Në Shqipëri shteti nuk funksionon  6 muaj para zgjedhjeve elektorale

Opinione

Në Shqipëri shteti nuk funksionon  6 muaj para zgjedhjeve elektorale

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 17 tetor 2020 Në ora: 11:25
Skënder S. Kapiti

Prej 30 vitesh në Shqipëri funksinon ligji “demokratik”, ligji i cili mundëson që shteti shqiptar të mosfunksionojë 6 muaj para zgjedhjeve elektorale parlamentare apo qoftë edhe ato vendore.

Kjo është një përvojë e praktikë politiko-demokratike  tipike shqiptare që përsëritet  gjithmonë në  Shqipëri në prag të zgjedhjeve elektorale, ku gjithkça përqëndrohet krejtësisht vetëm  te fitorja e zgjedhjeve  me çdo kusht, me çdo mjet e çdo marifet mashtrimesh, gënjeshtrash, konfliktesh, manipulimesh e vjedhjesh votash, këto sidomos nga ana e pozitës së pushtetit  e cila i paraprin dhe inkurajon të gjitha poshtërsitë me qëllim të mbajtjes së  pushtetit për vazhdimësinë e qeverisjes nga ana e saj.

Pushteti dhe qeveria pavarësisht se cilës forcë politike i ka përkitur gjatë këtyre 30 viteve  dhe asaj që i përket aktualisht sot, pushteti ka përdorur gjithnjë të gjitha kapacititet shtetërore, të gjithë infrastrukturën e shtetit dhe administrastën për fushatë elektorale.

Zyrat qeveritare 6 muaj para zgjedhjeve apo për të mos thënë më sakt se për 4 vite ato përdoren si zyra propagande e qëndra politike elektorale.

Zyrat dhe institucionet shtetërore në Shqipëri në prag të zgjedhjeve shndërrohen në agjensi propagandistike elektorale, të përzgjedhjes, të provës dhe të seleksionimit dhe të rekrutimit militantesk partiak të partisë që ka pushtetin.

Më së paku 6 muaj para zgjedhjeve shteti pothuajse bie e nuk funksionon, apo funksionon keq dhe mbrapsht , si një shtet monopolo-njëpartiak, ku qeveria nuk e ka fare vëmëndjen dhe as interesimin te punët e detyrat shtetërore, por vetëm e vetëm se si të sigurojë vota.

Qëllimi është vetëm vota dhe pushteti, qoftë edhe me korrupsion, blerje, vjedhja e manipulim të saj edhe me gënjeshtra e mashtrime elektorale, bashkëpunim edhe me krimin dhe me paranë e pisët për të blerë votat e zgjedhjet, mercenarizmin dhe diversionin te antarësia e opozitës dhe joshja apo blerja edhe e  komisionereve të saj.

Për politikën shqiptare i pari është pushteti, paraja dhe interesi mbi  atdheun, shtetin e shoqërinë shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat