Lajçak, jo ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, por ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë

Opinione

Lajçak, jo ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, por ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:01
Gani I. Mehmeti

Me deklaratën e Lajçakut për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçaku do duhej të shpallej i padëshirueshëm për Kosovën.

Të gjithë politikajt amerikanë të angazhuar për bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë shprehur, se ata do të pajtojnë me çfarëdo lloj marrëveshjeje që të mirren vesh vetë Kosova dhe Serbia, pa prejudikuar fare se kush çka duhet të bëjë.

Ndërkaq, Lajçaku doli më i “mençur” dhe në Beograd, mbasi kishte lënë Prishtinën, ai urdhëron të bëjë Kosova edhe ndryshime kushtetuese për të kënaqur apetitet serbe dhe për të formuar edhe një shtet brenda Republikës së Kosovës.

Kur, Kosova, u dashka të ndryshojë Kushtetutën për formimin e Asociacionit serb, çfarë duhet të bëjë Serbia, e cila e mban brenda kushtetuës së saj Republikën e Kosovës? Vallë, kjo nuk u dashka ta ndryshojë Kushtetutën? Përse nuk i drejtohet Vuçiqit më parë për ndryshimin e Kushtetutës, por Kosovës.

Më shumë duhet të bëhet për 50-60 mijë serbë në Kosovë apo për mbi 2 milionë shqiptarë në Kosovë?

Pastaj, ku është Lajçaku që nuk interesohet fare për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc? Vallë, a nuk janë njerëz këta, për të cilët askush nuk e çanë kokën. Këtu nuk është faji vetëm i Lajçakut, deri sa Prishtina e Tirana heshtin dhe i shtijnë veshët në lesh.

Nuk ka drfejtësi deri sa anon në njërën anë, Lajçak.

Duhet të buhet ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë, për ta nxjerrë nga Serbia Republikën e Kosovës, asesi të formohet Asociacioni i komunave me shumic[€ serbe se ata duhet të integrohen në tërë Kosovën, jo të ngujohen nëpër komuna-fshatra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat