Qeveritarët dhe deputetët e"Listës Serbe"duhet të dënohen për veprat penale të spiunazhit

Opinione

Qeveritarët dhe deputetët e"Listës Serbe"duhet të dënohen për veprat penale të spiunazhit

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 14 tetor 2020 Në ora: 09:14
Muhamet Kelmendi

Qeveritarët dhe deputetët e"Listës Serbe"duhet të dënohen për vepër penale të spiunazhit sipas nenit 131 , pika 1-5 të Kodit Penal të Kosovës, Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet që urgjentisht të hapë dhe lëshoj urdhërarrest kundër qeveritarëve dhe deputetëve të "Listës Serbe" në Kosovë në bazë të veprës penale të spiunazhit. Qeveritarët dhe deputetët e "Listës Serbe" deklaruan se japin llogari, informojnë dhe për ta vendoset në Beograd. Vet ky fakt i plotëson kushtet ligjore sipas Kushtetutes së Kosovës dhe Kodit Penal të Kosovës. Në Kodin Penal të Kosovës, neni 131, paragrafet 1-5 përcaktojnë dënimet deri në 12 vjet burgim për shpiunazh. Neni 131, par. 1-5 i Kodit Penal të Kosovës sanksionojnë sekretin e shtetit, komunikimin a dorëzimin e informatave shtetëve të huaja; organizimin e shërbimit të huaj në vend; hyrjen në shërbim të huaj; mbledhje e të dhënave dhe të dokumentëve në llogari të shtetit të huaj, duke ia komunikuar dhe dorëzuar atij shteti, organizatave a shërbimëve të huaja, në vepër penale. Dënimi është prej 5 vjet deri në 12 vjet burgim.

Deputetët dhe qeveritarët e "Listes Serbe"në Kosovë e pranuan vet bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me qeverinë në Beograd, drejtpërdrejt me Vuçiqin,të cilit i raportojnë dhe nga ai marrin urdhëra. Fakte më të qarta për spiunazh se këto nuk ka. Lidhur me këtë kërkohet që Prokuroria Speciale t' i kapi dhe t' i arrestoj të gjithë mbi bazen e nenit 131, paragrafit 1-5 të Kodit Penal të Kosovës. Ndaj tyre rëndon bashkëpunimi me shtetin fqinje, dhënje e informatave dhe dëshmive, si dhe vënia në shërbim të interesave të shtetit tjetër, ndaj Serbisë, të informatave dhe të vetvetës si spiun të shtetit të Kosovës te ai i Serbisë. Vepra e tillë e rrezikon intergritetin dhe sovranitetin e vendit sipas nenit 2 , paragrafit 1, 2 dhe 3 të Kushtetutes së Kosovës. Të lidhura me këto dy vepra, si dhe me rrezikimin e pasurisë së Kosovës, të sanksionuar me nenin122, paragrafi 2 të Kushtetutes së Kosovës, përmbushen elementet që dënimi të kalon mbi 12 vjet burg, deri me burgim të përjetshëm, sipas nenëve 123 dhe 125 të KP të Kosovës.

Pra, si qeveritaret, ashtu edhe deputetët serb nga "Lista Serbe" kanë kryer në vazhdimësi vepër penale të sanksionuar me KP të Kosovës. Ata duhet të hetohen dhe për të gjithë ata të lëshohet fletëarresti për vepër të rëndë penale të shpiunazhit dhe kundër rendit politik e juridik kushtetues. Duke kryer këtë punë ruhet shteti dhe kriminelëve iu pamundësohet veprimtaria antikushtetuese. Rrugë tjetër nuk ka shteti ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat