Kur shakaja bëhet realitet

Opinione

Kur shakaja bëhet realitet

Nga: Dibran Demaku Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:52
Dibran Demaku

Në Kosovën tonë të dashur (edhepse e pavarur)pothuajse për gjithçka vendosin të tjerët.Të tjerët janë ata të bashkësisë ndërkombëtare. Të tjerët janë edhe serbët e Kosovës,që jetojnë në Kosovë,por që punojnë e jetojnë për Serbinë! Ata ka janë shumicë bëjnë çfarë të duan vetë! Me vite të tëra e mbajnë të mbyllur për shqiptarë urën mbi lumin Ibër?! Në katër komunat e e veriut të Kosovës, ata, pra serbët e kanë vendosur pushtetin e tyre dhe aty jeta rrjedh sipas ligjeve të Serbisë?!

Në kohë të fundit të gjitha forcat i kanë vënë rreth liqenit të Ujmanit,të e quajnë të tyrin,rrjedhimisht të Serbisë!Liqeni i Ujmanit që deri pak kohë më parë mbante emrin Gazivodë, pas marrëveshjes të Washingtonit(sipas udjëheqjes së shtetit serb, në mes të Serbisë dhe ShBA-së, liqenit në fjalë i vunë emrin e presidentit aktual Trump! Një ditë më vonë kryeministri i ashtuquajtur i Kosovës doli me deklaratë se qeveria e tij kishte dalë me qëndrim që ish liqenit të Ujmanit sipas shqiptarëve,apo Gazivodë sipas serbëve, të pagëzonin me emrin e presidentit Trump?!

E gjithë kjo doli të ishte një shaka e Generell-it,shaka e cila ditë më vonë u transmetua në ekrane televizive! Dhe pas shakasë së Generell, serbët vendosën në urën mbi liqen emrin e presidentit Trump?!...

Që mos të mbesnin prapa,shqiptarët nëpërmes të të ashtuquajturit kryeministër Hoti,thanë se ishin ata që kishin vendosur që liqeni në fjalë të merrte atë pagëzim?!...Një pagëzim që doli nga një shaka,por që ballkanasit servilë e bën realitet?!... Dhe mbase kështu do të mbetët, sepse as serbët e as shqiptarët nuk do të kenë guxim që t‘a ndërrojnë këtë emër?!...
E tërë kjo të kujton atë kohën, kur pas vdekjes së Titos, në Kosovë vazhdonte të jetonte ajo shprehja e famëshme e politikanëve të kohës:Edhe pas Titos-Tito?!...

Këtë e kishte shfrytëzuar më së miri një rom i Kosovës i cili kishte ndërtuar një shtëpi në pronë shtetërore siç quheshin atëherë pronat publike, rrëzë hekurudhës Klinë-Prizren. Dhe që ta sigurinte shtëpinë e tij,në të katër muret rrethuese si dhe në kulmin e saj me germa të mëdha kishte shkruar emrin:Tito! Dhe nuk do të kishte bir nëne që do ta rrënonte atë shtëpi,sepse politikanët servilë të kohës thonin se me shembjen e asaj shtëpie do të shembej edhe emri i Titos, që për atë kohë edhe sikur ta mendoje një gjë të tillë do të bëje herezi?!...

Dhe kështu ndodhë dhe do të ndodhë derisa në udhëheqje të shtetit ndodhën individë servilë dhe pakurrizor që gjithmonë mendojnë vetëm për pushtetin e vetë që edhe toponimet origjinale të vendeve të tyre i ndërrojnë nga një shaka e thënë nga dikush që është më i fortë se ata?!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat