SHBA dhe BE fajtore, pse në Serbi nuk ka Gjykatë Speciale për Krimet e Luftës

Opinione

SHBA dhe BE fajtore, pse në Serbi nuk ka Gjykatë Speciale për Krimet e Luftës

Nga: Rexhep Torte Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:35
Rexhep Torte

Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është e njomur me gjakun e shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar nga Serbia.

Në Kosovë lulet nuk do të mbijnë gjersa Kosova udhëhiqet nga udhëheqës maskarenj, puçistë, komplotistë, të etshëm për pushtet, karieristë, të korruptuar dhe tiranë.

Kosova viktimë e agresionit gjenocidal shtazarak të Serbisë, edhe pse mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e familjes, me insistimin kënbëngulës të SHBA-ve dhe BE-së e themeloi Gjykatën Speciale e Hagës për Krimet e Luftës që funksionon tashmë 5 vite.

Udhëheqësit e Kosovës, servilë, të dëgjueshëm dhe puthadorës, për interesa të tyre vetjake e harruan Kosovën, popullin, dëshmorët e luftës dhe tërë viktimat e luftës, dhe nuk u denjuan fare të reagojnë dhe të kërkojnë nga SHBA-të dhe BE-ja që Gjykata Speciale e Hagës për Krimeve e Luftës të themelohet fillimisht në Serbinë gjenocidale e kriminale.

Tërë bota e shikoi dhe e din se, po e pëkujtojmë për të stën herë, për të mos e harruar, se Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjënocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer në dhënbë e të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë.

Tërë bota e din se, ky agresion gjenocidal u krye për spastrim etnik ndaj shqiptarëve të pafajshëm .duarthëtë të Kosovës.

Tërë bota e din, se në këtë agresion gjenocidal Serbia vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e të cilëve edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Tërë bota e din se, në këtë angresion gjenocidal Serbia dhunoi në mënyrën më shtazarakee e poshteruese 20 mijë femra shqiptare.

Tërë bota e din se, në këtë agresion gjenocidal Serbia rrëmbeu 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati të cilëve ende nuk është zbardhur.

Tërë bota e dinë se, në këtë agresion gjenocidal Serbia hapi një numër të madh varrezash masive për ti fshehur trupat e shqiptarëve të pafajshëm të vrarë e të masakruar.

Tërë bota e din se, në këtë agresion gjenocidal Serbia shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

bota e din se në këtë agresion gjenocidal, Serbia e bëri shkrumb e hi Kosovën.

Të gjitha këto krime të sipërtheksuara që Serbia i kreu në Kosovë janë të dëshmuara dhe të vërtetuara, por të pa sanksionuara.

SHBA-të, BE-ja dhe tërë bota demokratike për të gjitha këto krime, nuk e patën as dëshirën, as vullnetin dhe as guximin më të vogël që në Serbi të vendoset Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës.

Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës sipas të gjitha fakteve e dëshmive është dashur fillimisht të themelohet në Serbinë gjenocidale e vrasëse.

Ne nuk jemi kundër themelimit të Gjykatës Speciale të Hagës për Krimet e Luftës edhe në Kosovë, por llogjika e shëndoshë tregon se kjo Gjykatë Speciale është dashur fillimisht të themelohet në Serbi.

Llogjika e shëndoshë thotë se, krimet që Serbia i kreu në Kosovë janë të dokumentuara, ndërsa krimet qe mendohet se janë kryer në Kosovë nga krerët e UÇK, janë të supozuara dhe ende të pa dokumentuara.

Llogjika e shëndoshë thotë se, nëse ekzistojnë krime të UÇK-së le të dokumentohen dhe le të sanksionohen kryerësit e këtyre krimeve.

SHBA-të dhe BE-ja e dijnë shumë mirë se Serbia përveç në Kosovë, agresione gjenocidale kreu edhe në Kroaci edhe Bosnje e Hercegovinë, ku pati dhjetëra mijëra të vrarë, të masakruare të dhunuar.

Serbia për të gjitha këto krime monstruose nuk shprehu asnjë fjalë pendimi apo keqardhjeje.

SHBA-të dhe BE-ja nuk ushtruan asnjë presion ndaj Serbisë, që Serbia për të gjitha këto vrasje, masakra dhe dhunime monstruoze të paktën të kërkojë falje publike.

Ky është shembulli më i mirë që dëshmon për krizën morale dhe humane që e ka kapluar botën demokratike.

Është e habitshme si është e mundur të lejohet që Serbia e cila filloi e kreu tre luftëra në fundshëkulin e 20-të, në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, e megjithatë është lënë jashtë çdo sanksionimi dhe kriminelët serbë jetojnë e krekosen të lirë në Serbi.

Ky anashkalim dhe lazdrim i Serbisë kriminale, ka bërë të mundur që Serbia të bëhet kryeneçe dhe të këcënojë se po përgatitet edhe një për një luftë të re, gjithnjë me shpresë për tu bërë lidere dhe se do të mbetet e pa sanksionuar në realizimin e ëndërave të saj ekspansioniste.

Kjo pasqyrohet me faktin se, pëkundër të gjitha këtyre krimeve të kryera, Serbia e ka ringjallur edhe më shumë retorikën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, sepse tani Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtori i tij, krimineli Aleksandër Vuçiq.

Kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, sepse e njollos thellë kodin etik, njerëzor, human dhe demokratik botëror dhe i inkurajon popujt mizorë dhe vrasës siç janë serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat