Lufta speciale mes amerikanëve dhe rusëve për Ballkan

Opinione

Lufta speciale mes amerikanëve dhe rusëve për Ballkan

Mr. Sc Shpend Salihu Nga Mr. Sc Shpend Salihu Më 27 shtator 2020 Në ora: 17:39
Trump, Putin

Siç dihet Administrata Amerikane e Barack Obamës bëri gafën kur u munduan ta rrëzojnë Rexhep Taip Erdogan, në emër të mbrojtjes dhe afirmimit të të drejtave të Njeriut, këtë e shfrytëzuan Rusët dhe e futën nën ombrellën ose mbrojtjen e vet Erdoganin, duke e shfrytëzuar për shumë qëllime:

Përmes tij të kontrollojnë pjesën dërmuese të Ballkanit, si dhe të shpërhapin Islamin në troje, Shqipëtare me qëllim që Shqipëtarët të i tregojnë si popull radikal Islamik e të i parandalojnë të futen në NATO, kur dihet se Erdogan në Serbi ka investuar mbi 13 miliard Euro në industri dhe tregti gjersa në Kosovë në ndërtimin e xhamive dhe shkollave Islamike.

Përmes Erdoganit Rusët arritën që ta sjellin në pushtet Grueskin në Maqedoni dhe të nxisin trazira, si dhe të përkrahin heshtazi rrymat e AKSH përmes kanaleve Turke me qëllim të nxitjes së luftimeve, sepse ishte dhe akoma është qëllimi që të hapet kutia e Pandorës të rrethohen Shqipëtarët nga shtetet fqinje dhe të vie deri tek asimilimi dhe asgjësimi i Shqipëtarëve, ku do përfshiheshin SHBA në këtë luftë e Rusia do e kushtëzonte Malin e Zi, dhe Maqedonin të kërkojnë ndihmë nga Serbia, me qëllim që Rusia të i kontrollojë këto zona e më pas të ketë marinën e vet në detin Adriatik,

Përkrahja e grupeve të ilegalitetit dhe rrymave të ekstremit të majtë në Maqedoni dhe Kosovë është tendencë e luftimit të ashtuquajturit neo-imperializëm, me qëllim të largimit të ndikimit të Amerikanëve nga këto troje dhe vendosjes së ndikimit Rus në Ballkan. Koalicioni i Albin Kurtit, dhe Behxhet Pacollit ku Albin Kurti del haptaz duke e përqeshur Amerikën e duke e quajtur atë Amelika, Amelika, e duke i ofenduar Republikanët në SHBA ku dihet se kompanitë më të fuqishme Amerikane janë të rreshtuara nga ana e Republikanëve, ku kompanit siç janë Halliburton dhe degët e saj Kellog and Brown Root, Ekolog, Dyn Corp etj kanë punësuar mijëra Shqipëtar në Kosovë e mijëra të tjerë i kanë punësuar në Lindjen e Mesme, e duke iu falenderuar kompanive kontraktuese Amerikane nën ombrellën e Republikanëve janë zhvilluar shumë biznese në Kosovë, gjersa ky farë Marksisto-leninisti me grupen e tij të ilegalitetit Albin Kurti e ofendon Grenellin duke e quajtur gay, Matthew Palmerin ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan duke e quajtur fans të Serbëve, John Boltonin e Donald Trumpin, na bie në konkluzion se ky farë çlirimtari e mbron kauzën Ruse së bashku me Behxhet Pacollin në Kosovë dhe Ballkan,

Investimet Ruse dhe mallërat Ruse, Turke dhe Kineze kanë vërshuar Kosovën dhe pjesën dërmuese të Ballkanit e përmes tyre po kontrollohet pjesa më e madhe e ekonomisë në Ballkan, dhe po ndikohet në sjelljen e njerëzve por Rus e pro Turq në pushtet politik, që të minimizohet roli Anglo-Amerikan në Kosovë dhe Ballkan,

Pregaditja e konfliktit Turko-Grek është pjellë e konspiracionit të Vladimir Putinit, me qëllim që Grekët të kërkojnë ndihmën Ruse e ai të i kushtëzojë me largimin nga NATO dhe bashkimin në koalicion me Rusinë e cila do ia imponojë Erdoganit që pas asaj lufte të ia jep Qipron Veriore, Greqisë dhe që Turqia dhe Greqia të kërkojnë daljen nga NATO, kur dihet se Turqia dhe Greqia janë në mesin e 10 shteteve më të fuqishme ushtarakisht në NATO dhe se largimi i Turqisë dhe Greqisë pas atij konflikti të mundshëm do ndikonte në prishjen e ekuilibrit në NATO dhe shkatërrimin e NATO-s, si dhe krijimin e një pakti të ri politiko-ushtarak siç ishte traktati i Varshavës gjatë luftës së ftohtë.

Përmes Erdoganit i cili ka ndikimin më të madh në Lindjen e Mesme, Rusia e zgjerojë dhe fuqizojë rolin e vet në Lindjen e Mesme, jo vetëm në Iran e Siri, por dhe Liban, e besa edhe në Afghanistan e Emirate Arabe,

Rritjen e rrymave islamike në Kosovë dhe troje Shqipëtare e Bosnje, po e bën që të i tregon Shqipëtarët me orientim radikal islamik dhe të i parandaloj të futen në Asamblen Gjeneral të OKB-së dhe BE, si dhe që të nxis luftime në Sanxhak e Bosnje e të ia mundësojë Serbisë marrjen e Republika Srpskës, e më pas të iu ndihmojë edhe në marrjen e Krahinës së Kninit në Kroaci që të mund ta kontollojë Kroacinë,

Prishja e NATO si strukturë e vetme që ka potencë dhe kredenciale të intvervenojë ushtarakisht kudo që cenohet siguria dhe rrezikohen regjione të ndryshme, normal me pëlqimin e KS të OKB-së do ia impononte Europës krijimin e një ushtrie Euro- Perëndimore e cila gjithmonë do frikësohej nga Rusia dhe do të mund të vie deri tek dekompozimi i BE-s, të cilin Rusia nuk e don sepse don që Europa të krijoj ushtrinë të kërkojë largimin e trupave Amerikane, dhe potenca ushtarake e Europës pa Britanin e Madhe do ishte e brishtë, ku Rusia me luftë speciale përmes sigurmit të FSB, GRU dhe NKVD do kotrollonte jo vetëm Ballkanin por edhe një pjesë të madhe të Evropës Lindore dhe Jug Lindore, me një fjalë do krijohej sërish perandori.

Tendenca e Amerikanëve dhe Anglezëve për krijimin e Mini Shengenit duhet të i imponojë Serbisë njohjen e Kosovës, dhe hapjen e një baze Anglo=Amerikane në Serbi sepse vetëm kështu do largohej ndikimi Rus në Ballkan, si dhe pasiqë nuk mund të e përfitojnë sërish Erdoganin dhe largojnë nga ndikimi Rus të investojnë përmes propagandës mediale dhe përmes agjitimit elektoral në rrëzimin e Erdogan nga pushteti në Turqi dhe arrdhjen e Fetullah Gulen në pushtet në Turqi me çfarë ndikimi Rus në Ballkan dhe Lindje të Mesme do të binte dhe Rusia do dobësohej në aspekt ekonomik dhe ndikim politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat