Letër publike drejtuar ministrit të Arsimit

Opinione

Letër publike drejtuar ministrit të Arsimit

Qëndrim Morina Nga Qëndrim Morina Më 17 tetor 2020 Në ora: 12:44
Ramë Likaj

I nderuar z. Likaj, Nëpërmjet kësaj letre të hapur, dua të shpreh atë që ua kam thënë edhe ish-ministrave të tjerë: ndajeni gjuhën shqipe nga letërsia në shkolla fillore dhe të mesme.

Përgatitja profesionale e mësuesve, planprogrami dhe niveli i ulët i zotërimit të normës drejtshkrimore nga nxënësit janë vetëm disa nga shumë arsyet pse ato lëndë duhet të ndahen.

Janë materie të ndryshme. Në emrin tim dhe të kolegëve të mi gjuhëtarë gjithandej, kërkoj ta shqyrtoni këtë letër, sepse konsiderojmë që është në të mirën e të gjithëve, e veçmas të nxënësve.

Do ta vlerësoja nëse ju do ta merrnit parasysh letrën time. Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem i nderuar.

Sinqerisht,

Qëndrim Morina (Studiues i gjuhës shqipe)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat