Qëndrim Gashi, doli horr e jo “ambassador”

Opinione

Qëndrim Gashi, doli horr e jo “ambassador”

Nga: Rexhep Torte Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:04
Rexhep Torte

Profeti Muhamed për jetën dhe misionin e tij fisnik, paqësor, mëshirues dhe bamirës, duhet të adhurohet, nderohet dhe respektohet, e jo të ironizohet.

Michael Hart, historian amerikan në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in histoty” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur të Dërguarin e Allahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit ku ka thënë, “ E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai është udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij , ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i freskët”.

Qëndrim Gashi , “ambasadori” i Kosovës në Francë, për veprimin e tij qyqar, të turpshëm, e skandaloz, duhet menjëherë të ndëshkohet me tërheqje nga ky post i rëndësishëm që duhet të na nderojë, e jo të na poshtërojë dhe konfliktuojë.

Qëndrim Gashi, “ambasadori” i Kosovës në Francë, në profilin e tij në Tëiter ditë më parë ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed, me çka e ka njollosur dhe poshtëruar veten e tij, familjen e tij dhe tërë shqiptarët.

O Qëndrim Gashi “ambasador”, a nuk kishte ndonjë punë tjetër më të mençur që ta lyp posti dhe detyra yte e rëndësishme dobiprurëse shtetërore, se sa që paske vendosur të kapesh në zinxhirin e mëkateve hyjnore?

O Qëndrim Gashi “ambasador”, a i din detyrat dhe obligimet e tua ndaj shtetit të Kosovës, që të ka emëruar në atë post të rëndësishëm reprezentativ, ku duhet të tregosh kulturë, maturi dhe prezentim denjësor të shtetit?

O Qëndrim Gashi “ambasador”, a e ke lexuar domethënien e fjalës ambasador dhe kodin profesional dhe etik të ambasadorit?

O Qëndrim Gashi “ambasador”, a ke patur nderin të lexosh qoftë edhe një pjesë të biografisë të Profetit Muhamed?

O Qëndrim Gashi “ambasador”, pasi nuk i paske as dy gram mend e njohuri po të informojmë se, Profeti Muhamed, është Pejngamberi të cilit Allahu i Madhërishëm para 14 shekujve ia shpalli Kur’anin Famëlartë, nëpërmjet engjëllit Xhebrail në kohëzgjatje prej 23 vitesh.

Kur’ani Famëlartë paraqet udhëzim, edukim dhe lumturi për mbarë njerëzimin.

Kur’ani Famëlartë nga fillimi e gjerë në fund përmban mesazhe paqe, mëshirë dhe mirësie

Kur’ani i tëri është udhëzim, edukim dhe lumturi për çdo njeri.

Kushdo që e lexon, e kupton dhe e zbaton Kur’anin, pa marrë parasysh se cilit besim fetar i takon, qoftë mysliman, i krishterë, apo i ndonjë besimi tjetër, në këtë libër të shenjtë me siguri do të gjejë udhëzimin, edukimin dhe lumturinë shpirtërore për të jetuar në paqe, mëshirë dhe mirësi me veten e tij, me familjen e tij, me njerëzit që e rrethojnë dhe me mbarë njerëzimin.

IKRE është fjala e parë e Kur’anit, që do të thotë lexo, mëso dhe studio.

Kornizat e përmbajtjes së Kur’anit Famëlartë janë të qarta, të pastra, strikte, stabile, të qëndrueshme dhe të padevijueshme, që nënkupton faktin se kush tenton ta ndalë, ta ndryshojë apo ta devijojë, i mbetet në qafë mëkati ndëshkues, dënimi për gabimin që e kryen.

Profeti Muhamed përveç përhapjes së Kur’anit Famëlartë në njërin nga sunetet dhe porositë e shenjta të tij për njerëzimin, lidhur me sëmundjet infektive, siç ka qenë në atë kohë leproza, thotë, “Nëse kjo sëmundje ju godet, mos dilni nga shtëpia, ose nga vendlindja që të i infektoni edhe të tjerët.

Nëse kjo sëmundje ju godet jashtë vendlindjes, qëndroni aty dhe mos u ktheni në vendlindje që të i infektoni edhe të tjerët”.

Kjo porosi e shenjtë e Profetit Muhamed është më se e vlefshme edhe sot kur po ballafaqohemi me Coronavirusin, që e ka pllakosur mbarë botën.

O Qëndrim Gashi “ambasador”, me këtë veprim tëndin diletantesk, naiv, fëmijëror e ke poshtëruar e njollosur vetën, familjen dhe shqiptarët në përgjithasi.

Profeti Muhamed është shembëlltyrë e modestisë, ndershmërisë, drejtësisë, dashurisë midis njerëzve, mirësisë, fisnikërisë, bamirësisë, paqes, e meshirës.

Profeti Muhamed është personalitet i shquar njerëzor dhe hyjnor, gjithmonë në respekt të dashurisë, respektit dhe drejtësisë mes njerëzve.

Profeti Muhamed duhet të nderohet dhe respektohet për bëmat, sjelljet dhe mesazhet e tij për paqe e mirësi.

O Qëndrim Gashi “ambasador”, nëse je dhe ndjehesh shqiptar duhet ta dish se te shqiptarët janë të pranishme tre besimet fetare, besimi mysliman, besimi katolik dhe besimi ortodoks.

O Qëndrim Gashi “ambasador”, a e din, a ke dëgjuar dhe a ke parë se shqiptarët janë i vetmi komb në botë ku të tri besimet fetare jetojnë në nje harmoni lakmuese për tërë botën.

O Qëndrim Gashi “ambasador”, ke bërë mëkat të madh ndaj Allahut të Madhërishëm, dhe këtij mëkati nuk i shpëton dot në jetën e përtejme.

Para Allahut të Madhërishëm nuk peshon as sa një pikë uji në oqean.

O Qëndrim Gashi “ambasador”, na turpërove të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë njerëzve që dëshirojnë paqe, mëshirë e mirësi në këtë botë të trazuar.

Nëse Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk denjohen të tërheqin nga posti i ambasadorit, atëherë tërhiqu vetë për gabimin fetar, moral, etik, profësional e njerëzor që bëre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat