Rrugëtimi shekullor nga Londra në Berlin për bashkimin kombëtar 

Opinione

Rrugëtimi shekullor nga Londra në Berlin për bashkimin kombëtar 

Nga: Azgan Haklaj Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:04
Azgan Haklaj

Kancelarja Gjermane z Merkel, gruaja me e fuqishme e planetit u shpreh qartë me një logjikë të hekurt politike e diplomatike se ajo dhe Kombi i saj i madh dhe i fuqishëm mbështesin të drejtën hyjnore, historike të bashkimit të shqiptarëve dhe të shtetit komb.

Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe fuqitë e mëdha europiane Franca, Anglia, Italia, Rusia të cilat para më shumë se një shekulli i coptuan trojet etnike shqiptare në Ballkan në pesë shtete.

Merkel theksoj se  Shqipëria Londineze kufizohet kudo me shqiptarë të ndarë në pesë shtete si asnjë vend tjetër i Europës.

Shqiptarët janë një komb fisnik tha timonierja e lokomotivës së BE- së, Gjermanisë dhe ne duhet tua kthejmë borxhin atyre.

107 vite pas Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, e cila për të ruajtur statukuonë e konjukturat mes fuqive të mëdha të kohës sakrifikoj trojet etnike, të drejtat dhe liritë e një kombi fisnik, të lashtë dhe paqedashës, Kancelarja Gjermane në emër të kombit të saj, i cili i ka dhënë njerëzimit, civilizimit, shkencës, kulturës, artit shumë gjeni të paparë, paralajmëroj politikën e diplomacinë, miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë se tashmë ora e shqiptarëve po troket fort e ajo është kurdisur me saktësi proverbiale gjermane për të mos ndalur më.

Parimi i vetëvendosjes së popujve i Presidentit Woodrow Willson, pas Luftës së Parë Botërore, Karta e Atlantikut, marrveshja e bërë mes Presidentit të SHBA-së Roosevelt dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe Churcilit mbi rendin e ri botëror me dt 14 gush të vitit 1941 në një anije në Atlantik për sovranitetin e kombeve e të drejtën e vetëvendosjes së tyre pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe doktrina e lirisë dhe e rikthimit të identitetit historik të kombeve dhe sovranitetit të tyre e Presidentit Donald Trump në damarët e të cilit rrjedh gjak gjerman, por edhe eksperienca e hidhur e Murit të Berlinit dhe e ndarjes së Gjermanisë për katër dekada kanë qenë ndoshta trinia e shenjtë që e ka udhëhequr Kancelaren e hekurt e të plotëfuqishme drejt parimeve më të shenjta mbi të cilat duhet të udhëhiqet politika e diplomacia në një rend të ri botëror në mijëvjeçarin e tretë të historisë.

Qysh para një shekulli mendjet me të ndritura të politikës dhe populli shqiptar kanë parë tek Gjermania një aleat të madh e të vendosur në luftën e tyre për liri e bashkim kombëtar dhe nuk kanë gabuar.

Para dy dekadash i ndjeri Ali Podrimja, poet me famë europiane në një ese të tij politiko- filozofike e quante Kosovën Euroland!

Koha i dha të drejtë korifeut të letërsisë shqiptare sepse shqiptarët janë jo vetëm Euroland por edhe Dojçland!

Vitin e kaluar në Berlin u varros endrra e Serbisë së madhe dhe projekti i hartuar për ndarjen e Kosovës, e për këtë meritë të jashtëzakonshme ka kalorësi i lirisë dardane, ish Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u ba barrikadë e pakapërcyeshme për realizimin e skenarëve ogurzi, prandaj me plotë të drejtë Kosova duhet ta zgjedhë njëzëri president të saj si vazhdues të kauzës së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Tani po në kryeqendrën europiane, në Berlin po merr krahë çeliku endrra hyjnore e shqiptarëve për bashkimin kombëtar, një e drejtë themelore e çdo populli e mohuar brutalisht nga fuqitë e mëdha me manovrat e diplomacisë së tyre.

Gjermania është shembulli dhe ideali i shqiptarëve, jo vetëm si model i trimërisë, talentit e korrektësisë të njerëzve të saj.

Përtej këtyre fakteve shqiptarët i admirojnë gjermanët sepse një çerek shekulli pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore kanë arritur të ringrihen mrekullisht si Anteu, për ti treguar botës mbarë se çfarë është në gjendje të bëjë kjo Racë Ariane për lirinë dhe dinjitetin e popullit e atdheut të vet.

Kancelarja Gjermane e ka të qartë faktin se një bashkim i shqiptarëve dhe krijimi i Shtetit Komb të tyre mbi 10 milionë banorësh do të jetë kështjellë e pamposhtur e lirisë, paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

Ndërtimi i kësaj fortifikate në zemër të Europës e cila i sherben sa shqiptarëve po aq, në mos më shumë edhe sigurisë së gadishullit e të krejt kontinentit, është projekti me i sigurtë për vetë të ardhmen e BE- së për të përballuar sfidat e veshtira të së ardhmes, sfida të imponuara nga trekëndëshi Moskë - Pekin- Ankara dhe armiqtë e tjerë të lirisë e civilizimit të perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat