Një falenderim vëllazëror analistit Shkëlzen Gashi, për demaskimin e propagandës serbo-ballkanike

Opinione

Një falenderim vëllazëror analistit Shkëlzen Gashi, për demaskimin e propagandës serbo-ballkanike

Rexhep Torte  Nga Rexhep Torte Më 29 shtator 2020 Në ora: 12:47
Shkëlzen Gashi

Shembull i mirëfilltë përkushtimi dhe kontributi për çështjen kombëtare mbarëshqiptare që duhet ta ndjekën çdo intelektual shqiptar.

Analisti Shkëlzen Gazhi e bëri punën e vet të përkushtuar prej intelektuali, dhe tani mbetet që edhe intelektualët e tjerë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë, të organizohen për ti angazhuar historianët shqiptarë, që me 6 vëllime tjera germë për germë ti përgjigjemi kësaj propagande të fëlliqur gënjeshtare antishqiptare serbo-ballkanike.

Ti përgjigjemi me historinë tonë të vërtetë e origjinale shqiptare si kombi më i vjetër n Ballkan.

Ti përgjigjemi Serbisë, kësaj kuçedre të pangopur me gjakun e shqiptarëve, që tashmë duket se i ka shtrirë krahët edhe në Ballkan.

Kur serbët gjsakpirës, fashisoidë dhe ekspansionistë të ardhur nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të, pëerpiqen ta falsifikojnë historinë tonë shqip[tare të larë me gjakun shqiptar në trojet tona denbabaden shqiptare, atëherë pse ne shqiptarët të mos u përgjigjemi me të vërtetën tonë historike, fisnike dhe heroike.

Kjo është edhe një dëshmi se makineria propaganduese serbe tërë historinë e vet e mbështet në gënjeshtra, të cilave doemos duhet tu përgjigjemi me forcën e argumenteve tona shqiptare.

Vetë fakti që Serbia për agresionin gjenocidal dhe krimet që i kreu në Kosovë në vitet 1998/99 nuk e tha të paktën asnjë fjalë keqardhjeje apo faljeje publike, është tregues i pamohueshëm se ne shqiptarët nuk duhet të rijmë duarkryq, sepse faktet dhe e vërteta janë në anën tonë.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 29 shtator 2020, në rubrikën e lajmeve në Aktuale, patëm rastin të lexojmë tekstin me titull, “ Shkëlzen Gashi: Në librat “Projekti i Historisë së Përbashkët” Reçaku nuk paraqitet si masakër”

Shkëlzen Gashi thotë se, “Është tmerruar me mënyrën si prezantohet lufta e Kosovës në këto vëllime”’

Në librat “Projekti i Historisë së Përbashkët”, masakra e Reçakut nuk paraqitet si masakër, por si incident”.

“Botues i i këtyre vëllimeve është një Organizatë me seli në Selanik. Në vitin 1999 ata kanë ardhur në përfundim pas ndërhyrjes së NATO-s, që një prej arsyeve që ka pasur konflikte është se nxënësit e kanë mësuar historinë keq”.

Këta pjesëmarës në “Projektin e Historisë së Përbashkët” kanë angazhuar historianë prej të gjithë Ballkanit dhe kanë publikuar 6 vëllime të cilat i kam këtu, thotë analisti Shkëlzen Gashi.

“Në këto vëllime Lufta e Kosovës prezantohet shumë keq. E keqja është se këto libra janë shkruar origjinal në angisht , dhe janë përkthyer në gjuhët e Ballkanit”.

“Nuk prezantohet askund Kryengritja e Skenderbeut për 25 vite kundër Osmanëve. Nuk prezantohet as kryengritja tjetër e dytë. Nuk prezantohet asnjë kryengritje r Rilindjes”.

Shkëlzen Gashi e quan skandaloz faktin se në librin e dytë askund nuk përmendet qëllimi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

“Tek luftërat e fundit, për luftërat ballkanike në faqen 116 është botuar një tabelë me të vrarët në luftërat ballkanike . Nuk figurojnë askund shqiptarët e vrarë në luftërat ballkanike 1912/13. Kjo është e tmerrshme sepse ka shumë të dhëna për krimet e kryera nga forcat serbe”, shkruan Shkëlzen Gashi.

Një prej gjërave më të tmerrshme është se masakra e Reçakut nuk prezantohet si masakër,. Për Reçakun thuhet rasti i Reçakut ose incidenti i Reçakut”, thuhet në fund të këtij teksti të botuar në “Bota Sot”.

Intuita jonë prej gazetari na ka nxitur tashmë 20 vite të sugjerojmë që librat e shkruara në Kosovë që përshkruajnë tmerret e vrasjeve, masakrave dhe dhunimeve serbe në Kosovë, të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu dërgohen ambasdorëve në OKB dhe BE, por për fat të keqë kemi hasur në vesh të shurdhër.

Me të njejtin sugjerim jemi drejtuar edhe në Kongresin e Lidhjes Shqiptare në Botë të organizuar nga vëllezërit Kuzhnini, të mbajtur në Prizren dhe në Tiranë, por gjithashtu kemi hasur në vesh të shurdhër.

Teksti i analistit Shkëlzen Gashi duhet të jetë alarm i zëshëm dhe tingëllues për Qeverinë e Kosovës, Qevrinë e Shqipërisë dhe për tërë intelektualët shqiptarë, për tiu përgjigjur fuqishëm kësaj propagande gënjeshtare serbe dhe ballkanike.

Jemi të mendimit se për këtë qëllim duhet të themlohet një redaksi e veçantë e cila duhet të hartojë edhe një projet për tiu përgjigjur në mënyrë sa më të efektshme kësaj propagande serbo-ballkanike.

Jemi më se të bindur se fonde për këtë qëllim madhor mbarëkombëtar shqiptar do të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, nga Qeveria e Shqipërisë dhe nga donatorët shqiptarë.

Pasurinë dhe paratë askush nuk i ka marë me vehte në jetën epërtejme. Të gjitha do ti lëmë këtu në këtë botë, e vetmja gjë që do ta lëmë për vehten tonë , për familjen dhe kombin në këtë botë, do të jetë lavdia ose tradhëtia kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat