Parlamenti është shtëpi e popullit, nuk është qendër edukuese korrektuese

Opinione

Parlamenti është shtëpi e popullit, nuk është qendër edukuese korrektuese

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 shtator 2020 Në ora: 00:10
Agim Vuniqi

Zgjedhjet e lira, cili eshte kuptimi i tyre, sigurisht nuk është i kufizuar me ndalesa ligjore, sepse atëherë do te kufizohej autonomia ne gjykim, e cila eshte gjeja e vetme dalluese dhe perkufizuese e njeriut nga kafsha politike Aristoteliane... Eshte e pamundur te kufizohen aq shume te drejtat dhe lirite e njeriut dhe të thuhet, ju mund të votoni sa te doni, apo edhe mos te votoni, e drejta eshte ne anën tone, pra ju keni te drejte te votoni vetem si dua une (Thaçi), kjo mënyrë e të shprehurit publik nuk është as serioze, as e drejte, eshte shume degraduese, nuk do ta lidhja me diktaturen, por sigurisht se pari eshte johumane dhe jonjerezore dhe bie ndesh me Karten Universale te te drejtave dhe lirive te njeriut, sepse GJK nuk ka te drejte te  ndaloj zgjedhjen e lire te pushtetit nga populli  permes aktereve pjesemarres-votuesëve, por te afirmoj zgjidhje racionale, dhe nuk ka te drejte as te kufizoje te drejtën e zgjedhjeve dhe zgjidhjeve te lira , sepse ne rastin konkret parlamenti eshte tërsi e zgjedhjeve te lira, eshte produkt i tyre, duke paraparë edhe fituesin. Nuk mbahen zgjedhjet per te krijuar frakcione, por grupet qe krijohen brenda parlamentit jane grupe te interesit qe perqojne me shumicë racionale besueshmërinë e votuesit.

Nëse supozojme se vendimi i GjK eshte parandalues, sikurse në rastin konkret kur u krijua koalicioni sundues me numra të “aksham pazarit”, u mashtrua populli, sepse për dallim nga fushata ofertuese u kufizua democracia, atëherë ashiqare u shndërrua parlamenti ne shtëpi korrektuese, jo ne shtëpi të popullit, pra qytetarit/qytetarëve iu ndalua e drejta te mendoi politikisht si dhe i kufizohet e drejta e mendimit te lire dhe e gjetjes së zgjidhjes racionale...

Problemi nuk është pra çka ka thënë, apo porositur GJK, ne rastin konkret, sepse askush nuk konteston cili ishte garues me i mire, por qe mendimet e çdo gjykate jane ne emer te popullit, por ajo nuk ka te drejte te drejte te implikohet ne sistemin zgjedhor produkt i së cilës ishte vendimi i gjykates Kushtetuese te 2014 (https://www.google.com/amp/s/www.zeriamerikes.com/amp/1948525.html) dhe po ai vendim do te duhej te ishte i palekundshem, vendimi i gjykates kushtetuese u shndërrua në ligj, dhe mund te ndryshohej vetëm me amanandamentimin e tij, por Gjykata Kushtetuese as qe mori ne shqyrtim te dy anet, dhe të jipte zgjidhje, si dhe te merrte parasysh faktin se cka do te ndodhe nëse Gjykata e ardhshme Kushtetuese konstaton se paraprakja ka shkelur ligjin zgjedhor te bartur nga viti 2014 (i njohur në publik si procesi “VLAN”) dhe se Gjykata Kushtetuese eshte implikuar në procesin e mashtrimit te popullit, duke lejuar fabrikimin e rezultateve zgjedhore te vitit 2019.

Votat e mjaftueshme per te udhehequr, i ka pasur VV, e cila ishte zgjidhja e arsyeshme dhe optimale, pra nuk kishte alternative tjetër. Trupi zgjedhor elektoral, pranoi zgjedhjet si te suksesshme me mandat katërvjeçar, për aq kohë sa ishte mandati i qeverisë. me ata qe patën shumicen parlamentare, pra eshte e patolerueshme te fyhet e drejta elementare e njeriut per te votuar dhe zgjedhur përmes votes brenda ne parlament bartesit e institucioneve publike, mos realizimi i kësaj te drejte apo perpjekja per pengim bie ndesh me parimet etike, morale civilizuese te ligjit demokratik dhe demokracisë parlamentare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat