Skenat korruptive rrënim i shtetit të porsaformuar të Kosovës!...

Opinione

Skenat korruptive rrënim i shtetit të porsaformuar të Kosovës!...

Nga: Sami Arifi Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:05
Sami Arifi

Shteti i Kosovës i ka rrënjët në gjakun e shumë gjeneratave që dhanë jetën, mundin dhe djersën për lirinë e pavarësinë e vendit. Fatkeqësisht, menjëherë pas luftës në Kosovë filluan edhe skenat korruptive, herë më shumë e herë më pak, që po vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Asnjëherë gjerë më tani nuk u ndëshkuan këta skenaristë korruptiv nga organet e drejtësisë, edhe se janë rrënues të shtetit në të gjitha aspektet, të cilët e çuan Kosovën në një izolim të plotë, pa të drejtë të lëvizjes së popullit të saj në vendet e BE-së. Kjo flet se Kosova ishte dhe është shtet i kapur nga shumica e pushtetarëve përmes nepotizmit që i kanë caktuar njerëzit e tyre në vendet kyçe të pushtetit, për të bërë kapjen e shtetit, duke e ngulfatur shtetin ligjor.

Pse në shtetin e Kroacisë u zbuluan nga organet ndjekës të shtetit të korruptuarit, madje edhe në kreun e qeverisë së tyre, nga që shumica e pushtetarëve ishin të pakorruptuar, prandaj ata e patën më lehtë të vendosin shtetin e së drejtës, duke lënë me duar të lira prej politikës veprimin e pushteteve të ndara siç janë: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, e posaçërisht prokuroria dhe policia në ndjekje të të korruptuarëve për t’i sjellë pran organeve të drejtësisë të korruptuarit.

Në shtetin e Kosovës është e kundërt me atë të shtetit të Kroacisë, meqë shumica e pushtetarëve këtu janë të korruptuar, prandaj është vështirë të luftohet kjo mortajë korruptuese që s’ka të ndalur edhe në ditët e sotme dhe askush nuk po ndëshkohet për dukurit korruptuese, që janë të shumta, nga drejtësia, por që janë publikuar gjerë më tani në opinion ajo e vjedhjes së arit në dhomën e dëshmive, disa vite më parë, në Prishtinë dhe në Pejë, dhe tani vjedhja e thesarit të shtetit të Kosovës me shumë mbi dy milionë eurove.

Të ndreuar pakicë e pushtetarëve të pakorruptuar të shtetit të Kosovës, mos u manipuloni nga të korruptuarit, por veproni me tërë forcën në zbardhjen e rasteve korruptive, edhe se jeni në numër pak, pa dallim grupimeve politike, duke ditur ju se drejtësia është më shumë se numri i shumtë të të korruptuarave, dhe se të shumtë janë kontribuuesit e shtetit të Kosovës, ata janë i tërë populli i Kosovës, prandaj hyni kësaj lufte për t’i zbardhur këto skenarë për hir të gjeneratave që do të vijnë, të nipërve dhe stërnipërve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat