Në Universitetin "Fadil Sulejmani" të Tetovës jo më pak se 80% e të punësuarve janë punësimeve zinxhirore familjare

Opinione

Në Universitetin "Fadil Sulejmani" të Tetovës jo më pak se 80% e të punësuarve janë punësimeve zinxhirore familjare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:03
Sulejman Mehazi

Miq të dashur, për të parë një të vërtetë shëmtuese, të pamoralshme e të turpshme dilni në mëngjes para parkingut të Universitetit "Fadil Sulejmani" të Tetovës e do vëreni se pronë e kujt është ky Universitet. Se ky institucion i lartë shtetëror është bërë pronë interasash familjare e grupeve akraballëqesh e miqësh, sesi tufë-tufë e grupe grupe njëra pas tjetrës po parkohen makinat familjare, që ironia të jetë ende më e madhe do vëreni se çdo familje e punësuar në këtë universitet të mallkuar vijnë personalisht, burri me makinën e vet, gruaja me të veten, djali me makinën e vet, vajza me të veten, reja me të veten e kështu me radhë.

Jo më pak se 80% e të punësuarve janë punësime familjare. Çdo ligjëruesit në këtë universitet ka punësuar anetar të vetin, o bashkëshorten, o djalin, o vajzën, o renë, o dhëndurrin, o vellain, o djalin apo vajzën e axhës, o motra e ka punësuar motrën apo vëllain kështu që është bërë universitet i punësimeve zinxhirore familjare. Për fat të keq ky universitet është bërë institucion i punësimeve familjare e jo të vlerave studimore e shkencore universitare.
Kemi për të thënë dhe shumë gjëra të shëmtuara korruptive, të pamoralshme, po do përgjigjemi sipas reagimeve të lexuesve.

Shtojcë
Ju të punësuarit në këtë universitet kujdes, rrini heshtur, se për ndryshe shumë gjëra të tjera skandaloze kemi për t'ua thënë sa që mendja nuk ua kap, korrupsioni nuk fshehet, kurvëria nuk fshehet, diplomat e shitura nuk fshehen, disertacionet fallce gjashtëmujore nuk fshehen, të gjitha këto kanë lënë gjurmë argumentuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat