Lavditë e rreme të sekteve

Opinione

Lavditë e rreme të sekteve

Nga: Shaban Murati Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:29
Shaban Murati

Një nga fatkeqësitë dhe deformimet e demokracisë në Shqipëri është përcaktimi i sistemit të vlerave nga sektet.

Sekti i kriptokomunistëve po glorifikon sistematikisht disa ish zyrtarë të lartë të Partisë së Punës, duke i servirur si figura shkencëtarësh të mëdhej, duke kërkuar nderim sot për ta, në një kohë që ata zyrtarë të lartë nuk kishin as diplomë universitare dhe nuk shkruan një libër gjithë jetën e tyre.

Qëllimi i sektit është krijimi i një forme për reabilitimin e regjimit të kaluar.

Sekti i levantinëve kërkon të fusë kontrabandë në historinë e artit kombëtar anëtarë të sektit, të cilët kanë gjezdisur në katër-pesë lloje arti pa qullosur gjë në asnjerin.

Por sekti i levantinëve për të krijuar ikona të rreme në historinë e artit kombëtar ka shpikur kriterin origjinal shqiptar të “antikonformistit në demokraci”, kriter që nuk e ka asnjë shtet demokratik i botës.

Nuk e di nëse ka mendje që e gjen se çfarë don të thotë “antikonformizëm në demokraci” dhe çfarë lidhje ka kjo me llojet dhe vlerat e artit.
Intelektualët e sponsorizuar të sekteve reklamojnë vlera të vdekura.

Por ata bëjnë dëm të madh, sepse Shqipëria është drejtuar dhe drejtohet nga sektet, të cilët e institucionalizojnë sistemin shterp të vlerave të vdekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat