithë, individualisht dhe kombtarisht.

Është detyrë e intelektualve ta paraqesin rrezikun dhe të tentojnë ta parandalojnë.Në të kundërtën janë bashkëfajtorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat