Lliqeni i Ujmanit e ka emrin e vet të Kosovës!

Opinione

Lliqeni i Ujmanit e ka emrin e vet të Kosovës!

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 26 shtator 2020 Në ora: 14:07
Liqeni i Ujmanit

Nuk e kemi të qartë pse kaq shpesh po e luan lojën me një entuziazëm,sikur çdo gjë është “zgjidhur” drejtë dhe në favor të pavarësisë së Republikës së Kosovës (në aktin e të drejtës ndërkombëtare se nuk është thyer asnjë ligj i saj,thanë përmes këshillës në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë).

Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në tokën e Kosovës, me mjetet e akorduara financiare të Bankës për Zhvillim të Evropës në shumën prej 45 milionë dollarësh dhe është aset ekonomik i rëndësisë së veçantë për shtetin e Kosovës,që për pagesën e kësaj kredie financiare evropiane, garant i saj ka qenë (Këshilli Ekzekutiv i Kosovës) dhe kthimi i borxhit është bërë sipas kontratës përmes buxhetit të lemituar që e akordonte qeveria ish Jugosllave në Beograd(me një lehtësim për viset më pak të zhvilluar dhe për Kosovën).

Serbia nuk ka hise në hapësirën e shtetit të Kosovës dhe në pasurinë e ujërave të liqenit të Ujmanit në Mitrovicë, ndonëse afro 80% e liqenit është në hapësirën e shtetit të Kosovës dhe kjo duhet të mbyllet në këto bisedime si aset ekonomik (vetëm)i shtetit të Kosovës. Këtë duhet të ketë të qartë Richard Grenell dhe qeveria serbe në Beograd se tërë hapësirën e shtetit të Kosovës e garanton Kushtetua dhe Plani i Ahtisaarit, që, përmes këtij plani është shpallur pavarësia e shtetit të lirë dhe sovran të Kosovës më 17 shkurt 2008.

Nuk ka kuptim që në kohën e fushatës zgjedhore në Amerikë,ku për mandatin e dytë po garon presidenti Donald Tramp(ia lejon mandatin e dytë Kushtetua) në kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi,z.Grenell del me një propozim paksa në peshojë duke propozuar që liqeni i Ujmanit të pagëzohet “Donald Tramp”!

Pse ky propozim me një duartrokitje nga (Twinter) të z.Richard Grenell...?! Liqeni i Ujmanit e ka emrin e vet zyrtar tash e tridhjetë vjet të Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat