Thaçi dhe Mustafa ia bënë samarin Asociacionit?!

Opinione

Thaçi dhe Mustafa ia bënë samarin Asociacionit?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 17 tetor 2020 Në ora: 12:59
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Përfaqësuesi i BE për dialogun me Serbinë Miroslav Lajçak këto ditë qëndroi për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Thelbi i kësaj vizite te Lajçakut ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ne Kosovë. Ai shkurtë ua bëri me dije se ka ardhur të diskutojmë çështjen e implementimit te Marrëveshjeve ndërkombëtare te cilat Kosova i ka nëNshkruar me 2013 nga Hashim Thaçi dhe me 20l5 nga Isa Mustafa. Pra,Thaçi dhe Mustafa janë samargjitë që ia maruan samarin Asociacionit.

Por, e menjëhershme ishte përgjigja e Kryeministrit Hoti i cili ka theksuar se kjo temë është e mbyllur për Kosovën dhe se nuk do te diskutohet më për te duke tentuar qe ti ç’fajëson samarxhitë qe ia maruan samarin Asociacionit. Më pëlqen Hoti kur ia bënë kështu qejfin vetit, bash si herën e parë kur shkoi në Washington që se lëshonte nga goja sikur duke kënduar se po shkojmë atje të marrin njohjen nga Serbia. Por, kur Serbia insistoi në heqjen e pikës 10 ku parashihej njohja Avdullah Hoti as që reagoi, nuk reagoi as më i forti i botës Donald Trump u dorëzua para Vuçiqit bile as gojën se hapi, por njohja mbeti vetëm ëndërr e Avdullah Hotit. Por këtu në Qendrën e Botës në Shtëpinë e Bardhë Hoti përjetoi edhe fiasco tjera, ia futi thikën pas shpine Ujamnit, i lejoi trenat nga Serbia të mbërrijnë në det, por edhe të kalërojë Serbia nëpër tërë Ballkanin Perëndimor përmes njëfarë Mini Shengenit, qëllimi i se cilës ishte gllabërimi ekonomik nga Serbia si shteti më i fortë në rajon.

Kundër Asociacionit është edhe PDK, LDK dhe partitë tjera. Por reagimi i tyre është i vonshëm! Sepse partia e Kadri Veselit PDK ka harruar se Hashim Thaçin e ka nënshkruar Marrëveshjen për Asociacionin me 2013, kurse Isa Mustafa i LDK këtë e ka bërë me 2015 të cilën Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me 23 vërejtje anti kushtetuese?! Pse,PDK dhe LDK po reagojnë tashti e nuk kanë reaguar fare atëherë. Por aq me tragjike për PDK dhe LDK është edhe fakti se liderët e tyre Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa e cenuan integritetin territorial te Kosovës duke e nënshkruar edhe humbjen e Çakorrit, pastaj nuk reaguan fare as kur Hashim Thaçi për dy vite e më shumë lidhi aleanca të fshehta me armiqtë sllav të Kosovës për ndarjen e saj. Për te gjitha këto fajtor dhe përgjegjës për Asociacionin janë këta dy samarxhitë, Hashimi dhe Mustafa që ia maruan me dorën e vetë samarin Asociacionit të cilët historia do të lenë njollë të keqe mbi ta. Çdo reagim i PDK dhe LDK tash rreth Asociacionit është shumë qesharak,sepse me marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka lojë, por janë obligim.

Prandaj reagimi i kryeministrit Avdullah Hoti është sa për konsum për publikun sepse për formimin dhe implementimin e Asociacionit ka marrë obligime ndërkombëtare me nënshkrimin e shefave te tij Thaçit dhe Mustafës. Pra, Asociacioni do te bëhet deshi Hoti, Hashimi apo Mustafa, por mbetet të shihet se si do të bëhet. Kjo është çështja, kjo është nyja e lidhur rreth Asociacionit. Se si do të zgjidhet kjo nyje mbeten në mençurinë e liderëve tanë. Gjasat janë te vogla se kjo klasë e korruptuar politike do të mund të shpëtojë diçka të keqe nga ky Asociacioni, kur dihet se për këta fuzionerat e Kosovës që e bënë fuz Kosovën, më e rëndësishmja për ta është se kush po zgjidhet president se sa bllokimi i Veriut te Kosovës me Asociacionin Miratimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive është tepër i rrezikshëm për Kosovën. Kjo nuk guxon të ndodhë edhe me kushtin që të rrëzohen nja dhjetë qeveri me radhë njëra pas tjetrës,sepse është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, të cilën gjë po e kërkon Serbia tash e 10 vite në dialog më Kosovën.

Por, serbi nga Sllovakia ne Beograd foli në gjuhën serbe bile më mirë e fliste se vet Vuçiq, i cili ia çoi një selam Kosovës ku tha: ”Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, nuk do të këtë marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje nuk ka normalizim dhe nuk do të këtë marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin”. E kuptueshme dhe shumë e qartë?!

Më mirë Kosova mos të bëjë marrëveshje e as implementimin e saj, se sa të jetë një marrëveshje e keqe ku humb Kosova. Nuk blihet njohja nga Serbia duke humbë Kosova. E Asociacioni është katastrofë për Kosovën. Sepse më Asociacionin do të rrënohet rendi Kushtetues, do të cenohet sovraniteti i vendit, rrezikohet tërësia territoriale e Kosovës, kurse në aspektin institucional dhe Kushtetues defunksionalizohen institucionet e Kosovës, kjo do të thotë se brenda Kosovës do të krijohet një “mini-shtet”, një kancer i pashërueshëm për Kosovën që është vetëm hapi i parë i ndarjes së Kosovës.

Por edhe më keq kur pas disa vitesh Asociacioni do të forcohet me ndihmën e Serbisë sa që në një moment të volitshëm përmes një Referendumi do të shkëputet dhe t'i bashkohet Serbisë.

Ec e ndale në mundesh?! Ec e luaje mace kryet e bullit?! Pra, këtë finale që 10 vjet po e pret Serbia, asaj kurrë gjatë dialogut nuk i ka interesuar normalizimi dhe integrimi i serbëve të veriut brenda institucioneve të Kosovës, por në vazhdimësi i ka interesuar territori i Kosovës, Veriu i Kosovës me pasuri përrallore mineralesh që si ka kush në rajon e më gjerë. Ky ishte qëllimi dhjetëvjeçar i Serbisë gjatë dialogut të vijë deri tek finalja të cilën e ka dëshiruar e që po i mundësohet me formimin e Asociacionit. Por ndihmën më të madhe që Serbia te vijë në finale deri të Asociacioni dhe të marrë atë që dëshironte, ia mundësoi vet Kosova. Kosova kurrë nuk pati qasje serioze gjatë dialogut. Dialogun e bënë njerëzit e pa dijshëm, të shantazhuar dhe të zënë “rob” nga Serbia. Gjatë dialogut Kosova e la Serbinë që të merr primatin e viktimës. Kosova përmes këtij dialogu nuk e kushtëzoi me asgjë Serbin,anipse kishte shumë së për çka, nuk i parashtroi asnjë kusht për krimet dhe gjenocidin ne Kosovë, për demet e luftës që arrijnë mbi 36 miliardë euro, për te pa gjeturit, të cilët janë bartë dhe varros në shumë varreza masive nëpër Serbi që 16 prej tyre veç u zbuluan këto ditë, etj.

Kurse Kosova për gjatë gjithë këtyre 10 viteve të dialogut ishte inerte, e nënshtruar e mundur nga Serbia sepse dialogu udhëhiqej nga personat e pa ndërgjegjshëm, të padijshëm, të shantazhuar nga Serbia dhe si rezultat Kosova është humbëse e madhe në dialog. Pra, Kosova përmes njerëzve në dialog ia vuri lakun vetes të cilin pastaj Serbia ia shtrëngonte lakun deri në plasje. Kështu, e pësoi Kosova kur në ballë të dialogut i vë njerëzit më të dobët, të padijshëm dhe të shantazhuar deri në fyt dhe në vend se Kosova të fitojë diçka nga dialogu 10 vjeçar ajo doli humbësja më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat