Monolog i lisit në pyll

Opinione

Monolog i lisit në pyll

Nga: Rrustem Geci Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:00
Rrustem Geci

Të palindurit duan ta dinë origjinën kush jemi dhe nesër cila është e ardhmja e tyre. Nëpër dy kohë ecë i tërë njerëzimi. Dashuria e lindi dashurinë dhe urrejtjen. E bukura është bimë e dashurisë. Çdo farë që laget edhe mbinë. Jemi farë prej qiejsh të paanë. Jemi gur i shkruar që nga lashtësia. Lyra, në sytë e tu të bukur më pëlqen liria dhe, ai krua poetik i shprehjeve!

Ky lot i art i tokës, i detit, i ajrit, i diellit dhe yjeve është poezi, filozofi, histori dhe çka jo. Bukuria e ndjesë në një dashuri me trazira të përziera përsonale e shoqërore në të tëra çastet është vlerë kulturore e mendjes dhe vetëdijes. I dashur popull, e dashur toka ime, i dashur deti im, i dashur kozmosi im! Kush të tha që Pirro Burri, Aleksandri, Eleuteri, Gjegj Kastrioti e Adem Jashar kanë vdekur!

Populli im! Heronjtë e historisë sonë janë gjallë. Veprat e tyre, idetë, kudo janë midis nesh. Ata Rilindin, sa herë i kërkon atdheu dhe flamuri!.. Çamëria, populli me epikë fushash, malesh, detërash dhe qiejsh të pafund,  është shqiptar, është Shqipëri, është atdhe.

Mbahu Çamëri s´e të mbajmë! Shqiptar, je populli me gjuhën më të parë të njerëzimit. I vetmi popull i pranuar, hyjnor, njëherit, dhe populli më jetëgjatë i tokës. Çamëria është vendi ynë, i pushtuar pa të drejtë nga Greqia. Pra, Çamëria është çelësi i bashkimit kombëtar dhe mision i pandalshëm i Rilindjes sonë Kombëtare. Rroftë Çamëria! Rroftë populli shqiptar!

Zoti e bekoftë Republikën e Çamërisë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat