Diskriminimi Fetar që vret nëpërmjet Karikaturës

Opinione

Diskriminimi Fetar që vret nëpërmjet Karikaturës

Nga: Pirro Prifti Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:29
Pirro Prifti

Ngjarja e disa ditëve më parë kur një mësues francez u vra nga një besimtar mysliman, ka bërë bujë në gjithë botën ashtu si dhe në Shqipëri, por Pasoja, ka ngritur sigurisht dhe polemika të mëdha në drejtim të pasojave të rënda me vdekje, - përballë justifikimit të Shkakut, siç është e drejta e Lirisë së fjalës, të shprehurit, dhe të shtypit.

A është e rregullt që personat qw zbatojnw tw drejtwn bazike të lirisë së fjalës, të shprehurit dhe të shtypit, të mos mbajnë përgjegjësi për pasojat që ajo derivon nga ekspozimi i saj krenar në shoqëri media madje dhe në politikë?

Vrasësi i mësuesit të shkollës së mesme Samuel Pay, ndodhi në 16 tetor 2020 në një rrethinë të Parisit, Saint Honorine.

Samuel Paty u vra me prerjen të kokës gjë që e cila mbetet një krim i shëmtuar dhe një akt terrorist islamik. Vrasësi me mbiemrin Anzarov një i ri çeçen emigrant 18 vjeçar, u qëllua dhe u vra nga policia francize disa minuta më vonë.

(https://en.wikipedia.org/wiki/Murder_of_Samuel_Paty#:~:text=The%20murder%20of%20Samuel%20Paty,an%20act%20of%20Islamist%20terrorism.&text=Anzorov%20%C3%ABas%20shot%20and%20killed%20by%20police%20minutes%20later).

Po kështu pesë vite më parë në 7 janar 2015 dy vëllezër Said dhe Cherif Kouachi, hynë forcërisht në

Zyrat e revistës satirike javore Charlie Hebdo në Paris dhe të armatosur , vranë 12 vetë e plagosën 11 të tjerë (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Charlie_Hebdo_shooting#:~:text=On%207%20January%202015%20at,people%20and%20injured%2011%20others).

Këto ishin dy pasojat kriminalë dhe gjakatare të një Shkaku që nënvlerësohet sot nga shumë media tv dhe gazetareske perëndimore, madje dhe në Shqipëri , duke i vënë rëndësi pasojave- pra vrasjeve të kryera sikur ato të ishin pa shkak.

Duke mos justifikuar aspak vrasjet të cilat përbëjnë një krim që duhet dënuar me dënimë maksimale në çdo vënd të botës, në fakt i duhet mëshuar faktit se përse ndodhn këto vrasje?

Në këto dy raste fatkeqe shkaku ishte i qartë: Karikaturat e Profetit Muhamet.

Këto karikatura të realizuara nga kjo revistë satirike e cila vazhdon të përqeshë një nga udhëheqësit shpirtërorë të islamit- Profetin Muhamet, janë bërë duke u justifikuar me ligjin ndërkombëtar të së Drejtës dhe lirisë së Fjalës dhe të Shprehjes.

Është e vërtetë se e drejta dhe liria e fjalës dhe e të shprehurit është legjitime për çdo njeri të arsimuar apo të parsimuar, e personave që drejtojnë vëndin apo e opozitarëve, e botuesve por edhe e kritikëve, të media të shkruara dhe tv, e një populli ndaj një populli tjetër.

Sigurisht ka gjithmonë një `POR`.

Edhe e drejta e lirisë së fjalës dhe të shprehurit mund të jetë e pakufizuar kur kemi të bëjmë me të njëjtat kushte të të shprehurit, por ky ligj ka kufizimet e veta pavarësisht se Presidenti i Francës apo cdo drejtues i vëndeve të tjera që flasin në emër të Lirisë, Demokracisë dhe Barazisë duke patur në dorë pushtetin lënë të lirë një Revistë ndoshta prestigjioze të vërë në lojë dhe tëtallë e të përgojojë në mënyrë të përsëritur një Udhëheqës Fetar dhe diskriminon një komunitet të tërë fetar.

Ngjarja e pesë viteve më parë duhej të kishte vënë para përgjegjësisë redaksinë e kësaj reviste sepse ishte ajo shkaku që ndodhën ato vrasje macabre. Pas pesë vitesh, mësuesi frances përsërit të njëjtin gabim por në një formë tjetër, duke larguar nxënësit që janë të fesë islame me qëllim që të shajë fenë islame dhe ta dëgjojë pjesa tjetër e nxënësve.

Por në një shkollë laike, përse duhet të përmëndet dhe të drejtohet mësidhënia në mënyrë diskriminuese ndaj një Feje tjetër?

A nuk është i ndarë shteti nga feja edhe në Francë/ A nuk është laik shteti në Francë?

Atëhere përse nxitet urrejtja fetare në shkolla laike dhe ngatërrohet me qëllim Feja islame me radikalizmin islamik?

Dihet se në Francë rreth 10%-12% e popullsië është me besimin fetar islam. Edhe ata janë njerëz dhe duhen respektuar.

Ideja që duhet të shpreh është se duhen eliminuar shkaqet në mënyrë që të mos ndodhin pasojat. Lënia e lirë e Diskriminimit Fetar sigurisht do të shkaktojë pakënaqësi dhe revolta.

Franca si një nga liderët në BE ndoshta duhet të ishte inisjatorja e rregullimit të ligjeve të BE, duke përfshirë në ligj ndalimin e mësimve fetare në çdo lloj shkolle elementare në të gjithë BE madje edhe në të gjithë Europën, sepse indoktrinimi fetar, qoftë ai islamik qoftë ai kristian e deformon nxënësin e vogël dhe e detyron të bëhet fanatik fetar dhe më vonëndoshta edhe kontigjent ekstremizmi dhe krimi. Asnjë shkollë fetare për fëmijët, sepse deformon karakterin e tyre të pastër e të padjallëzuar.

Kjo mendoj se është e domosdoshme edhe në Shqipëri edhe në Kosovë të ndalohen shkollat fetare për fëmijët e shkollave elementare.

Vetëm pasi të rriten dhe të arrijnë pjekurinë, këtij kontigjeenti mund të informohen apo edhe të ndjekin shkollën fetare sipas dëshirës.

Së dyti, duhen ndaluar Mediat të tallin apo të përqeshin liderët shpirtërorë fetarë si Jezu Krishti, Profeti Muhamet, apo dhe Buda, sepse janë këto që nxisin urrejtjen fetare, diskriminin fetar dhe shkaktojnë pasoja të rënda deri në vdekje ashtu siç ka ndodhur disa herë në Francë dhe në disa vënde të tjera të BE, dhe në Botë.

Në këtë pikë çdo shtet duhet të bëhet i përgjegjëshëm sepse urrejtja dhe diskriminimi fetar shkakton vrasje dhe luftë.

Ka shëmbuj plot në historinë botërore.

Ashtu siç ka ligje në shumë vënde të Botës që të fusin në burg nëse shan Presidentin apo Kryemministrin në detyrë, përse të mos bëhen ligje për të ndaluar sharjet dhe talljet për udhëheqësit shpirtërorë fetarë të cilët respektohen dhe nderohen nga Komunitetet përkatëse fetare në të gjithë botën?

Po kështu u duhet vëvë fre Media që nxisin dhunë, urrejtje dhe diskriminim religjioz.

Shqipëria mbetet një nga shëmujt më të shkëlqyer të respektit ndaj besimit fetar të tjetrit.

Shpresojm që bota perëndimore të marrë të paktën këtë shëmbull nga vëndi ynë i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat