Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga virusi korona

Opinione

Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga virusi korona

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:55
Mjekët që humbën jetën nga virusi korona

Pa asnjë dyshim mantelbardhët në Kosovë janë dhe do jenë të vetmit heronj në kohën e Virusit korona. Ata në asnjë moment nuk u gjunjëzuan,nuk u dorëzuan dhe nuk ikën nga kjo mortajë e zezë. Qëndruan heroikisht në vendet e tyre të punës duke trajtuar pacientët në nevojë me dhe të pa infektuar gjithandej Kosove.

Natyrisht,ata dhe ato që punuan në Qendrat emergjente të Kosovës dhe në Klinikat Infektive të njohur si vija e parë e frontit,ishin në betejë për jetë e vdekje çdo ditë pa ndërprerë në 7 muaj të fundit,mars-shtator 2020.Ndonjeri prej tyre madje rrezikoi edhe jetën e vet.

Për fat të keq ndodhi që krahas 619 qytetarëve të Kosovës të cilët humbën betejën me Virusin korona, janë edhe shtatë(7) mjekë dhe pesë infermierë që vdiqën si pasojë e kësaj sëmundjeje. Ngushllime më të sinqerta familjarëve të këtyre për humbjen e më të dashurve të tyre.U prehshin në paqe.

Nisur nga ky fakt,propozoj ndoshta nuk gaboj,që këta mjekë të cilët humbën jetën nga Virusi korona, të shpallen dëshmorë pa ndonjë hezitim. Do të bënim nder dhe respekt për mantelbardhët e vdekur nga infektimi me Virusin korona.

Oda e Mjekëve të Kosovës pa humbur kohë duhet ta ketë parasysh këtë fakt dhe të inicojë nismën sa më parë që kjo të jetësohet në nuvel vendi.

Unë përkulem para tyre për sakrificën mbinjerëzore të treguar në këtë kohë të kësaj pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat