Strategjitë politiko- ushtarake të fillimit të luftërave

Opinione

Strategjitë politiko- ushtarake të fillimit të luftërave

Nga: Shpend Salihu Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:42
Shpend Salihu

Lufta si koncept ideor nënkupton konfliktin e armatosur, me pasoja të rënda për jetën e njerëzve si dhe humbje të mëdha materiale dhe infrastrukturore.

Luftat në konceptin klasik prej kohës së Greqisë dhe Romës antike, ishin konflikte të armatosura, në domicile të ndryshme anemban botës, me qëllim të prevalencës socio-ekonomike dhe ushtarake dhe nënshtrimin e vullnetit dhe civilizimit klasik dhe të avancuar Greko- Romak.

Kemi forma të ndryshme të luftërave: ndërshtetërore, regjonale, globale, biologjike, kimike, radiologjike, asimetrike, guerile, propagandistike si në aspektin ekonomik, kulturor dhe zakonor ( që janë lufta speciale), lufta fetare, lufta sektare, luftë civile, etj. Të gjitha luftërat e sipërmendura kanë motiv, dominancën në një domicil të caktuar, dhe imponimin e vet ideo- politik ose fetar, si dhe kontrollimin e resurseve natyrore, infrastrukturës energjetike, aparatit shtetëror dhe politik, si dhe kontrollimit të territorit të caktuar e lansimin e bazave të veta ushtarake ose para ushtarake.

Për fillimin e një lufte të cilësdo natyrë të sipërmendur nevojitet plotësimi i shumë parametrave dhe kritereve, sepse në të kundërtën dëmi i atij formacioni para ushtarak ose ushtarak është i pariparueshëm dhe godet iniciatorët dhe masën mobile që ai mund ta mobilizojë për qëllime të caktuara, e ndër kryesoret janë:

  1. Sa është në mundësi të mobilizojë masat dhe zhvillojë kampanjë të fuqishme publike, për mobilizim të përgjithshëm, si në rrafsh të mbrendshëm ashtu edhe të luftërave ndërshtetërore,
  2. Sa janë forcat rezistuese si të brendshme ashtu edhe të jashtme të afta të përballojnë sulmet e tilla qofshin të natyrës së luftave speciale ose luftave asimetrike e guerrile ose edhe luftave ndërshtetërore,
  3. Sa mund të ketë përkrahje të forcave ndërkombëtare, shteteve me potencë në rrafsh ndërkombëtar
  4. Cili është kapaciteti ushtarak i atij formacioni si dhe cilat janë dëmet kolaterale në atë luftë,
  5. Cila është forca rezistuese ushtarake ose mediale e grupit të brendshëm nëse kemi të bëjmë me struktura vendore ose të shtetit fqinjë me të cilin synohet të niset një luftë qoftë e natyrës asimetrike, guerrile ose edhe medialo-propagandistike
  6. Cilët janë forcat ndërkombëtare të grupit, nëse është luftë e brendshme që e përkrahin ose luftë ndërshtetërore, që e përkrahin në këtë konflikt,
  7. Sa mund të mobilizohen shtetet fqinje që ta zbrapsin sulmin e forcave para ushtarake ose guerrile ose nisjen e një lufte asimetrike ndaj tyre,
  8. Sa do jenë humbjet materiale dhe njerëzore dhe çfarë konotacioni një luftë e tillë do ketë në rrafsh global nga ana e fuqive të mëdha,
  9. Çfarë pajisje logjistike dhe strategji politiko- ushtarake mund të kenë këto formacione, që të arrijnë të jetësojnë qëllimet e tyre jo konformiste dhe reaksionare si në aspekt të politikave të brendshme ndaj shtetit ku veprojnë, si në aspekt të realizimit të objektivave të tyre për përfitime territoriale ndaj shteteve fqinje, si dhe sa do të jetë kostoja financiare dhe njerëzore e konfliktit të tillë,
  10. Çfarë terreni mbulon ajo luftë, dhe sa mund të realizohet me sukses, që mos të ketë pritë nga ana e forcave kundërshtare, e kemi fjalën për luftën speciale, se me çfarë informacione dhe kampanje, forcat rivale disponojnë ose me luftë fizike, qoftë e natyrës asimetrike, guerrile ose luftë ushtarake
  11. Si të bëhet evakuimi i civilëve, që ai konflikt nëse është para-ushtarak ose ushtarak të jetë u reduktuar në minimum, që të ketë sa më pak dëme të civilëve,

Ka edhe shumë objektiva tjerë që duhet të merren parasysh, gjatë pregaditjes së planit operativ ( ose strategjisë planifikuese), gjatë veprimit dhe lansimit të luftërave të ndryshme. Që të shkruajmë për të gjitha këto, duhet një libër por u mundova të i përmbledhi shkurt për nevojë të vetëdijesimit të opinionit publik në Kosovë.

Në rast të një lufte Ballkanike, dëme të pariparueshme dhe të mëdha si në aspektin njerëzor ashtu edhe të infrastrukturës e dëmeve materiale do i pësonin Shqipëtarët, sepse në të gjitha pikat e sipërmendura jemi në disavantazh ndaj shteteve rajonale, gjersa trumbetimet e grupeve jo konformiste dhe reaksionare, mbi një përfshirje Anglo-Amerikane ose Europiane, mund të i harrojmë, pasiqë objektivat Anglo- Amerikane shtrihen në të gjithë hemisferën Ballkanike si në aspekt, politik, ushtarak ashtu edhe finansiar, e nuk do i shkatërrojnë strategjitë nacionale Anglezët dhe Amerikanët që të na mbajnë krahun neve. Sa i përket trumbetimeve, se Turqia do përfshihet në këtë konflikt në favor të Shqipëtarëve, mos të harrojmë se Erdogani është nën ombrellën Ruse dhe përfshirja e Turqisë në krah të Shqipëtarëve nënkupton se Rusia do i mbrojë vëllezërit ortodoks Grek, Serb, Bugar, Maqedon dhe Malazez, gjersa kriza dhe konflikte të brendshme të Kurdëve dhe Armenëve si dhe Gulenistëve do fillojnë në Turqi, me çfarë do bie Turqia dhe do vie deri tek ndarja e Turqisë dhe themelimi i një shteti Kurd dhe Armen në Turqi, e do ndalet hegjemonia Turke në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat