Letër publike, Lajçak - a je ndërmjetësues apo ndëshkues

Opinione

Letër publike, Lajçak - a je ndërmjetësues apo ndëshkues

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 17 tetor 2020 Në ora: 06:18
Lajçak

Prapë asociacioni doli në skenë. Ndonëse kjo çështje është pasojë e politikes shumëvjeçare të shtresave politike të Kosovës, të cilave iu ka munguar dhe, iu mungon, njohuria dhe profesionalizmi, e mos të them edhe ndërgjegjja, mbi shtetin dhe për shtetin, aktualizimi i radhës për Asociacionin, jo që është naive por edhe qesharake.

Mjerisht, ju politikan kosovar, a vëreni se, Serbia, kur të doni, Dialogun e bllokon, kur të doni del me kërkesa të ndryshme. E gjithë kjo ndodhë nga se Kosova në asnjë moment nuk u paraqit me kërkesa, me të cilat është deshtë të paraqitet.

Nuk do pretendoi për ndonjë vështrim juridiko-profesional por do I drejtohem z. Lajçak e njëherit edhe përfaqësuesve të Kosovës.

Po të isha në një tavolinë me z. Lajçak, së pari do e pyetesha për moshën e tij – sa vjet i ka. A i mban në mend vitet e fundit të shekullit të kaluar?! A e kupton se Kosova, Serbia dhe Sllovakia as gjeografikisht  nuk janë shumë largazi?! A  ke patur ndonjëherë në mendje se çfarë bëri Serbia kundër kosovarëve – mijëra e mijëra vrasje, mijëra e mijëra dhunime, kidnapoi shqiptar dhe i ekzekutoi në Serbi dhe as sot e kësaj dite nuk I tregon se ku u varrosen apo u hodhën diku në lumin Danub, se me dhunë dhe represalie, bëri që gjysma e kosovareve, ti braktisin shtëpitë dhe trojet dhe, të shpërngulen në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu. Z. Lajçak, a e kupton fare fjalën GJENOCID.

Përkundër të gjitha atyre, Ty, tani të shkon në mend që Kosova, për hir të njëfarë Asociacioni për një grusht serb në Kosovë, serb të cilët u vet izoluan, të cilët as që e respektoni shtetin e Kosovës, duhet, jo më pak por me e ndryshuar edhe Kushtetutën. Z. Lajçak, edhe unë kam insistuar për ndryshime të Kushtetutës por, jo për hir të Asociacionit por, për hir të popullit gjithë kosovar. Z. Lajçak, Ty dhe të tjerave në BE, a iu shkon mendja fare se, Kosova, me Kushtetutën ekzistuese iu ka ofruar minoriteteve e veçanërisht serbëve edhe më shumë se që duhet, a keni fare njohuri se në arenën ndërkombëtare dhe në vet Europë, ekzistojnë akte ligjore dhe Karta të ndryshme, të cilat flasin për të drejtat e minoriteteve, se të drejtat e serbëve në Kosovë i tejkalojnë normat ndërkombëtare.

Z. Lajçak, Ti e din se Sllovakia nuk e ka njohur dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës. Këtu çnderon edhe kontributi i yt personal. Megjithatë, Ti, e pranon postin e ndërmjetësuesit në mes Kosovës dhe Serbes. A bisedove fare me ndërgjegjen?! 

Të sugjeroi Ty dhe BE-s se, në procesin e ndërmjetësimit, patjetër, duhet me e patur të qartë edhe identitetin e palëve - shteteve dhe drejtësia duhet me vije në shprehje. Më duhet t’ua përkujtoi Ty dhe BE-s, se në këtë proces, në tavolinë gjidet Kosova, e cila ishte viktimë dhe Serbia ekzekutore e krimit gjenocidial gjithëpërfshirës - vrasjeve, dhunimeve dhe spastrimit etnik. Nëse këto fakte relevante anashkalohen, nuk mund të pritet ndërmjetësim, gjykim i drejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat