A ua mundësuam edhe ne Serbisë, që pas sa e sa viteve, e injoruar me arësye nga Amerika, të hyjë në Shtepinë e Bardhë?!

Opinione

A ua mundësuam edhe ne Serbisë, që pas sa e sa viteve, e injoruar me arësye nga Amerika, të hyjë në Shtepinë e Bardhë?!

Nga: Hafiz Shala Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:51
Hafiz Shala

A ka mundur të prolongohet 4 shtatori, sikur të reagohej më 3 shtator, kur u kuptue së qka po servohët në tavolinën e  bisedimeve më largimin e pikës 10 për njohje reciproke?

Zoti Hoti, ju premtojë deputetve të Parlamentit të Kosovës së, në Uashington shkonë vetëm për njohje reciproke që, u hoq nga rendi i ditës më kërkesën ultimative të Vuqiqit së, nuk ka njohje të Kosovës dhë pikë.

Zoti Hoti, që mos ta sjellë Presidentin Trump para ” aktit të kryer ”, pse nuk insistojë të zoti Grenell që, ta shtyjnë “ marrëveshjen” zotimin, më arësyen së une, nuk jamë në gjendje që të nenshkruaj kurfar zotimi e quajtur “marrëveshje”, pasi iu kamë premtue deputetve, përfaqësuesve të popullit , dhë, t’i kthehet Parlamentit për  t’i dhënë arësyet e verteta që disi të gjindët ndojnë zgjedje e cila nuk do të vije ndesh më interesat e shtetit ose do të jap rekomandime. Kjo sjellje do të ishte korekte dhë në interes të shtetit.

Shteti i Kosovës, përmes përfaqësuesve të sajë në koalicionin qeverisës, në asnji moment, nuk që në gjendje t’i kundërvëhet kërkesave dhë interesave të Serbisë qoftë ma “minore”, ta quaj ashtu, edhe më rastin e devijimit dhë ndryshimit të linjave hekurudhore në planin e investimeve, nga ato ndërkombëtare, Beograd-Fushë Kosovë-Shkup, karshi asajë, Nish-Merdare- fushë Kosovë të rangut të dytë.

Linja ndërkombëtare që shtrihet nga Evropa përmes Serbisë, Kosovës dhë Maqedonisë së Veriut, është më prioritet të veqant, karshi pjesës së asajë Nish- Merdare- Fushë Kosovë e cila është e karakterit të dytë.

Linja kryesore ndryshe, quhet korideri 10, linjë hekurudhore që përshkon Kosovën më Maqedoninë e Veriut dhë Serbinë, më nji gjatësi prej 250 kilometrash, prej së cilës 148 kilometra janë në Kosovë, ndërsa, pjesa tjetër në Maqedoninë e Veriut dhë Serbinë.

Të ju përkujtojmë së në këtë linjë hekurudhore ka qrkullue Treni Akropolis ( i njohur si Akropolis Express) që ishte nji llojj treni i linjave të gjata ndërkombëtare( destinacione të largëta) i cili dy herë në ditë qarkullonte në relacionin Mynih-Athinë( nëpërmes Fushë Kosovës) dhë anasjelltas.

Hekurudhat e Kosovës shtrihen në nji gjatësi prej 333 kilometrave, pa i përfshirë linjat industrial të cilat kapin gjatësinë prej 103 kilometrave e që i  lidhin linjat kryesore më ato të organizatave ekonomike që, monitorohen dhë mirëmbahën nga organizata transportuese hekurudhor e Fushë Kosovës.

Historiku i gjatë i Hekurudhave Kosovare zë fill në vitin e largët 1874 kur ndërtohet linja e parë hekurudhore: Han i Elezit- Fushë Kosovë- Mitrovicë si pjesë e linjës hekurudhore Selanik-Shkup- Mitrovicë. Pa dyshim që një veprimtari më nji histori mbi 140 vjeqare e meriton nji mbamendje për lexuesit dhë rëndësinë e sajë për ekonomin e Kososovës.

Pse Selanik-Mitrovicë? Arësye e thjeshtë, Trepqa dhë pasuritë e sajë nentokësore për të cilën ka pasë dhë do të ketë interesime nga shumë shtete. Në shekullin 18, Trepça ka qënë në sy të shteteve apo shoqërive të athershme, tani, nuk është vështirë tę nenkuptohet së pse i gjithë ky interesim, jo vetëm i Serbisë por, i Rusisë, Gjérmanisë, Francës, Anglisë të cilat në nji kohë kanë qenë shfrytëzuese e kësajë pasurie.

Prandaj, do të hasim në vështirësi të mëdha që t’ia pamundësojmë Serbisë më u bë bashkëpronare duke dhënë arësyera të qfardo qofshin ato. Shteti i Kosovës, nese mendojë që të jetë ekonomikishtë e fortë dhë e pavarur, nuk guxonë që në këtë drejtim as të diskutojë për qfardo bashkëpronësimi më qdo qmim.

A mos është prelude, që, nji pjesë e veriut të Kosovës, t’i bashkohet Serbisë?!

Po e ceku më dronë ma të madhe sepse, më pjesën veriore të hekurudhave në të cilën qarkullojnë trenat, Kralevë-Leshak-Zveqan e që menagjohet në mënyrë ilegale nga strukturat paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës e që nuk janë nën kontrollin e autoriteteve të Republikës së Kosovës edhe pas shumë kërkesave që, t’i pamundësohet Serbisë të ushtrojë veprimtari transportues në nji shtet tjetër, megjithate ajo, e vazhdojë duke e mospërfillur kërkesën e shtetit të Kosovës.

Shtrirja e autoritetit në pjesën verior të Mitrovicës, është egzistenciale për Kosovën dhë, këtu nuk ka kompromisë.

Nese ju kujtohët kur, Serbia e qojë trenin më parulla dhë simbole i mbuluar më flamurin e Serbisë më mbishkrime: “ Kosovo je Serbia”( Kosova është Serbi), që ishte nji provokim i radhës dhë prekjës së pulsit të shtetit të Kosovës, megjithate, u intërvenue dhë nuk hyri në Kosovë.

Policia Speciale e Kosovës doli në kufi për të parandaluar nji provokim të tillë por, dikush nga Serbia, e stopojë, deklarojnë nga ata pasi e kanë kuptue së forcat policore janë stacionuar në kufijë dhë më qdo kushtë do ta ndalin dhë ta kthejnë prapa.

Mëgjithate, treni vazhdonë të qarkullonë edhe në ditët e sotit, jo më simbole provokues por si tren i rregullt, anipse në mënyrë ilegale.

Për mue, është, sinjikative dhë brengosëse së, si nuk reagojë Grenelli por, së si nuk reagojë Hoti së, dhënja e prioritetit të linjave hekurudhore dytësore, në krahasim më këtë të karakterit ndërkombëtar për të cilat, Bashkimi Evropian ka paraparë nji investim prej 250 milion evrove, dhë si nuk ja tha këtë Grenellit apo, ai, siq po dukët, nuk do t’i kundërvëhet Vuqiqit për asnji kërkesë.

Por, është interesi primar i Serbisë që në kuadër të investimeve në autostradat rrugore që qojnë drejtë detit Adriatik, ëndërr shekullore e Serbisë, t’i bashkangjitët edhe kjo linje hekurudhore por që, pas kësajë, kamë frikë së mos po insistohet në atë pjesën të cilën, sipas Thaqit, ishte dhuratë e Rankoviqit që, përputhet më këtë ide më tentim të pa ndalur rreth instslimit të bashkëpronësisë në asetin e Trepqés sikur ate të Ujmanit, duke thurur shprehje të llojllojshme që të mjegullohët e vërteta dhë t’i bashkangjitët Serbisë.

Pra, në asnji moment Serbia në këtë takim nuk hoqi dorë nga edhe interesi ma i vogël por që e vazhdojë sipas kërkesave dhë interesave të sajë.

E keni degjuar deklaratën e Vuqiqit përmes videokonferencës në tekimin në kuadër të OKB-së i cili tha së, Serbia, nuk do të lejojë të poshtrohët lidhur më Kosovën që i bie së, nuk do ta njof duke insistue që, pavarësia e Kosovës, të rinegociohet, anipse shtet i pavarur.

Ai, publikishtë deklarojë së, do të mbajë marrëdhënie më Rusinë, Kinën dhë Amerikën. Sipas asajë, mirë më dhëndërrin, mirë më vjehrrën.

Pse përfaqësuesit e Kosovës, para fillimi të qdo llojë bisede, nuk i shtrohet pyetja legjitime e thjeshtë qoftë edhe” provokative” për te së: kur do të kërkosh falje për gjithe atë qi solle Kosovës dhë, kur do ta njeh Kosovën.

Tek e fundit, mose të vazhdohet të bisedohet për qeshtje tjera, qoftë edhe ekonomike që vërtetë, janë më rendësi por, nese mendohet së qeshtjet politike do të amortizohën përmes atyre ekonomike, është gabim dhë, e pa qendrueshme.

Kosova, nuk është  e barabartë në bisedime më Serbinë përderisa  nuk ka njohje reciproke. Dhë, ajo do të vazhdojë më kërkesa të reja duke kushtëzue  më vazhdimin e bisedimeve.

Tani, është qeshtja e Asociacionet, vepër e Thaqit i cili po bënë lojra të ndyta  politike si shpurdhjet e fundit duke ju vërsulë Hotit që të këtë kujdesë. Pra, po donë më i gëltitë qërshiat të cilat i ka urinuar vetë.

Ky, tani, siq thotë populli, është ulur sikur qeni mbi tallë. As nuk e hanë tallën, as nuk i lenë të tjerët më hangër.

“E keqja është” së, ose ky duhët më dhanë dorheqje ose, Presidenti Trump “ do ta anulojë vizitën në Kosovë të cilën po e trumbetonë përmes Grenellit ” për nevoja elektorale, anipse dukët pak e pa realizueshme në kohë fushate i cili njiherit paralajmëron së, nuk do ta përkrahë votimin përmes postës që, do të thotë do t’i kontestojë rezultate e zgjedhjeve, që do të mbetët në duar Gjykatës Federale të vëndosë i cili, më nguti po donë më e zgjedhë Gjykatësin/sën e ri/re, që t’i sigurojë votat e nevojshme dhë të zgjidhët president, edhe pse Gjykatësja e ndjerë e ka lënë amanet që, mos të vëndosët për gjykatësin e ri/re, para së të përfundojnë zgjedhjet.

Nese e zgjedhë populli, duhët të pranohet, anipse, sa i përketë qeshtjës së Kosovës, nuk ja kamë besimin. Është mëndim përsonal si shtetas amerikan që 30 vite, bile edhe anëtar i partisë Republikane.

Por, kur është Amerika dhë Kosova në pyetje, asgjë nuk më vjenë parasyshë.

Përfundimishtë, kjo administratë, nuk është e vitit 1999 dhë asnji nga të gjitha administratat e deritanishme, pa marë parasyshë krahun partiak së kush ishte në,pushtet, Republikan apo Demokrat, e që të gjitha kanë qenë në përkrahjë të Kosovës sepse i kanë pasur të gjitha informatat dhë deshmitë që iu është prezentuar publikishtë Kongresmenve, Senatorve dhë organeve shtetëtore përmes degjimeve( hiringjeve) të organizuara nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e udhehequr nga Presidenti sajë, i ndëruari zoti DioGuardi dhë zonja e tijë Sherley Cloys DioGuardi më Bordin e Drejtorve Egzekutiv, për ma tepër së 30 vite në Shtetët e Bashkuara të Amerikës.

Arësye e këtijë suksesi lobidt është së, Lobi Shqiptar ka punue më Republikan dhë Demokrat e posaqërishtë më Kongresmen e Senator më prejardhje hebreje  mbi 34 të cilve ju jemi mirënjohës edhe për njohjën e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të  Izraelit, si një shtet shumë i rendesishëm dhë mik i afërt i ShBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat