Elio Hysko, kandidati për depuetet i PS në Kamëz, që synon të promovojë frymën rinore të PS në Kuvend

Opinione

Elio Hysko, kandidati për depuetet i PS në Kamëz, që synon të promovojë frymën rinore të PS në Kuvend

Nga: Bekim Puci Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:46
Bekim Puci

Edhe pse ka ende mjaft kohë gjer në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, fushata thuajse ka nisur dhe turret elektorale të partive kryesore politike janë nisur në start. Partia Socialiste si partia kryesore, më e madhja shqiptare, që pretendon dhe meriton një mandat të tretë, ka hedhur në “qarkullim” kandidatët e saj më të mirë, që janë nga më aktivët jo vetëm në jetën politike shqiptare por dhe në promovimin e vlerave më të mira të pluralizmit politik.

Dua të veçoj njërin nga kandidatët, z. Elio Hysko, i cili është mjaft aktiv në jetën politike dhe shoqërore dhe e ka përfaqsuar denjëshsiht PS dhe elektoratin e tij në mandatin që pritet të mbarojë së shpejti. Aktualisht është kryetar i FRESSH dhe Kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin më 25 prill 2021 në Kamëz, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Elio ka promovuar frymën rinore në PS dhe në Kuvend, jo vetëm për shkak të pozicionit të tij në krye të forumit rinor socialist, por dhe të pasionit të tij për të ndikuar që rinia të jetë pjesë aktive dhe gjeneruese e nismave dhe projekteve të PS për ndryshimin.

Në Kamëz, ku ekziston një trashëgimi thuajse përjashtuese e rinisë nga sfidat dhe vizionet politike, mandatimi dhe zgjedhja si deputet i z. Elio Hysko do të sillte një frymë të re, ku brezi i ri, të rinjtë e shkollave dhe të fronteve të punës, të të gjitha fushave të jetës, do të ndiheshin të pëfaqësuar denjësisht nga një zë i përveçëm i tyre.

Elio është njeriu i duhur për Kamzën, për të përfaqësuar sa më mirë një zonë me resurse të forta por që ende nuk janë vënë plotësisht në punë, për shkak të politikave dritëshkurtëra djathtiste, që kanë sunduar tash tridhjetë vjet në këtë zonë perferike.

Duke votuar Elion, Kamza do të votojë për ndryshimin e një mendësie të ngulitur dhe që nuk çon ujë në mullirin e banorëve të Kamzës por në mullirin e partiakëve të sëmurë pëdëistë, që e kanë parë Kamzën vetëm për interesat e tyre të ngushta dhe jo për interesat e të gjithë banorëve, pavarësisht përkatësive politike, siç mëton e synon të bëjë Elio, njeriu I pritshmërive rinore dhe të gjitha shtresave shoqërore të Kamzës, nëse do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat