Siguria dhe Gjykata Speciale

Opinione

Siguria dhe Gjykata Speciale

Nga: Fehmi Rama Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:41
Fehmi Rama

Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës, apriori do duhet ndërmarrë veprime që përkojnë më interesat tona shtetërore. Duke ndërmarrë veprime në mbrojtje të sigurisë dhe dinjitetit tonë.

"Shoqatën e oficerëve të UÇK-së", e pata hedhur si ide në opinion për formim muaj më parë. Kjo shoqatë do të kishte për detyrë apriori mbrojtjen rrjedhimisht ruajtjen nga çfarëdo lajthitje të luftëtareve, apo rënien në provokime.

Gjykata Speciale dhe Covid - 19, do mund të krijoni një situatë të re rrjedhimisht një mënyrë më ndryshe të jetesës. Në kohë të tilla nevojitën veprime konkrete, posaçërisht parandalimi e jo restaurimi.

Eksponent të UÇK-së çdo herë i janë përgjigjur drejtësisë, qoftë ajo vendore apo ndërkombëtare. UÇK ishte organizatë vullnetare dhe urdhëratë kanë mund të përfundojnë në ndonjë hallkë komanduese, e jo të shkojnë në çdo skuadër, tog, kompani apo tjetër njësi tjetër.

Megjithatë UÇK u përballë më mendësinë mesjetare serbe të krimit dhe gjenocidit, e po ashtu me doktrinën ushtarake të lindjes që aplikonte Serbia.

Institucionet tona të sigurisë si kurrë më parë duhet të kenë bashkëpunim më institucione relevante të vendeve mike dhe të identifikojnë origjinën e provokimeve në rrafshin e sigurisë dhe si të tilla të parandalojnë.

Çdo yshtje për diskrepancë mes dhomave te specializuara të Gjykatës Speciale me të atakuarit e mundshëm mund përdoret për përfitime të fqinjit tonë verior, zaten kjo gjykatë sikur ka bashkëpunuar thellësisht me organet e tyre.

Kompaktësia jonë dhe mbrojtja nga euforia që mund të kemi, na bënë të kalojmë më lehtë këtë sfidë, dhe jo vetëm të mbrojmë madhështinë por të ngrimë në piedestale të larta lavdin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat