Vjosa vazhdoni në LDK, anëtarësia e LDK-së ju respekton

Opinione

Vjosa vazhdoni në LDK, anëtarësia e LDK-së ju respekton

Prof. Fahri Mahalla Nga Prof. Fahri Mahalla Më 18 tetor 2020 Në ora: 13:07
Vjosa Osmani

Pajtimi dhe falja e shpëtojnë LDK-në nga ndarja. LDK-ja e Ibrahim Rugovës është një, dy nuk bëhet. Ndarja na dobëson bashkimi na forcon. Pajtimi dhe falja janë vlera njerëzore. Kryesia qendrore e LDK-së padrejtësisht Vjosën e largoi nga pozita e nënkryetarit që mbante në LDK. Vjosa Osmani paska gabua, se pse paska menduar dhe vepruar ndryshe, ka pas edhe të tjerë në LDK, që kanë menduar dhe vepruar ndryshe, por ata nuk janë përjashtuar nga pozitat e LDK-së. Mendimi ndryshe është vlerë njerëzore, jemi njerëz nuk jemi robotë. Ata që refuzojnë pajtimin janë fajtorë, për ndarjen dhe përçarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Anëtarësia e LDK-së e donë pajtimin dhe bashkimin, po e them atë që po flitet dhe dëgjohet nga anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së. Në organet udhëheqëse të LDK-së duhet bërë ndryshime, vetëm përmes zgjedhjeve demokratike. Secili anëtar dhe udhëheqës i LDK-së duhet ta ketë guximi qytetar, që ti thotë të Bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë. Gjatë zgjedhjeve ti zgjedhim ma të mirët në organet udhëheqëse të LDK-së. Toleranca dhe mendimi ndryshe e forcon LDK-në. Të jemi të sinqertë mes veti në LDK. Programi i LDK-së është ai që na ka bashkuar, për atë duhet të veprojmë si një familje brendapërbrenda LDK-së. Liderët vijnë e shkojnë. Programin e LDK-së është me rëndësi, të realizohet në praktikë. Thuhet se 100 fjalë nuk barazohen me nëi punë konkrete.

Vjosë ne të duam në LDK, me të tjerët. Vjosë rrini në LDK me të tjerët, edhe nëse nuk të kthejnë në pozitën ku ishe më parë, rri në LDK. Deri në zgjedhjet e ardhshme, LDK-ja do të pastrohet dhe shumë gjëra do të sqarohen. Në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojë drejtësia. Vjosë, ti për anëtarësinë e LDK-së je ajo që ishe, tani je edhe më e fortë, se pse e mbajte fjalën dhe premtimet, që i ke dhanë para elektoratit të LDK-së.

Forca atomike e njeriut është durimi. Diamantin mundë ta lyjnë dhe ta përlyjnë servilët. Diamanti mbetet diamant i pastërt. Çdo fillim është i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat