Mirosllav Lajçak, le ta formojë Asociacionin në shtetin e tij për hungarezët, sllavët dhe romët e denigruar

Opinione

Mirosllav Lajçak, le ta formojë Asociacionin në shtetin e tij për hungarezët, sllavët dhe romët e denigruar

Nga: Fadil Maloku Më: 17 tetor 2020 Në ora: 16:00
Fadil Maloku

Modeli i Zajednicës që në cilësinë e kryeministrave e kanë filluar (më vonë edhe pranuar!?) Hashim Thaçi (2013) dhe e nënshkruar Isa Mustafa (2015), ASESI NUK GUXON TË IMPLEMENTOHET SI I TILLË, ngase, kjo “Zajednicë” fshehë shumë të panjohura dhe përmban shumë rreziqe të paparashikuara; Po përmendim vetëm disa nga ato rreziqe (që Serbia de facto, tashmë veç i ka realizuar për këto dy dekada të pasluftës,si arsimi shëndetësia,…) dhe të panjohura (që Serbia edhe de jure, po punon që t’i realizojë, si; Kuvendin, Policinë dhe Gjyqësinë puro serbe) që ajo po insiston pareshtur (edhe përmes Grenelli dhe Boltonit, në Washington, por edhe Lajçakut e Borrellit në Bruksel) t’i materializojë edhe si facte juridiko-politike!

Por, çka nē fakt po kërkon Serbia në këtë fazë emancipimi politik për 3% serbët e Kosovës? Kërkesa këto që janë aq absurde e aq jomeritore (3% serb po synon ta kontrollon përmes Zajednicës 25%-30% të territorit!?) sa që nuk mund t’i hasësh askund në botë! Bile as në Afrikën e jugut, ku segregacioni dhe aparthejdi arrin shkallën kulmore të diskriminimit racor e fetar!? Pra, Serbia përmes “kalit të Trojës” (Lista “Srpska”) po kërkon implementimin e Asociacionit, për arsye se ky model autonomie synon një; Kuvend (vetanak të 9 komunave aktuale që edhe janë si facte juridike); Polici (puro serbe që do e mbroj dhe do e zhvilloj këtë krijesë vdekjeprurëse për shtetësinë e shpallur më 2008); Gjyqësi (autonome fillimisht, por, më vonë identike me atë të Serbisë); Arsimim i cili edhe ashtu (me lejen dhe pëlqimin e H. Thaçit dhe të I. Mustafës) që nga paslufta ishte zhvilluar sipas Programeve të Serbisë); Buxhetin (që do grumbullohej nga nëntë Komunat që ligjërisht tani për tani e kanë tē pamundur ta kenë një “hambar” të vetëm);

Tani, në faza afatgjata Serbia synon që ngadalë, por sigurt përmes mjeteve demokratike (“kalit të Trojës” apo kopilit që na e la në derë logjika ahtisariane, por edhe injoranca jonë politike meqë atë e pranoi pa asnjë kundërshtim këtë lloj superdiskriminimi pozitiv, për një minoritet tërësisht periferik që ka vetëm 3% demografi?!), që serbët lokal, përmes Asociacionit tash edhe de jure të kontrollojnë dhe menaxhojnë me kompetencën e ligjit; MINIERAT TREPÇËS,KISHNICËS, ARTANËS (një pasuri marramendëse); Liqenin e Ujmanit (po ashtu një resurs natyror që në dekadat e ardhshme do i rriten benefitet) ; BREZOVICËN DHE BANJEN E KLLOKOTIT (begati në perspektivë);

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat