Lajçaku po kërkon, ta sjell Kosovën para aktit të kryer

Opinione

Lajçaku po kërkon, ta sjell Kosovën para aktit të kryer

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:52
Sherif Ramabaja

Asociacioni i Komunave serbe çështje e kryer..., çështje e përfunduar..., temë e mbyllur..., do të bëhet sepse qëndron në marrëveshjen e Ahtisarit..., do të aplikohet sepse është nënshkruar dhe aprovuar nga parlamenti me 2013..., duhet të kushtëzohet me Luginën...., duhet të kërkohet reciprocitet...., Thaçi do ta pranojë Asociacionin, për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale..., Serbia do t´i ndërprej bisedimet, nëse nuk e realizon Asociacionin me kompetenca shtetërore..., Serbia me deputetët serb të Kosovës e rrëzon qeverinë nëse nuk i përgjigjet interesave të saj etj.

Të gjitha këto thënje të shkruara dhe të thëna, i dëgjon çdo ditë ndër shqiptarët në Kosovë dhe më gjërë.

Frika është se Serbia nuk pushon me kaq. Ajo sapo t´ia arrij qëllimit në diçka, i zgjëron kërkesat. Kështu pa zgjedhur mjetet kanë arritur të zgjerohen, duke pushtuar tokat shqiptare dhe duke na tkurrur deri në kufirin aktual.

Tash po ashtu nga bashkësia ndërkombëtare na akuzojnë se për të arritur diçka duhet bërë kompromis. Kompromisi nënkuptohet se duhet lëshuar pe, sepse ndryshe nuk funksionon kjo punë.

Shtrohet pyetja deri kur duhet NE të bëjmë kompromise? Ndoshta deri sa të ngopet Serbia dhe të thote nuk dua ma.

 Ne, po filluam t´i plotësojmë kërkesat hegjemoniste të Serbisë, ajo s'do të ndalet deri në Durrës.

 Ne duhet t´i vëjmë vijat e kuqe, sepse ne plotësuam dëshirën e Maqedonisë, plotësuam dëshirën e Malit të Zi, tash na kërkohet që t´i plotësojmë edhe dëshirat e Serbisë.

 Kush do t'i plotësoi dëshirat tona?!

 Ekzistojnë dëshmi të gjalla që Serbia na okupoi dhe me terror shtetëror na ndoqi duke filluar nga Nishi. Ekzistojnë po ashtu dëshmi të gjalla që, kishat dhe manastiret që sot pretendon Serbia që janë të saja, ishin po ashtu shqiptare.

Ekzistojnë po ashtu dëshmi të gjalla, që Serbia qe një shekull me terror shtetëror na mbajti të kolonizuar.

Kryeministri Hoti, po garanton se Asociacioni është çështje e mbyllur, por përfaqësuesi i EU-së po  shprehet se, pa Asociacionin ska marrëveshje.

Ai shkoi edhe aq larg, sa që kërkoi ta ndryshojmë kushtetutën, për ta aprovuar Asociacionin, siç e do ai dhe Serbia.

Nëse zotit Lajçak aq fort i dhimbet Serbia, le t´i ofroi  Serbisë territor në Slovaki dhe t´ua lejoj edhe Asociacionin. Serbët me siguri nuk kan asgjë kundër.

 Zoti Lajcak, pse nuk i kërkoi Serbisë që ajo ta ndryshoi kushtetutën dhe ta largoi Kosovën nga preambula e saj. Mos vallë edhe ky ndan të njejtin mendim me Serbinë?

Kryeministri Hoti, ndodhet nën presionin e brendshëm, sidomos nga ata që llogaritet se janë punëdhënësit e tij, Thaçi e Mustafa, por ai ndodhet nën presion edhe nga përfaqësuesit e koalicionit, Haradinaj dhe Limaj.

 Hoti, ndodhet po ashtu nën presion edhe nga LVV -ja, sepse ata llogarisin se ua rrëmbeu pushtetin me kalkulimet e Thaçit dhe Mustafës.

Kryeministri Hoti, po ashtu ndodhet nën presion nga parlamentarët serb dhe turq, që në Kosovë mbrojnë interesat e Turqisë dhe Serbisë.

 Hoti, ndodhet edhe nën presion të Serbisë dhe përfaqësuesve të EU-së, Borrelit dhe Lajçakut, të cilët haptas në të shumtën e rasteve mbrojnë interesat e Serbisë, edhe pse këmbëngulin se janë neutral.

Kosova megjithatë kërkon që ata të mos jenë neutral, sepse Serbia eshte ajo që bëri masakra ndaj nesh dhe popujve të cilët i sulmoi.

Serbia ishte ajo që i ndezi kater luftëra dhe në secilën prej tyre ajo ishte agresori. Sot në krye të Serbisë ndodhen po ata persona që i kishin udhëhequr këto luftëra dhe synojne prap që t´i realizojnë planet ekspanzioniste.

A duhet që Kosova të bie viktimë duke përmushur apetitet e saj, vetëm e vetëm që Serbia të shkëputet nga Rusia dhe Kina? Çka është  tepër është e tepërt, prandaj duhet kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të mos jetë neutrale sepse agresori është me emër e mbiemër, i njohur për ne, fqinjët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat