Vezirët shqiptar Thaçi e Rama në vizita të ndara te sulltan Erdogani

Opinione

Vezirët shqiptar Thaçi e Rama në vizita të ndara te sulltan Erdogani

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 26 shtator 2020 Në ora: 16:45
Takimi Hashim Thaçi dhe Erdogan

Pasojat tmerruese politike të Erdoganit nuk po i ndjejnë vetëm qytetarët e vetë në Turqi, Gjermani dhe vende të tjera, por po i përjetojnë edhe shqiptarët në trojet e tyre, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë.

Ai në trojet tona nuk piku nga qielli si dhuratë e shekullit 21, por na e sollën udhëheqësit e papërgjegjshëm politik të vendeve tona, që nuk u intereson e ardhmja e fëmijëve dhe rinisë sonë.

Krerëve të trojeve tona u intereson pushteti dhe xhepi i tyre, kurse interesi nacional është vetëm farsë e tyre.

Si mund të spjegohet kjo ndryshe, kur t´i shikosh trojet tona shqiptare se si janë bastardhuar me ndërtimin e kulteve fetare islame, që arkitekturën e qyteteve dhe fshatrave tona e kanë tjetërsuar, duke ua humbur bukurinë e tyre etnike dhe nacionale.

Edhe miqtë tanë shpesh na tërheqin vërejtjen se Erdogani, ne na trajton vetëm si një provincë të tij, për arritjen e qëllimeve të veta.

Ai me ndihmën e kryetarit të Kosovës Thaçit, kontrollon sistemin energjetik të Kosovës duke e “ blerë “KEK - un vetëm si një dhuratë simbolike. I tij është po ashtu edhe Aeroporti i Kosovës.

Erdogani po ashtu kontrollon dhe dirigjon sistemin kulturor të Kosovës me shoqatat, shkollat dhe xhamitë me të cilat e ka mbuluar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Luginën.

Sikur nuk u kënaq me kaq dhe tash është duke na ndërtuar xhaminë milionshe, më të madhen në ballkan, pikërisht në Prishtinë, kurse udhëheqësit tanë shtetërorë dhe politik fërkojnë duart, sa do të fitojnë në xhepat e tyre.

Sistemi i shkollimit në Kosovë dhe cilësia e tij janë të fundit në rajon, Evropë dhe perëndim, po për këtë nuk qajnë kokën udhëheqësit tanë, për ta rrofshin tenderat, korrupsioni dhe krimi i organizuar shtetëror.

Javët e fundit ne vizite te Erdogani ishte presidenti i Kosovës Thaçi i cili mori konstruksionet më të reja nga sulltani i tij, kurse më pas udhëtoi po ashtu kryeministri dhe veziri i Shqipërisë Rama, po ashtu për konsultime dhe rekomandime.

Mirëpo çka është me rëndësi, në vizitë te Erdogani pas Thaçit e Ramës ishte edhe kryetari i Serbisë Vucic. Kjo të len përshtypjen se pas informacioneve që Erdogani i merr nga krerët e shitur shqiptar, i shqyrton ato, analizon, përpunon në takim të mbylluar me presidentin serb Vucic.

Kuptohet së bashku këta dy marrin vendime në favor të Serbisë dhe Turqisë, e sigurisht në dëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Luginës.

Në Kosovë nuk u vërejtën ndryshime me kthimin e Thaçit nga sulltani i tij, sepse ai i kishte kryer urdhërat e tij shumë më herët, duke ia dorëzuar kundërshtarët e tij politik.

Kurse për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem Thaçit i është tërheçur vërejtja, po në anën tjetër derisa të bëhet lëvizja e ambasadës, ai mund të mos jetë në krye të vendit.

Rama ndryshe nga Thaçi, sapo zbriti në Shqipëri nga takimi me Erdoganin, me shpejtësi marramendëse u vu në lëvizje dhe mbylli të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore turke, që llogariteshin të rivalit të Erdoganit Gyler.

Ishte befasi se sa shumë institucione të shkollimit të Turqisë veprojnë dhe funksionojnë në Shqipëri, duke filluar nga shkollimi fillor, i mesëm dhe i lartë.

Tash e tutje këto institucione turke do ta bartin me siguri firmën e Erdoganit. I impresionuar nga veprimi i vezirit të tij Rama, Erdogani pritet t´i dyfishoi këto institucione dhe nuk do të befasoheshim nëse Ramës për këtë shërbim që shkon deri në tradhëti kombëtare, t´ia ketë premtuar ndihmën për t´i fituar- vjedhur, zgjedhjet e ardhëshme.

Thaçit nuk dihet çka mund t´i ketë premtuar Erdogani, po nëse rrezikohet të burgoset nga Gjykata Speciale, mund t´ia ofroi strehimin në Turqi, për shërbimin e tij besnik, ndaj Perandorisë Otomane të Erdoganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat