Debat kaotik dhë zhgënjyes për qytetarët amerikanë

Opinione

Debat kaotik dhë zhgënjyes për qytetarët amerikanë

Nga: Hafiz Shala Më: 1 tetor 2020 Në ora: 07:29
Hafiz Shala

Joe Biden, 47 vjet në politikën amerikane apo gati gjysëm shekulli, dhe Donald Trump, 47 muaj në politikën amerikane, pa prevojë politike

Qytetaret amerikan, përfshirë edhe vetën, ku thuhet së ishin mbi 80 milion, që duke e sikuar debatin,dolën të zhgënjyer nga debati i mbrëmshëm në mes të dy kandidatëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga hyrja në sallën e debatit, vërehej një dallim në fytyrat e tyre. Joe Biden, dukej i qetë e i relaksuar, karshi Donal Trump, i mërrolur dhë fytyrë bajate dhë kërcënuese, sikur të futëshin në meqin e boksit ku, Presidenti Trimp, më grimasa dhë mimika, donte ta dekoncentronte kindërshtarin Joe Biden dhë ta nervozonte. Që, më gjithë prevojën që e ka, gati ra në grackën e tijë.

Donald Trump nji “ biznimen i suksesshëm”, i cili tërë kohën është marrë më qeshtje biznesore për përfitime sa ma të mëdha për kompanin e tijë të trasheguar nga i ati si bazë shumë të fuqishme materiale, për tu avansuar në nji biznismen të “suksesshëm” që mbi të cilin e rëndojnë keqëpërdorimet, abuzimet më të punësuarit, abuzim më pagesa të tatimve në pronë dhë përfitimeve e, që shpesh arësyetohej së është i zhdërvjelltë pasi i ka shfytëzuarshprazëtirat juridike duke iu ikur tatimeve në përfitime. Kjo, është menquria e ime, siq shprehaj ai prandaj, akuzat për mosparaqitjën e tatimeve në dhjetë vitët e fundit dhë tatimi prej $750 për vitin 2016 dhë 2017, qojnë në hamendjën e vertetësisë së, abuzimi më pagesat e tatimve, nuk është i pa bazë.

Për mospagesën e tatimeve, nuk mundët të amnestohët as Kryetari i Shtetit i cili edhe mundët të denohet si qdo qytetar i rendomtë.

Në politikën e jashtme amerikane, Trump akuzohët pë deballansim në marrëdhëniet ndërkombëtare, më theks të veqantë më Bashkimin Evropian i cili, jo vetëm në marrëdhëniet ekonomike e tregtare,por edhe në ato ushtarake, duke diktuar dhë imponuar politikat e tijë në kuadërshtim më interesate NATO-s si fuqi vëndimtare për ruajtjën e paqës dhë ndërhyrjeve në vendet në konflikte ushtarake, duke i parandaluar eskalimet e luftërave sikur kjo e findit në mës të Armenisë dhë Azërbejzhanit, më mbi 500 ushtar të vrarë deri më tani.

Sjelljet e tijë si udhëheqes i nji supërfuqie më ndikim në  NATO-, i cili, tentojë ta zhbëjë në nji mënyrë këtë forcëkryesore ushtarake Euroatlantike për të iu kundërvërë Rusisë ekspansioniste të cilës i shkonte për shtati, fatëbardhësishtë nuk përfundojë më ma të keqën, shpërndarjen, që do t’i shkonte në gojën e Putinit, invadues i pjesve të  shteteve që kufizohën më Rusinë dhë, provokimet tjera aty ku janë intresat amerikane jo vetëm ekonomiko ushtarake por edhe në mbrojtjën e demokracisë dhë largimin e diktatorve nga pushteti, siq është rasti më Asadin në Siri, i cili, edhe pas të gjithë atyre viktimave civile, nuk zbret nga posti i presidentit të cilin e përkrahë dhë e mbronë Rusia e Putinit.

Në rastin tonë konkret, ky, përmes të dërguarit special të tijë, zotit Richard Grenel, vepruan kundër vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës duke u rrëzuar qeverinë legjitime më votën e lirë dhë demokratike në kohë pandemie, për t’i realizuar qëllimet e tyre në, rimarrja e pushtetit në ShBA, përmes mashtrimeve, dezinformatave dhë,gjoja, ndërmarrjve  e veprimeve diplomatike në “ interes të Kosovës” pasi, i bashkojë në Shtepinë e Bardhë, viktimën dhë agresorin por, pa bërë dallime së kush ishte ai që vrau e masakrojë popullatën civile tëRepunlikës së Kosovës e cila, në luftën e fundit, u mbrojtë përmesUÇK-së si ushtri e cila mbrojti pragun e shtëpisë.

Ishte manipulim shumë i ulët i Presidentit Trump kur e mashtrojë popullin amerikane së, gjoja, e i ndërpreu vrasjët masivesikur ato të ndodheshin tani.

Presidenti Trump, në asnji moment nuk bëri dallime në këto pika pasi që vetë emërtimi në Ushtri Çlirimtare, tregonë qëllimin e sajë, mbrojtje, ndërsa, e barazojë më ushtrinë dhë polcinë agresore dhë gjenocidale okupuese serbe.

Ky, pra, Presidenti Trump, në asnji moment nuk e mori parasysh së, Vuqiqi, president i Serbisë e njiherit pasardhës i Hitlerit të Ballkanit, Millosheviq, nuk i kërkojë që, si parakushte të arritjës së nji marrëveshje paqësore, t’i kërkojë falje popullit shqiptar të Kosovës si pikënisje e nji vullnet të mirë që përmes njohjeve reciproke, të arrihet deri të nji marrëveshje historike.

Por, fatëkeqësishtë, këtë, nuk e kërkojë edhe Kryeministri i Kosovës i cili, për në Uashingtonë u nis më këtë premtim “ të paluhatshëm”.

Qëdo veprim, qoftë politik apo diplomatik i Presidentit Trump, në vete përmbanë,në rëndë të parë interesin e tijë përsonal, posaqërishtë tani në vlugun e fushatës zgjedhore në ShBA.

Njohja nga Izraeli, është e mirëpritur dhë, e pranuar si dhuratë më angazhimin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Trump por, më qfar qmimi dhë kostoja e kësajë njohjeje.

Kosova, nga Presidenti Trump, u shëndërrue në shtet tipik musliman i karakterit të shteteve arabe të Lindjés së Mesme, anipse, jemi në Evropë ndër popujt ma të vjetër dhë shtet laik, ku, feja, nuk është primare para asajë kombëtare pasi, në Kosovë i kemi tri konfesione: muslimane, shumicë, krishtere dhë orthodokse, në marrëdhënie që janë shembull i veqantë në rruzullin tokësor.

A është kjo kosto të cilën duhet ta paguajmëndoshta mëbashkëpronësimin e aseteve vitale të Kosovës, Ujmanin, largqoftëdhë Trepçën apo, formimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe si pushtet i tretë apo, nji Republikë serbe. Apo, shëndërrimin e kishave orthodokse në eksteritorialitet të Serbisë në teritorin e Kosovës, që janë diku kah 45 syrësh.

Apo, korigjim teritorësh, duke përfshirë 17 fshatra që “ Rankoviqi ia paska dhurue “ Kosovës sipas Thaqit i cili ishtë edhe njëri ndër ideatorët dhë përkrahësit e kësajë ideje bashkë më Edi Ramën dhë Aleksandër Vuqiqin duke vazhduar më të ashtuquajturin “ minishengen”, ende pa u njohur Kosova nga Serbia.

Qeveria e Kosovës, nuk guxonë të lëshohët në këto avantura politike të Presidentit Trump por, t’i mbrojë interesat e sajë shtetëtore në bazë të Kushtetutës dhë,pavarësisë sëshpallur më 17 shkurt 2017.

Më marrëveshjen e Marthy Athisarit, Kosova, e ka krye më koncesionet dhë diskriminim pozitiv për hirë të paqës dhë marrëdhënieve miqësore më armikun e sajë shekullor, Serbinë. Kjo, nuk u muer parasyshë në Uashingtonë.

Joe Biden, nji demokrat më nji karier politike 47 vjeqare në politikën amerikane, siq e ceka edhe në fillim, gadi gjysëm shekulli, e përcjellin më nji morisuksesësh e veprimesh në favor të demokracisë në mbrojtjën e lirive e të drejtave të njeriut dhë popujve nga nga diktatura e brendshme dhë agresionet nga jashtë sikur ky i Serbisë Millosheviqianee Vuqiqiane, prandaj, gjatë shërbimit të tijë në Senatin Amerikan, ka qenë i fokusuar në marrëdheniet më jashtë, në luftimin e krimit, dhë drogës dhë dukurive tjera të dëmshme për shoqërinë amerikane.

Ka qenë në krye të Komitetit të Senatit për Marrëdhenie më jashtë dy here( 2001-2003 dhë 2007- 2009) si dhë Kryetar i Komitetit për Drejtësi të Senatit nga viti 1987- 1995.

Në nji pjesë të biografisë së tijë të pasur, pos tjerash shkruhët edhe citoj:

“Ka qenë njeri i sinqertë dhë zëmër gjërë në qeshtjet lidhur më konfliktin e Kosovës ne vitët e vona të 1990 -tës, duke kërkueqëmë urgjencëShBA-ttë ndërmarrin hapa kundër forcave të Serbisë për ta mbrojtur Kosovën nga ofanziva e presidentit serb Sllobodan Millosheviqit”, mbaronë citati.

Pasi kamë patur kënaqësinë që si Senator të punojë dhë bashkëpumojë për lobim në kuadër të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane e udhëhequr nga zoti DioGuardi dhë zonja Sherley Cloys DioGuardi, i cili, ka qënë krahu i djathtë i Ligës. Më angazhimet dhë paraqitjët e tijë pranë Senatit, mori edhe përkrahjën popullit amerikan, si respektuar nga të dy krahet partiak, që ka pasur ndikim të pazavëndësueshëm në senzibilizimin dhë ndikimin e të gjitha administarave pa merrë parasyshë së kush është në Zyrën Owall.

Joe Biden, jo vetëm që e njef qeshtjën e Kosovës por edhe ate shqiptare në pergjithësi. Ky, në të vërtetë, ka qënë i mishëruar në të gjitha etapat.

Prandaj, si një njeri më përvojë të gjatë, si nji njohës shumë i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare, si nji ballansues dhë kontribues i paqës kudo në botë e posaqërishtë atë në Ballkanin fragjil, për shqiptaret, ardhja e zotit Buden në Zyrën Owall, do të ishte nji shpresë së, Amerika, nuk do të jetë mikëpritëse aq e lehtë për nji shtet agresor dhë nji president të sajë, pasardhës i Millosheviqit, i cili, më dezinformata, agresione diplomatike dhë tentimfsheje të krimeve ndaj Kosovës, duke e keqëpërdorur Amerikën, deshita luaj rrolin e viktimës.

Nga përvoja e bashkpunimit para lufte, gjatë lufte dhë pas lufte, lirishtë mundë të thuhët së më nji bashkpunim që nga ardhja në Shtepinë e Bardhë, fati i Kosovës i nepërkëmbur nga Serbia dhë bashkpunëtorët e sajë, do ta merr kahjen tjetër. Ate të cilën e meritonë për të qenë shtet i pavarur dhë sovranë më tërësinë teritoriale të paprekur dhë të njohur ndërkombetarishtë dhë të arësyetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhë, në rëndë të parë, gjaku i derdhur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krenaria e kombit dhë e historisë së re  shqiptare, do të këtë nji përfundim të cilin e ka merituar.

Udhëheqja e Kosovës, nuk duhët të prononcohet për asnji kandidat por, ne këtu në Amerikë, mendojnë së për SHBA-t, Kosovën dhë shqiptaret, është ma mirë që zoti Biden të jetë banor i ri i Shtepisë së Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat