UÇK është krenaria më e madhe e kombit shqiptar

Opinione

UÇK është krenaria më e madhe e kombit shqiptar

Nga: Rexhep Shahu Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:02
Rexhep Shahu

Pa modesti, në mos i pari, jam ndër te parët gazetare në Shqipëri që ia kam tregue publikut UÇK. Vonë pastaj, për herë të parë unë e kam bere publik me zërin tim tekstin e betimit të UÇK në Radio Kukesi e në Radio Tirana. Jam krenar që kam qenë lajms apo zedhenes i paautorizuar i UCK e cila është krenaria më e madhe e kombit shqiptar. Krijimi i UÇK është fitorja më e madhe e kombit shqiptar në historine e tij. UCK ka qenë prone e të gjithëve, shumica e ushtarëve ishin ldkista të Ibrahim Rugovës.

Gjatë kohës së luftës për Kosovën që ka bere UÇK, të gjithë duhet ta dinë se ka qenë luftë e jo mbrëmje vallëzimi me puthje e përqafime me serbët. E në luftë vriten nga dy palët nderluftuese shqiptare e serbe. Per akuzat ndaj UÇK, se ka vrarë serbe gjatë luftës do të thoja se serbët kanë ardhe për tu vrarë nga Serbia në Kosovë dhe nuk ka shkue UÇK për të vrarë serbe ne Serbi.

Njerzit i dinë të gjitha ani se nuk flasin se u instalua frika në Kosovë. Njerzit e dinë se kur shqiptarët përndiqeshin e dëboheshin nga Prishtina, dikush nga UÇK kishte leje me qenë legal me zyra në Prishtinë... Per akuzat ndaj UÇK pasluftës dhe komandantat që akuzohen për vrasje politike, për larje hesapesh, për mizorine e atyre që kanë caktuar se kush është patriot e kush tradhtar dhe kanë vrarë njerëz, figura frymezuese, idealiste, të gjithë duhet të përballen me ligjin e më veprat e tyre në Gjykatën speciale.

Së këto krime për të cilat akuzohen nuk janë bere ne emër te lirisë e çlirimit prej Serbisë, por në emër të marrjes së pushtetit me gryken e pushkës sipas modelit komunist e partizan të Enver Hoxhes kur udhëheqësit që fshiheshin pas pseudonimeve kryenin krime mafioze. Nuk kam asnjë dyzim. UÇK askush kurrë nuk mund ta përbaltë e njollose. Gjithashtu askush nuk mund të fshihet pas UÇK si pas gishtit. Askush të mos qaje e vajtoje per UÇK sikur po i dhemb zemra për të, sikur po i bejne gjyq apo atentat UCK. Nuk duhet të gënjeje as të mashtroje askush në emër të UÇK. UCK e mbron veten vetë, ajo nuk ka nevojë për asnjë avokat tregtar matrapaz. UÇK nuk ka nevojë për politikane mashtrues që mashtron ushtrinë e veteranëve për vota...

UÇK nuk është pronë e askujt, është ushtri e gjithë shqiptarëve, pronë e krenari e gjithë shqiptarëve. Secili ti dale zot vetes se tij se UÇK i dalin zot luftëtarët e kohës së luftës, që bënë luftën dhe nuk ia nxorën sytë atdheut duke kërkuar shpërblime, por shkuan në shtëpi e në punet e tyre. UÇK nuk është bunker apo vendstrehim për askënd që ka bere krime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat