Mirosllav Lajqak diplomatë apo reformator i Kushtetutës?!!

Opinione

Mirosllav Lajqak diplomatë apo reformator i Kushtetutës?!!

Nga: Ismail Muciqi Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:02
Ismail Muciqi

Deklarata e Lajcakut në Beograd nuk duhet të na befasojë kur dihet se po i njëjti që nga fillimi i Luftës në Kosovë ishte në anën e Serbisë.

Po ky diplomatë ishte kundër bombardimit nga NATO-ja dhe në mënyrë permanente u deklarua kundër Republikës së Kosovës dhe kundër njohjes nga shteti i tije.

Lajcaku dhe shteti i tije bashkë me 4 vendet tjera të Evropës edhe pas dy decenieve ende nuk e njohën Republikën e Kosovës.

Prandaj pozicionimi i tije në përkrahje të Vuqiqit është vetëm një dëshmi e politikës boshe, të Evropës shter. Deklaratat jo parimore të Lajqakut se Kosova duhet formuar sa më parë asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke ndryshuar kushtetutën është ndërhyrje flagrante dhe në integritetin dhe sovranitetin e Shtetit të Kosovës.

Ai shkojë edhe më lartë duke thënë se kushtetuta nuk është bibël për tu ndryshuar.

Për Shtetin e Kosovës kushtetuta si akti më i lartë juridikë është simbol dhe bazament  i sovranitetit dhe integritetit të Republikës.

Duhet përmendur se pozicioni i Kosovës në dialogun me Serbinë është tejet i pavolitshëm dhe problematikë.

Për këtë gjendje padyshim  përgjegjësia bie mbi ata përfaqësues të institucioneve të Kosovës të cilët në vitin 2013 dhe 2015 biseduan dhe nënshkruan pajtimin për formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Se këta liderë të papërgjegjshëm, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje në Bruksel, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës  konstatojë se ky asociacion  i nënshkruar i shkelë normat kushtetuese në 23 nene.

Mjerisht  klasa politike e konsumuar dhe e përçarë  vite me radhë po i sjellë dëm ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit.

Tani kur Serbia përmes bashkëpunëtoreve të shtabit të Milloshoviqit po punon për projektin e “Serbisë së Madhe” duke e sfidua vazhdimisht  Shtetin e Kosovës përmes opstrukcioneve të ndryshme duke filluar që nga rojet e urës, barrikadat në veri, strukturat paralele kriminale të cilat tani përmes kalkulimeve dhe pazareve politike të institucioneve shqiptare Lista Serbe ka arritur të futet brenda në Qeverinë e Kosovës duke marr pozicione shtetërore, duke punuar dhe vepruar për interesat e Beogradit.

Pozicioni i Serbisë në dialogë me Kosovën është forcua dukshëm në krahasim me palën kosovare. Tani Vuqiqi e ka përkrahjen e shumicës absolute në Parlamentin e Serbisë.

Pozicioni negociues i Kosovës është i pafuqishëm për të marr  çfarëdo vendimi në raport për normalizimin për mardhënje me Serbinë.

Mjerisht gjatë rrugëtimit të qeverisjeve dhe individëve në krye të institucioneve të shtetit bënë shumë lëshime dhe gabime të cilat e dëmtuan forcimin e Shtetit të Kosovës, ndërsa Serbia arriti që me dinakëri dhe diplomaci të shndërrohet nga shteti i cili bëri 3 luftëra dhe krime ndaj civileve të pafajshëm tani të shndërrohet në viktimë.

Kjo u pa edhe në raportin Dick Martyt i cili e detyrojë këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë të drejtësisë që të formohen dhomat  e posaçme të Prokurorisë Speciale në Hagë për ti hetuar “krimet” e UÇK-së kundër serbeve dhe pjesëtarëve  tjerë të komuniteteve që jetuan në Kosovë.

Politikanet tanë, tani në këtë kohë kur Serbia po punon për ta formua dhe jetësua statusin e komunave serbe me qëllim të Bosnjëzimit të Kosovës, elita politike shqiptare në Kosovë po zhvillon luftë politike për të marr  sa më shumë pushtet, e kjo po shihet edhe me pretendimet se kush do ta marë postin e Presidentit të Kosovë.

Politikanet e papërgjegjshëm të Kosovës pas luftës dhe Pavarësisë humbën me mija hektarë sipërfaqe ju dhanë Maqedonisë e ndërsa Mali Zi u shpërblye me 8 mijë hektarë tokë të Kosovës.

Nëse kjo rrjedhë vazhdon me këtë papërgjegjësi të liderëve dhe institucioneve Kosova rrezikon të humbë edhe një pjesë të tokave në veri ku pushteti lokalë udhëhiqet nga serbët.

Është e nevojshme të theksojmë se situata aktuale politike, ekonomike dhe ajo e sigurisë është jashtëzakonisht e pa qëndrueshme.

Këtij kaosi po i ndihmon edhe Pandemia e Koronavirusit e cila e ka kapluar gjithë Globinë dhe të cilës nuk po i dihet fundi.

Në fund mendojë se fati i Kosovës dhe i Ballkanit në tërësi është i lidhur  edhe me zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fitorja e Bajdenit për tu bërë Presidentë është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shtetit të Kosovës për sigurinë e tije dhe për integrimin në Aleancën e NATO-së.

Ky është vizioni, shpresa dhe dëshira e shqiptarëve kudo që jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat