Kërkesa e radhës e Grenell-it për Kosovën është mos hani buk

Opinione

Kërkesa e radhës e Grenell-it për Kosovën është mos hani buk

Nga: Luz Tomaj Më: 28 shtator 2020 Në ora: 07:01
Luz Tomaj

E përcjella viziten e z. Grenell në Kosovë dhe Serbi. Krimineli Vuçiq e priti ate me darkë, pije madje edhe me këngë e valle. Pas asaj, Grenell edhe e pagzoi me emen të ri liqenin. Kam frikë që kerkesa e radhes që do ia shtron Kosoves do është MOS HANI BUK.

Ndodhi çka ndodhi në takimin e Ëashingtonit. Për Kosoven ai nuk ishte takim për të diskutuar donjë çështje, por, paraqitje për t’i nënshkruar ca, gjoja, marrëveshje me Serbin gjenocidiale. Brumin e kishte përgaditur Grenell-I I famshëm, ndërsa, për me I zën maje ishte paraqit edhe z. Trump.

Personalisht jam shqiptaro-amerikan. Nuk mundi të mos ia dua të miren vendlindjes – Kosoves dhe, menjiher pas Kosoves ia dua të miren Amerikes. Megjithatë, nuk mund të ia këthej shpinen realitetit dhe të vërtetes.

Para ca ditesh u regjistrova që, me 3 nëntor, të votoi. Më pyetën se cilit subjekt politik I përkas? Asnjerit, përpiqem të vlersoi personalitetin për të cilin do të votoj. Shiquar nga aspekti politik dhe ai kulturor, mendimi apo vlersimi I im personal edhe për Presidentin e SHBA e sidomos për z. Grenell është negativ.

Pasi që u nominua për ndërmjetësues në mes Kosoves dhe Serbis, kur akoma ishte ambasador në Gjermani, përmes E-mail-it z. Grenel ia dërgova një shkrim historik të Serbis dhe shqiptarve. Më pas ia dërgova nji sygjerim se qfarë është rroli I ndërmjetsonjësit. E luta që ta hulumton identitetin e shteteve dhe mos ta harron veprimin gjenocidial të Serbis kundër Kosoves. Si duket kot e bëra, nga se ai njeri mundet me qenë çfardo tjeter por jo edhe diplomat. Nuk ka faj ndoshta, nga se kultura diplomatike, politike I mungon, mjerisht, edhe Kryetarit Trump. Këtë ia kam shpreh edhe me një leter në NY times.

Sa I përket Kryetarit, po këthehem në zgjedhjet para katër viteve. Pinim kafe me të paren e qytetit tim. Zonja, e dija se I përket subjektit republikan, më pyeti se për ke do votoj. Bisedojm dhe I thash se nuk jam I sigurt dhe ndoshta për asnjërin. Në bised e sipër I thash - dëgjo, ndoshta, do është mir për këtë shtet me e patur kryetarin pak të çmendur. Çfar të qeshuri dhe vazhdoi - but, lou, he’s not a little creyzy but absolutely creyzy /por, Luz, ainuk është pak I çmendur por absolutikisht I çmendur/.

E kuptoj se Kosova, populli I Kosoves, I mban syt, e mban shpresen kah Amerika dhe nuk duhet humbur atë shpresë. Megjithatë, në çdo proces, prandaj edhe në biseda me SHBA, duhet të tërhiqen vijat e kuqe, nën të cilat nuk mund të shkon interesi I shtetit. Në tëgjitha proceset e gjertanishme ndërkombtare - në dialogun me Serbin, Kosova, mjerisht, nuk e tregoi pjekurin e shtetit.

Jo vetem në proceset ndërkombëtare por, Kosova, si duket as sot e kësaj dite, nuk është e gatëshme të del me kerkes të argumentuar për dëmet e luftes, nuk është e gatëshme të inicoi dhe argumentoi GJENOCIDIN serb I cili përbëhet nga vrasjet e shumta, spastrimi etnik dhe dhunimet e shumta. Bota – shtetet, din çka dinë, por obligim I shtetit është që kërkesen e argumentuar për gjenocid me ua përcjell tëgjitha shteteve të botes. Kuptohet, dikush e pranon e dikush jo. Po ua përkujtoi se SHBA, para më pak se dy viteve e aprovoi kërkesen e Ukraines për gjenocidin e ndodhur në fillim të shekullit 19. Çështjen e gjenocidit, në cilin do shtet, nuk e aktualizojn shtetet e botes dhe institucionet ndërkombëtare. Ate duhet ta bëj shteti viktimë.

Në karieren time nuk kam qenë politikan por, megjithatë nuk kam qenë larg politikes. Më brengos fakti se Kosova, edhe pas më shum se 12 viteve, nuk e rrumbullaksoi procesin e formimit të shtetit. Kur e them këtë mendoi në sovranitet I cili nuk u shtri në tër teritorin. Me insistim të serbve dhe Serbis dialogohet per asociacione madje ishte aktuale edhe tema e kufinjve, vërej se Serbia ndërton lagja të reja bile edhe me kisha. Kusht për dialog, përveq dëmeve të luftes, duhet kërkuar edhe largimin e Serbis nga veriu I Kosoves, nga se serbët në Kosovë nuk janë të rrezikuar as të kanosur. Fundja, nuk mund ta heqi bindjen se pushtetit të Kosoves I mungon apsolutikisht profesionalizmi. Deri kur more.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat