O ju deputetë të Kosovës, nëse nuk dini, pyeteni ata që dinë!

Opinione

O ju deputetë të Kosovës, nëse nuk dini, pyeteni ata që dinë!

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:01
Prof. Fahri Mahalla

Homologimi i automjeteve, të pa diturit i shfrytëzojnë të diturit e pa ndërgjegjshëm, u bisedua në kuvendin e Kosovës më 12.10.2020 me orë të tëra homologimin. Pa e ditë se çka është HOMOLOGIMI. O ju deputet, nëse nuk dini, pyeteni ata që dinë, e ju tregojnë që është Homologimi. Automjeteve që pa tjetër duhet të ju bëhet HOMOLOGIMI. Automjetet që s’kanë nevojë t’u bëhet HOMOLOGIMI.

Qendrat e HOMOLOGIMIT po i vjedhin qytetarët e Kosovës, në emër të HOMOLOGIMIT. Paratë ti ju kthehen qytetarëve të Kosovës. Një herit të ngritët padi, kundër qendrave të HOMOLOGIMIT për vjedhje.

Çka është Homologimi dhe cilave automjete ju bëhet HOMOLOGIMI : Çdo ndryshim që bahet në automjete.

Po fillojmë nga karoseria, nëse e bëjmë një zbukurim në karoseri, vendosim spojlera para dhe mbrapa, nëse i zgjerojmë krahët, për tija vendos rrotat ma të gjëra automjetit . Rritja e fuqisë së motorit.

Zbritja e karoseris më poshtë, përmes spiraleve dhe amortizerave. Ndërrimi i sistemit të frenimit. Ndërrimi i gypit që i qetë jashtë gazrat e motorit, nëse bënë shumë zhurmë i kalon decibelat, nuk lejohet.

Vendosja shtesë e dritave për ndriçim.

Të gjitha këto që i ceka më lartë, duhet të kontrollohenë nga ekspertët e qendrave të HOMOLOGIMIT, të gjitha ndryshimet në automjete, duhet të jenë sipas normave të lejuara. Secili ndryshim që kalon normat e lejuara nuk pranohet, ndryshimet e bëra në automjet vërtetohen dhe testohen, a është çdo gjë brenda normave të lejuara.

Të gjitha ndryshimet shënohen në LIBREZËN e automjeteve, se çdo gjë është brenda normave të lejuara. Vetëm për këto automjete që janë bërë ndryshime shtesë bëhet HOMOLOGIMI.

Automjeteve origjinale që kanë dalën nga (nga fabrika), e që nuk i është bërë as një ndryshim shtesë, automjeteve të tilla nuk duhet ti ju bëhet HOMOLOGIMI. Pronarët për këto automjete, e paguajnë akcizën, doganën etj. Për ta regjistruar automjetin, e bëjnë Kontrollën teknike, kontrollen teknike e bëjnë në atë KOMUNËN tyre ku jetojnë.

Qendrat e HOMOLOGIMIT që ju kanë marrë para qytetarëve, për automjetet që nuk ka qenë dashtë të ju marrinë, kanë bërë vepër PENALE, të gjitha paratë duhet të ju kthehen qytetarëve, këto para kishte kenë mirë të i jepen për BAMIRËSI, popullit të Kosovës. Qendrat e Homologimit duhet të dënohen për vjedhje.

Automjetet pavarësisht se si vijnë në Kosovë, të regjistruara me tabela, duke i vozitë, të pa regjistruara pa tabela, duke i transportuar me kamionë, nëse duam këto automjete ti regjistrojmë me tabela të Kosovës. Procedura vazhdon sipas ligjit në fuqi.

Vjetërësia e automjetit nuk ka rëndësi, nëse automjeti është në rregull.

Çdo automjet që e ndotë ambientin, pavarësisht nga vjetërsia, si i ri dhe i vjetër, ai automobil largohet nga qarkullimi rrugor. Automjetet e KOLEKCIONIT që janë ndoshta 100 vite të vjetra, nëse janë në rregull, nëse e kanë kaluar kontrollën teknike, këto automjete qarkullojnë kudo në për botë. Automjetet e vjetra kanë një vlerë historike, dhe janë shumë të kushtueshme, automjetet e vjetra na përkujtojnë të kaluarën, ku ishim dhe ku jemi tani. Vjetërsia e automjeteve nuk shikohet, por shikohet a është në rregull automjeti dhe a e ka kaluar kontrollen teknike, kjo është me rëndësi. Automjeti mundë të jetë i ri, por nëse nuk është në rregull e ndot ambientin, largohet nga qarkullimi rrugorë kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat