Serbia në OKB gënjeu SHBA-të dhe  BE-në, por jo Kosovën dhe shqiptarët

Opinione

Serbia në OKB gënjeu SHBA-të dhe  BE-në, por jo Kosovën dhe shqiptarët

Nga: Rexhep Torte Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:48
Rexhep Torte

Fjalimi i Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë në OKB, dëshmoi edhe njëherë se Kosova dhe shqiptarët  po tradhëtohen nga SHBA-të  dhe BE-ja.

Mund të flasim sa të duam dhe si të duam, mund tia bëjmë  qejfin vehtes sa të duam dhe si të duam,  por më në fund, për fat të keq, do të bimdemi me të vëtetën se ne shqiptarët  po e shijojmë  tradhëtinë e radhës.

Gjëja më e duhur për Kosovën dhe shqiptarët është që të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi derisa të krijohen rethana më të përshtatshme, dhe derisa të krijohet një ekip më i aftë e më meritor që ia don të mirën Kosovës dhe popullit të saj, dhe jo si dialoguesit e derisotëm që dialoguan për interesa vetjake dhe partiake.

Shqiptarë nuk janë vetëm Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Behgjet Pacolli dhe  Avdullah Hoti, sepse në Ballkan jetojnë edhe 6 milionë  shqiptarë  që do të dijnë ti dalin zot vetes dhe kombit.

Në Seancën e 75 vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të  OKB-së, Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë në fjalimin e vet,  deklaroi se, “ Pikënisja e dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të jetë pavarësia e Kosovës. Beogradi beson se me dialog do të mund të arrihet  një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por se Serbia  kurrë nuk do të pranojë poshterimin. Pika e fillimit të dialogut  midis Beogradit e Prishtinës nuk duhet të jetë  poshtëruese  dhe e papranueshme  për Serbinë, e cila përfaqëson pavarësinë e Kosovës.

Ne besojnë se pas një dialogu të gjatë e të vështirë, mund të arrihet një zgjidhje, por të jeni të sigurtë se Serbia kurrë nuk do të pranojë poshtërimin, për ne nuk është asgjë e pranueshme  që nuk është kompromis, me të cilin dy palët duhet të jenë njësoj të kënaqura ose të pakënaqura”.

Kjo qasje e Serbisë ndaj Kosovës e përsëritur në vazhdimësi, dhe sidomos pas nwnshkrimit më 4 shtator 2020 të Marrëveshjes  për normalizimin e marrëdhenieve ekonomike Kosovë-Serbi  në Uashington në prani të presidentit Donald Trump,  shpalos fytyrën e vërtetë okupuese dhe hegjemoniste të Serbisë.

Vuçiqi fjalën poshtërim e përdor në cilësinë e një hipokriti dhe gënjeshtari botëror, si alibi për ta dëmtuar e shantazhuar Kosovën, edhe politikisht, ekonomikisht por dhe në aspektin e sovranitetit.

Si alibi dinake e meskine për ti mbuluar krimet që Serbia i kreu në Kosovë, dhe për ti mbrojtur kriminelët e Serbisë të cilët për krimet e kryera në Kosovë ende nuk kanë dalë para drejtësisë.

Si alibi për ta kamufluar kolonizimin që është duke e kryer Serbia në veriun  të Kosovës me vendosjen e  serbëve  në shtëpitë e reja e luksoze duke u siguruar edhe paga të majme, serbëve  kriminelë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë.

E poshtëruar ka dalur Kosova e cila  derisot ka pranuar të dialogojë me Serbinë pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë, pa i dënuar kriminelët serbë pë krimet e kryera në Kosovë, pa e zbardhur Serbia fatin e 1650 shqiparëve të rrëmbyer, dhe pa iu caktuar Serbisë reparacionet e dëmeve që ia shkaktoi Kosovës në agresionin gjenocidal të viteve 1998/99.

Si mund ti lejohet Vuçiqit që edhe pas 21 vite të lirisë  dhe 12 vite të pavarësisë së Kosovës, në këtë sesion  të OKB-së te deklarojë se gjoja Serbia e përfaqësuaka pavarësinë e Kosovës, edhe pse Kosova tashmë është shpallur shtet i pavarur dhe sovran që  e kanë njohur më shumë se 100 shtete të botës.

 Për çfarë poshterimi flet Vuçiqi, kur historikisht dihet se serbët që me ardhjen e tyre nga karpatet në  shekullin e 6- të në Ballkan, i sollën luftërat e përgjakshme duke sulmuar popujt vendas dhe më së shumti shqiptarët.

Për çfarë poshtërimi flet Vuçiqi, kur serbët gjer më sot janë dëshmuar si popull gjakpirës, kriminal dhe ekspansionist.

Për çfarë kompromisi me Kosovën flet Vuçiqi, kur Serbia në agresionin gjenocidal të viteve 1998/99 në Kosovë, vrau, masakroi e dhunoi mijëra shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre dhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Kjo qasje e Serbisë ndaj Kosovës ka vetëm për qëllim që me gënjeshtra ta shfajësojë Serbinë për tërë ato krime të kryera në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal.

Kjo qasje  arrogante e Serbisë ndaj Kosovës ka për qëllim mashtrimin dhe poshtërimin e botës demokratike ndaj vlerave civilizuese botërore.

Vuçiq në këtë fjalim, shtoi se,“ Dua të theksoj  e vlerësoj rolin shumë konstruktiv  dhe të rëndësishëm  të administratës së SHBA-ve  të Donald Trump që luajti në arritjen  e marrëveshjes , e cila është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje  të përhershme  dhe të qëndrueshme  për këtë çështje të rëndësishme”.

Ky vlerësim i Serbisë ndaj administratës së SHBA-e e të Donald Trump, për marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, shpreh dinakërinë e Serbisë, e cila mendon se e ka gjetur çelësin magjik për të mashtruar dhe për  të depërtuar te SHBA-të në dëm të Kosovës.

Vuçiq  fjalimin e tij e vazhdoi, duke thëne  se, “Anëtarësimi në BE mbetet përparësi e politikës së jashtme të Serbisë, por duke mos  përjashtuar   thellimin e bashkëpunimit  edhe me vendet e tjera.

Po kultivojmë marrëdhënie partneriteti me vendet perëndimore, përfshirë edhe bashkëpunimin  gjithnjë e më intensiv me SHBA-të, por në të njejtën kohë, jemi krenarë për marrëdhëniet e jashtëzakonshme me Rusinë dhe Kinën. Ne nuk e fshehim  këtë, jemi krenarë  për miqësitë tona  dhe bashkëpunimin  me vendet  mike afrikane , aziatike  dhe të Amerikës së Jugut, që është gjithashtu fokusi i politiks sonë të jashtme.”

Vuçiqi me një orientim të këtillë të politikës së jashtme të Serbisë, nuk nguron fare tua bëjë të ditur SHBA-ve dhe BE-së, se dëshiron ti shfrytëzojë benefitet e SHBA-ve dhe BE-së, por pa e prishur në asnjë mënyrë miqësinë e ngushtë me Rusinë dhe Kinën.

Kjo e tregon qartë orientimin e Serbisë për të kalëruar njëherazi edhe me SHBA-të, edhe  me BE-në, por edhe me Rusinë e Kinën.

Ndërsa vazhdimi i miqësisë së Serbisë me vendet e Afrikës dhe Azisë, dëshmon ringjalljen e politikës së jashtme të Josip Broz Titos në ish Jugosllavi.

Vuçiqi në  fjalimin e tij, theksoi se, “Pikë themelore e fillimit të politikës së jashtme  të Serbisë  është përmirësimi  i bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunim ekonomik ku Serbia përpiqet të vë theks të veçantë  në zhvillimin ekonomik, sepse besojmë  se një qasje e tillë mund të kontribuojë në forcimin e hapave të ndërsjellë  në zgjidhjen më të lehtë të çështjeve të hapura.

Udhëheqësit nga rajoni kanë nisur iniciativën  Minishengen, e cila është gjithashtu e hapur  për ekonomitë e tjera  në Ballkanin Perëndimor.

Serbia u kushton shumë rëndësi përpjekjeve të OKB-së për të ruajtur paqen dhe sigurinë  në botë .

Karta e OKB duhet të jetë  Kushtetuta e  bashkësisë ndërkombëtare  dhe se Serbia  mbështet fuqimisht  multilaterizmin  dhe parimet e përfshira në  Kartën e OKB-së.

Duke mbrojtur sovranitetin  dhe integritëtin territorial dhe respektin për Rezolutrën 1244 të  Këshillit të Sigurimit të  OKB-së, Serbia po mbron gjithashtu  ligjin ndërkombëtar,  Kartën e OkB-së dhe autoritetin e Këshillit të Sigurimit”.

Duke e vënë në dioptrinë e analizës edhe këtë pjesë  të fjalimit të Akeksandër Vuçiqit, përsëri hasim në thënien popullore se “Ujku qimen e ndërron, por vesin jo”.

Kjo sepse nuk duhet të harrojmë se çështjet e hapura në rajon i ka krijuar Serbia me politikën e saj okupuese, hegjemoniste dhe ekspansioniste  gjatë tërë shekullit të 20-të.

Për çfarë paqe dhe sigurie, për çfarë Karte të të OKB-së, pë çfarë integriteti territorial flet Serbia kur këto vlera të OKB-së i ka shkelur me të dyja  këmbët.

Serbia vetëm në  fund të shekullit të 20-të me moton e kriminelit Sllobodan Millosheviq, se kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe nje serb i vetëm, nxiti dhe realizoi tre luftëra dhe agresione  gjenocidale të përgjakshme në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke shkaktuar vrasjen, masakrimin dhe dhunimin  e dhjetëra mijëra njerëzve  të pafajshëm dhe duke i bërë shkrumb e hi këto shtete, pa shfaqur as edhe një fjalë pendimi apo pa kërkuar falje publike për tërë këto krime dhe  viktima të shkaktuara.

Nuk mund të gjejmë asnjë periudhë historike  që Serbia të ketë jetuar në paqe me fqinjët  e saj.

Minishengeni, nuk është gjë tjetër veçse një ish Jugosllavie e re  ku pretendon  të dominojë Serbia, edhe  pse shqiptarët janë kombi më me shumicë në Ballkan.

Kosova dhe shqiptarët janë shembulli më i mirë i gënjeshtrave pa skrupull të Serbisë.

Vetë fakti se përkundër agresionit gjenocidal shtazarak që Serbia e kreu në Kosovë në vitët 1998/99, Serbisë nuk iu caktua as edhe një kusht rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Vetë fakti se në dialogun Kosovë-Serbi me pa të drejtë po favorizohet Serbia agresore gjenocidale, duke  e vënë në një rafsh me kosovën viktimë, edhe pse e drejta është në anën e Kosovës.

Vetë fakti se SHBA-të dhe BE-ja derisot nuk i kanë vënë asnjë kusht Serbisë agresore gjenocidale, dhe as nuk e kanë detyruar të paktën të disiplinohet dhe reformohet.

Vetë fakti se nga SHBA-të dhe BE-ja po i hapet rruga Serbisë që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet mbi bazën e arritjes së një kompromisi.

Vetë fakti se dialogu për arritjen e një kompromisi është vetëm dëshirë dhe kërkesë e vazhdueshme e Serbisë.

Vetë fakti se synimet e Serbisë janë që ta dëmtojë sa më shumë Kosovën, qoftë me administrimin nga Serbia të kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë, të cilat fillimisht  kanë qenë objekte kulti  të krishtera shqiptare, për çka ekzistojnë dëshmi historike, por që Serbët i kanë okupuar, ndryshuar dhe përvetësuar si serbe.

Vetë fakti se në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte dardane-ilire pasardhës të të cilëvr janë vetëm shqiptarët.

Vetë fakti se synimet e Serbisë janë që ta dëmtojë sovranitetin e Kosovës me krijimin e Asociacioneve të komunave serbe.

Vetë fakti se synimet e Serbisë janë që të ketë hise edhe në pasuritë e Kosovës.

Të gjitha këto na çojnë në përfundimin se Kosovës dhe shqiptarëve është duke iu bërë një tradhëti e madhe  e radhës.

Kjo don të thotë se ne  shqiptarët duhet të shpresojmë te Zoti, te e vërteta, te nderi, besnikëria, dinjiteti dhe forca e jonë, duke i dashur me shpirt tokat dhe popullin shqiptar, duke qenë vigjilentë dhe këmbëngulës në artikulimin e kërkesave tona të drejta e legjitime kombëtare në rafshin diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat