Rimëkëmbja Ekonomike në Maqedoninë e Veriut si model për Kosovën

Opinione

Rimëkëmbja Ekonomike në Maqedoninë e Veriut si model për Kosovën

Nga: Safet Gërxhaliu Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:41
Safet Gërxhaliu

Derisa në Kosovë lufta për pushtet dhe jo për shtet është e pa skrupullt dhe brutale, ndërsa për ekonomi dhe qytetar nuk bëhet asgjë e dëshmon më së miri mjerimin multidimensional që e ka katandisur Kosovën. Derisa vendet e rajonit dhe me gjere bëjnë gara për të gjetur birime financiare, mjete dhe lehtësira ligjore për të mbështetur ekonomin dhe qytetarët e tyre, në Kosovë ne emër të patriotizmit inegzistent bllokohet çdo iniciativë për rimëkëmbje ekonomike dhe për mbështetje të qytetarëve. E veçanta është se këto iniciativa bllokohen nga deputetët e parlamentit të Republikës së Kosovës që kanë dal nga vota e qytetarëve dhe sot ngulfatin mua ata perspektivën e qytetarit. Kur flitet për Maqedoninë e Veriut nga ana e kosovarëve gjithnjë vështrohet nga një percepcion negative por jo dhe real. Por në këtë kohe pandemie, Maqedonia e Veriut duhet të jetë model se si duhet të veprohet për ekonomi dhe jo të flitet për të.

Kompania Jonson Mathey në Maqedoni kohëve të fundit ka arritur eksportin në mbi 2 miliardë euro, që është një indikator mjaft pozitiv. MAGNA Mirror Group nga Kanada e vendosur në Maqedoni është një nder investitorët me serioz që është aktive në 28 shtete me 170 mijë të punësuar dhe tani është e pranishme edhe ne Maqedoni, me një numër të konsiderueshëm të investimeve dhe të punësuarve. Kompania Draxlmaier nga Gjermania e vendosur në Kavadarci të Maqedonisë ka më tepër se 9 000 të punësuar dhe planifikon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe punësimin e afër 3 000 punëtorëve të rijnë. Kur krejt kësaj i shtohet edhe prania e kompanive nga Polonia dhe Çekia, si bartje e prodhimit dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut e dëshmon faktin se sa me seriozitet i qasen zhvillimit ekonomik vendet e rajonit e në veçanti një shtet fqinj siç është Maqedonia e Veriut.

Mbështetja e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut në tërësi është mbi 1,2 miliardë euro dhe angazhimi për eliminim te barrierave qoftë tarifore apo jo tarifore është një garë për shtet dhe në interesat e shtetit. Prandaj, është koha kur në Kosovë ekonomia duhet të depolitizohet, ekspertiza shkencore duhet të vijë në pah dhe jo gjithmonë serviliteti dhe jomeritokracia të jenë mundësi për punësim pa llogaritur demin që i bëhet Republikës së Kosovës. Të mësojmë nga përvojat e vendeve të suksesshme në luftë kundër pandemisë dhe në mbështetje të ekonomisë së vendit nuk është dobësi por është mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat