Qëndrim Gashi ambasadori lolo i Hashim Thaçit

Opinione

Qëndrim Gashi ambasadori lolo i Hashim Thaçit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:35
Sulejman Mehazi

I nderuar ambasador Qëndrim Gashi, nuk ta zëmë për të madhe, shihet se je "ballavac" ndaj gjërave të ndieshme njerëzore.

Zotëri "ballavac" ambasador, ti, para se ta kishe marrë këtë postë të lartë diplomatik është dashur të mësoni do rregulla edukative diplomatike, është dashur të dishë detyrën  tënde të ambasadorit në Francë. Kosova nuk të ka çuar në Francë të merreni me karrikatura, po të prezentoni fuqishëm Republiken e Kosovës.

Zotëri "ballavac" ambasador Qëndrim Gashi, diplomacia elitare botërore ka kujdes ndaj tri gjërave të ndieshme njerëzore, popullore e shtetërore: 1. fenë, 2. kombin e 3. dashurinë, këto janë të ndieshme, sentimentale. Feja, kombi e dashuria janë të shenjta, nuk ngucen  e preken, o lolo ambasador i Hashim Thaçit. Të nënçmoni Skenderbeun, keni ofenduar e nënçmuar tërë shqiptarët; të nënçmoni profetin Muhamed, keni ofenduar e nënçmuar tërë besimtarët islam;  të ofendoni Jezu Krishtin, keni ofenduar e nëncmuar tërë besimtarët krishtere; të ofendoni dashurinë, keni ofenduar e nënçmuar tërë lumturinë bashkëshortore familjare e njerëzore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat