Kushtetuta dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë

Opinione

Kushtetuta dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:16
Prof. Dr. Riza Smaka

Kosova, sipas nenit 1 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , është republikë , shtet i pavarur, sovran, demokratik , u n i k dhe i pandashëm.

Kërkesa aktuale për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është e kundërshtimshme me Kushtetutën për aq sa do të mund të themelohej me autorizime ekzekutive në një anë dhe , është e paarsyeshme , nga se, në Kosovë, ekziston Asociacioni i komunave të Kosovës. Për sa janë komunat me shumicë shqiptare e të tjerë në Kosovë, aq janë dhe duhet të jenë edhe komunat me shumicë serbe në Kosovë, anëtare të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Pra , sikundër komunat tjera në Kosovë edhe komunat me shumicë serbe në Kosovë janë komuna të Republikës së Kosovës dhe si të tilla do të duhej të anëtarësoheshin në Asociacionin e komunave të Kosovës dhe në të t’i realizonin autorizimet e caktuara të tyre. Formimi eventual i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë , krahas Asociacionit ekzistues të komunave të Kosovës do të trazonte dhe do të sfidonte seriozisht natyrën dhe karakterin e shtetit unik të Kosovës, do t’i dyfishonte asociacionet e komunave duke shkaktuar harxhime të pajustifikuara të mjeteve buxhetore madje duke mos ofruar asnjë shërbim publik qe aktualisht nuk do të mund të realizohej në komunat ekzistuese si dhe serbët kosovarë në vend të integrimit në shoqërinë politike dhe në institucioeat kosovare , në masë tç konsideruar do t’i getoizonte në kundërshtim të plotë me karakterin e Republikës së Kosovës si shtet qytetarë !

Nëse , në marrëveshjen politike kosovare – serbe do të akordohej formimi i Asociacionit e komunave me shumicë serbe, Kosova nga shteti unik do të shndërrohej në shtet të përbërë të karakterit federativ eventualisht konfederativ dhe për aq shteti dhe shtetësia e Kosovës do të problematizohej skajshëm në dëmin e efikasitetit, efiçiencës dhe qëndrueshmërisë! Në atë formë do të shkaktohej çrregullim i parimeve themelore të Republikës së Kosovës nga shteti qytetar e unik në shtet të përbërë ,etnik dhe disfunksional! Për zzgjidhjen e sprasme do të kërkohej amendimi esencial i Kushtetutës së RK-së veçanërisht i dispozitës së nenit 1 par. 1 të Kushtetutës duke e riformuluar Republikën e Kosovës në shtet të përbërë dhe etnik!

Ndryshe, procedura legjislative për amendime , modifikime e novelizime të Kushtetutës, nuk është ca e ndërlikuar pos qe kërkohet shumica e kualifikuar për t’i votuar si dhe uniteti politik së pakut i partive politike parlamentare.

Klasa politike aktuale e vendit tonë medoemos do të duhej të ishte në platformë unike për refuyimin e idesë dhe konceptit për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë veçanërisht jo të Asociacionit me funksione ekzekutive!

Para çdo takimit ndërkombëtar referuar marrëveshjes kosovare – serbe, klasa politike përkatësisht pushtetarë do të duhej të përgatitej seriozisht dhe të mbështetej me grupe të ekspertëve të mirëfilltë veçanërisht nga fusha e kushtetutës në nivelin doktrinar dhe praktikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat